7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Gani Elezi

Homazh

per shokun, mikun tim te shtrenjte,

Bashkim Dauti.Mund të jetë një imazh i 1 person

Sapo lexova nje shenim te shokut tone, Eqerem Osmani.

Ai njofton se Bashkim Dauti, i sapo kthyer nga Amerika, per pushime, i prekur nga covid-19, sot paska nderruar jete.

Nje humbje e madhe per familjaret, bashkeshorten, femijet e Bashkimit.

Nje lajm i hidhur per ne shoket, miqt e Bashkimit.

Nje lajm shume i hidhur per mua personalisht. E kisha nga miqt me te mire. Kohet e fundit, te ndodhur larg njeri tjetrit, shkembenim informacione e pershendetje ne rrjetet sociale. Para pak kohesh, si kam shkruar ne nje status te vecante, Bashkimi, ne pamundesi te me takonte, me kishte lene nje “kafe” (50$).

Nuk e prisja. As nuk me shkonte ne mendje nje “kafe” e tille. Me mallengjeu. Besoja se do te takoheshim pasi te delte nga spitali. Por nuk paska qene e thene. Covidi e mori, duke na lene nje dhimbje, nje boshllek te madh.

U prehsh ne paqe mik i dashur, Bashkim.

Qofsh i parajses.

I paharruar do mbetesh te ne kuadrot dhe punonjesit e zbulimit te ushtrise.

I paharruar do mbetesh per mua.

Si homazh deshiroj te ripostoj statusin qe kam bere per Bashkimin, kur ai ishte i gjalle. Sepse une keshtu, te gjalle, do ta kujtoj perhere.
Nuk e prisja.
Sinqerisht, nuk e prisja.
Sot shkova te pi nje kafe ne lokalin e Eqerem Osmanit, ish drejtor i zbulimit te ushtrise. U bashkuam shume shoke. Te gjithe ish zbulues. Kaluam kohe me kujtime te se cilit. Por edhe me problemet me te cilet perballemi secili nga ne. Sigurisht probleme te familjes, te femijeve, te niperve e mbesave tona.
Si ndodh zakonisht me ne te brezit te para 90-tave diskutuam edhe probleme te situates se sotme.
Ne nje moment Eqeremi m’u afrua e duke nxjerre nga portofoli nje 50 dollareshe me tha- Gani, keto i ke nga Bashkim Dautaj per nje kafe, meqe nuk ju takoi dot. Bashkimi eshte nje nga specialistet e njohur te teknikes ne Drejtorine e Zbulimit, tani ne Amerike. U befasova. I thashe Eqeremit se kjo nuk ka kuptim. Po me ve ne pozite te veshtire. Gani, keto i ka lene Bashkimi per ju, si ka lene edhe per dy shoke te tjere. Nuk arriti t’u takonte dhe ma la mua kete barre. Une vetem po çoj ne vend nje porosi te tij, me tha Eqeremi.

Bashkimin e kam nga miqt e veçante te zbulimit.

Por, kete nuk e prisnja.

Vertete nuk e prisnja.

Gjithesesi u gezova shume. U gezova jo per 50 usd, por per miqesine qe vjen pas ketyre dollareve.

Per miqesine qe ende gjallon mes ne ish oficereve e punonjesve te Drejtorise se Zbulimit.

Ju falenderoj,

Ju perqafoj,

I dashur Bashkim.

Te uroj shendet, jete te gjate e lumturi, familjarisht.

Ganiu.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.