16.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Gafurr Bytyqi

TROKU I TERRIT

Fjalë me helm dhe drojë për rrymën elektrike…

Për terrin e rënë prej se ra Blloku

Paragjykime, anomali,…llogari satanike

Terr, i ziu terr,që larg të dëgjohet troku!…

E zezëdita?!…Larg qoftë e zezëdita!

Orë e ligë, që u shitofsh, mu ku u thye turbina!

Vallë edhe më ka që dritës i vënë prita?!

Djallëzirash e djallëzorësh ende s’u ngop Prishtina?!…

28.12.2021

FUND KOHËTALLJESH

Valltarëzinj të mësuar zi të

luhet vallja

Që s’mësoheni pa s’mësoheni me valle llojesh tjera

Shihni a nuk shihni mori fund kohë-tallja

Mote, n’djall, mu n’djall, kur kund s’shihet vera…

Valltarëzinj të valles me Fatziun n’zgrip…

Kobtarë n’varg pa fund të pangopur

Hienë pas hiene hienisht e shqip

Hapur hedhur vallja rëndë e zi ngrefosur.

Valltarëzinj  valleje që i doli aq shumë boja

Nostalgjikë t’paepur,-hije thuajse e rënë

Shpirt e sy trishtuar rëndë e më rëndë loja

E, se vie kështu…,thënë për t’thënë, është thënë!…

15.1.2022

MONOTONIA

Ç’është kjo monotonia që ca qahen n’të

Pse s’më qaset dhe mua t’i shoh surratin

Ku jeni ju që thoshit se kjo t’gjithë i zë

Ju që ditë e natë me të ndani shtratin.

Ku janë ato kthetra që unë s’i ndiej ende

E ata mullinj t’saj trurin duke e bluar

Ku janë ato çaste që shpirtin e shkojnë n’rénde

Juve ju pyes juve t’lidhurve këmbë e duar.

Ju pyes pikërisht juve hijerëndëve t’lodhur

Pa hiç forcë të ngriteni mbi monotoni

Juve n’rrjeta t’saj gjithnjë më shumë tëhollur

Syverbërve në rrugët për tek t’ngrohtat n’gji.

12.12.2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.