14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 29 Prill 2026

Gani Elezi.

Probleme te sigurise e te mbrojtjes.
Çfare po ndodh ne Afganistan ?
A po e lene ne balte Afganistanin SHBA dhe europianet ?!!
Mua me duket se po e lene ne balte.
Po e braktisin perpara sulmit te talebaneve ekstremiste.
Disa, edhe amerikane, thone se SHBA, NATO po e tradhetojne Afganistanin, popullin afgan.
Si eshte bere e njohur ne shtator 2021, plot 20 vite qe nga largimi i talebaneve nga pushteti, SHBA do te largoje forcat ushtarake nga Afganistani. Keshtu do veproje edhe vende te tjera. Edhe anetare te NATO-s. Nder ta Britania e Madhe, e cila, pas SHBA, ka kontigjentet me te shumta.
Njoftimi i kesaj terheqje ka nxitur talebanet te fillojne fushaten ushtarake per rimarrjen e pushtetit. Deri tani kane pushtuar pothuajse mbi 50% te territorit. Sot ne emisionet e lajmeve u njoftua se kane marre edhe Kandaharin qytetin e dyte me te madh te vendit. Brenda disa muajve, apo edhe me pare, mund te vene ne kontroll edhe kryeqytetin Kabul. Te marrin qeverisjen e vendit. Nje gje qe as mendohej se do te ndodhte ndonjehere. Per kete ishte garanci prezenca amerikane dhe europiane. Por, kjo garanci, per arsye dhe interesa te ndryshme, nuk do te jete me tutje. E tha edhe presidenti Biden, pavaresisht se u zotua t’u paguaje rrogat efektivave te ushtrise afgane dhe t’i mbeshtese me operacione ajrore.
Ne keto kushte, SHBA dhe Britania kane filluar evakuimin e personelit te ambasadave dhe te qytetareve te tjere nenshtetas te tyre. Kete po bejne edhe vende te tjera.
Riardhja e talebaneve ne qeverisje do ta kthente Afganistanin ne gjendjen e para 20 viteve. Do riktheje qeverisjen sipas ligjeve te Sheriatit, çka do te perbeje nje kthim prapa te ketij vendi, duke e cuar ate ne nje kaos me pasoja te renda. Ne te njejten kohe do perbeje nje rrezik te madh per paqen ne rajon.
Populli i Afganistanit do ta paguaje rende kete situate. Per kete po flitet kudo. Ne te gjitha kancelerite. Ne gjithe shtypin nderkombetar.
Madje, largimi i forcave amerikane dhe te vendeve te tjera anetare te NATO-s, po konsiderohet si tradheti ndaj popullit te Afganistanit.
Kjo terheqje na çon te pyetja retorike.
Ku qeme ? Asgjekundi.
Çfare beme keto 20 vite ? Asgje.
Perse e pushtuam Afganistanin para 20 vitesh? Sa duket per interesa okulte. Largimi nga ky vend, keshtu pa e kthyer plotesisht paqen mes afganeve, tregon se qe ne fillim qellimi, synimi, final, ka qene i kompromentuar.
Pas 20 vitesh po ua lene ne dore Afganistanin pikerisht atyre qe me forcen e armeve, me sakrificat dhe gjakun e ushtareve amerikane, por edhe te aleateve te tjere, i larguan nga pushteti, talebaneve.
Ne se vertete, me mjete te tjera, edhe pa prezence ushtarake, nuk parandalohet riardhja e talebaneve ne pushtet, nuk parandalohet gjakderdhja qe mund te rezultoje ne luften per rikthimin e talebaneve ne pushtet, kjo do ishte nje ogur i keq per shume vende e popuj, sidomos te vendeve te lindjes se mesme, te Afrikes qendrore, etj, te cilet paqen, sigurine dhe demokracine e mbeshtesin te kontributi i aktoreve te medhenj, sidomos te SHBA, por edhe te NATO dhe te tjere.
Mbase SHBA e NATO do ta rishikojne qendrimin e tyre ne lidhje me situaten ne Afganistan. Por koha nuk pret. Aktualisht ajo po punon per talebanet.
Te shohim.
Gani Elezi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.