Samiti i Shkupit, nje mejdan te cilit Kosova i’u shmang.
Duelet fitohen ne fushen e mejdanit.
Cili nuk del ne kete fushe, per çfaredo arsye nuk mund te konsiderohet fitues. Perkundrazi, eshte humbes.
Kjo vlen edhe per Kosoven.
Kosova mund e duhet t’i fitoje duelet me Serbine duke dale ne fushen e mejdanit. Duke qene pjese e çdo tavoline qe kane te bejne me nisma rajonale apo evropiane, ne kuader te cilave perfiton edhe Kosova. Ne tavoline, mbase edhe duke perplasur grushtin fort, ne mbrojtje te interesave te saj, mund te arrije fitoren. Te garantoje te gjitha te drejtat si nje shtet i pavarur nga Serbia. Te garantoje reciprocitet mes dy vendeve. Te garantoje nje te ardhme me te mire per qytetaret e saj. Te behet faktor i rendesishem dhe i respektuar ne çeshtjet ballkanike, sidomos ne ato çeshtje qe lidhen me interesat e shqiptareve.
Çdo shmangje nga keto tavolina, me sebepe te ndryshme ( dikush thote se qeveria e Kosoves, kryeministri Albin Kurti nuk kishin ftese !!!) e demton shume rende çeshtjen e Kosoves.
Kete zgjidhje, te behet ose jo pjese e ketyre inisiativave ballkanike, i takon ta beje kuvendi dhe qeveria e Kosoves. Cilido qe e nxit Kosoven te mos behet pjese e iniciativave rajonale, te cilat kane edhe mbesbtetjen e BE dhe te SHBA nuk ia don te miren asaj.
Shqiperia, politikanet e Tiranes, ne rastin konkret kryeministri Edi Rama, sigurisht, kane pergjegjesi te madhe ne mbrojtje te interesave te Kosoves, por barra me e madhe u bie politikaneve te Prishtines. Ne rastin konkret, kryeministrit Albin Kurti.
Dhe kete pergjegjesi duhet ta marrin mbi supe sa me pare. Sa me pare qe te mos jete teper vone. Ne se behen vone nuk kane asnje justifikimim para Kosoves dhe qytetareve te saj.
Nuk mund te justifikohen as me “tradhetine” e Edi Rames, “mikut” te Vuçiçit !!!
Le t’i dalin zot vatanit. E te mos qahen per te tjeret.
Gani Elezi.