Aty nga fundi i viteve gjashtëdhjetë, seminaret për arsimin i zhvillonim në qytetin e Krujës, Fushe Krujes dhe të Lacit. Në këto seminare njihnim njeri tjetrin, shkëmbenim përvojat dhe na rekomandoheshin detyra konkrete në fushën e mësimdhënies dhe atë të nxënësise. Në njërin nga këto seminare ku trajtoheshin probleme të lendeve shoqërore, e, aty në një klasë të gjimnazit të Krujës, rasti e solli që të dëgjoja diskutimin e një mësuesi të ri, që fliste bukur dhe shtruar. Argumentonte dhe të shtonte dëshirën ta dëgjojë me shume vëmendje.
Nuk e kisha parë dhe as kisha dëgjuar këtë mesues me përgatitje të lartë. Me beri përshtypje dhe u interesova tek grupi i mesuesve të zonës së Laçit.
Mesova që quhej Napolon Bala. Vinte nga nga Vunoi i Himarës, bashkë me shume djem e vajza nga qyteti i Vlorës.
Napolon Bala ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës për gjuhë letersi me rezultate të shkëlqyera. Me pas plotesoi studimet ne UT. Vitet kalonin dhe shoqëria jonë forcohej gjithenje dhe bisedonim si dy shoke te mire.
Napoloni e filloi punen si mësues në shkollen 7 vjeçare te Gurezit të Kurbinit, nje shkolle me tradita në mësimdhënie dhe zonë arsimdashese. Aty Napoloni u miqesua dhe punoi krahas shokeve e shoqe të nderuar si: Gjokë e Pashuk Bici, Fatmira Hoxha, Malush Çela, Pjeter Shkreli, Beqir Mehi, Kimete Lami, Irfan Balla, Zenepe Saliu, Bajram Haliti, Perparim Buna dhe me drejtorin e mrekullueshem Nikoll Tarja.
Djali nga Bregu, brenda një kohe të shkurtër, falë punës së shkëlqyer, përgatitjes së lartë shkencore dhe sjelljes me kulture, arriti të fitonte simpatinë dhe respektin e vendasve. Emrin e Napolonit e artikulonin kudo. Edhe pse kanë kaluar 50 vjet, emrin e këtij mesuesi të nderur e dëgjojmë shpesh në ato mjedise. Pasi kreu shërbimin ushtarak rikthehet në shkollen 8 vjeçare Milot, fillimisht si mësues dhe pastaj si drejtor. Shkolla shndërrohet në shkolle e mesme e bashkuar. Drejtori i porsa emruar ballafaqohet me shume probleme. Mesuesit vinin nga Tirana, Vlora, Shkodra dhe zonat për rreth. Në këtë shkollë të gjithë punonin dhe bashkërendonin punet. Shkolla menaxhohej me kompetence nga drejtori tashme me eksperiencë.
Ai e nisi punën me besim tek shokët dhe vetja.
Miloti e mirëpriti Napolonin. Tek ky njeri panë, te perkushtuarin, drejtuesin e afte dhe parimor. Në arsimin e mesëm erdhën kontigjente nga shkollat 8 vjeçare me disnivele.
Shkolla filloi të merrte emer te mire falë punës së mesuesve të talentuar: Gezim Jarani, Muharrem Sanxhaku, Zef Kola, Haxhi Haxhiu, Themo Çeku, Dave Shelnaj, Preng Toma, Vladimir Gumeni, Fatmir Nekshiqi, Fatmir Luarasi, Miran Ulqinaku, Bejto Dulaj, Marije Kola, Milika Llanaj, Limon Gjoka, Rajmonda Nako, Kurt Dibrani, Kolë Markaj e të tjerë.
Zhvillime pati arsimi i mesëm edhe në vitet në vazhdim kur drejtohej nga drejtuesit e perkushtuar, Ndue Preçi e Vladimir Gumeni. Pas 5 vjete pune me rezultate te larta Napolon Bala emërohet drejtori i shkolles me të madhe në vend, në Laç me mbi 2500 nxënës. Në këtë gjimnaz u hapen shume dege pa shkëputje nga puna. Drejtori i ndihmuar edhe nga zëvendës drejtorët, Bastri Likaj, Themistokli Çeku dhe Sashenka Nano e vuri shkollen në shina. Edhe pse ishte 32 vjeç s’kurseu asgjë për shkollën. Mbeshtetje iu bënë mesuesit e talentuar Lulzim e Izota Avdyli, Xhemal Xhafa, Asllan Bami, Semi Hoxha, Bashkim Balani, Zenel Poçi, Afërdita Alla Isufi, Mjaftore Keraj, Afërdita Luçi e shume te tjere. Pas më shumë se dy vjetësh në këtë gjimnaz, Napoloni emërohet kryeinspektor në seksionin e arsimit Kruje. I jepet detyra shume e vështirë e trajtimit te te drejtave te studimit në shkollat e larta dhe në arsimin e mesëm profesional jashtë rrethit. Ishte detyrë delikate dhe e vështirë por e perballoi se gjeti mbështetjen e shefes se arsimit në rreth, Lule Seseri Berani dhe të sekretares së komitetit ekzekutiv Mereme Berushi Parruca. Në seksion në atë kohë punonin i madhi Luan Bajo, Sadik Lama, Ylli Dedja, Hiqmet Roda, Bukurie Subashi, Sabri Lila, Eqerem Dollaku, Qemal Vogli e Krisavgji Noti. Gjej rastin dhe i pershendes te gjithe dhe te kujtoj te ndjeret Lule Berani e Luan Bajo.
Napolon Bala punoi ne në seksionin e arsimit ne Krujr 7 vite por la emer te madh. Gjate ketyre viteve ai angazhohej edhe me grupet e Ministrisë se Arsimit për kontrolle dhe seminare ne shkolla te tjera të vendit.
Ne vitin 1987 për arsye familjare largohet nga seksioni i arsimit dhe emërohet në gjimnazin e Milotit. Krahas drejtimit të shkollës nuk e rreshti lidhjet me organet qendrore dhe lokale të shtypit duke dhënë eksperiencat e tij. Eshte poet me standarde.
Në vitin 1997 Napolon Bala emërohet në seksionin e arsimit Laç. Bashke punoi ngushtësisht me drejtorin e arsimit të rrethit të Kurbinit, Lulzim Avdyli.
Ne vitin 2006 shkon në gjimnazin e Mamurrasit ne shërbimin psikologjik qe u aplikua prane shkollave tona.
Edhe tani ne vitet e pensionit eshte i pandare nga shoket, miqt, koleget e arsimit. Respektohet nga të gjithë. Me beri përshtypje një mesazh që i vinte profesorit nga një ish nxenes që jeton në Francë. Ai shkruan: ” Ai është njeriu që ka pranuar fatalitetin e natyrës me inteligjence, kurajo deri në madheshti, fisnik deri në dhimbje”. Napolon Bala ne jeten e tij eshte udhehequr nga fabula morale “Mbillni dashurine korrni paqen”. Napoloni kudo ku ka punuar ka dhene dashuri dhe ka marre paqen dhe rrespektin e njerezve me te cilet ka jetuar e ka punuar.