19 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Gani Elezi

Te shkruajme

Mos pushojme se shkruari

Ndryshe shume emra e pune te mira i mbulon harresa.

Sot per komandantin e BrK ne Puke, per birin e Terbaçit te Vlores, per nje nga kuadrot e njohura te ushtrise sone,

Zaho Muça.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Me Zahon jam njohur, takuar, ne korrik te vitit 1985 kur u emerova ne detyren e komisarit politik te D17K ne Puke/Tropoje. U takuam ne mbledhjen prezantuese e me tej kemi punuar deri ne shkurt te vitit 1992 kur une u largova nga Tropoja.
Ne keto shenime te shkurtera do te flas per kete periudhe. Per vitet qe qeme e punuam bashke me Zaho Muçen.
Sa kam mundur te mesoj ( per shoket qe kam shkruar nuk kam patur te dhena biografike dhe te karrieres se tyre. Kam shkruar kryesisht si i kam njohur une ne vitet e punes se perbashket) ka lindur me 8 gusht 1948 ne fshatin Terbaç te Vlores. Shkollen 7-vjeçare e ka kryer fshatin e lindjes Terbaç.
Ne vitet 1962-1966 ka mbaruar shkollen e mesme ushtarake “Skenderbeg” ne Tirane. Pas nje viti stazh ne ushtri, ne vitet 1967-1969 ka kryer studimet ne shkollen e bashkuar te oficereve “Enver Hoxha” Tirane. Ne vitin 1969 eshte titulluar oficer i ushtrise sone.
Per disa vite, ka sherbyer ne Tirane.
Per 8 vite me rradhe, nga viti 1969 deri ne vitin 1977, ka punuar ne batalionin e sigurimit te Shtabit te Pergjitheshem te Ushtrise ( ne repartin e Diko Zeqos, si njihej ne ato vite) me detyra te ndryshme, komandant toge dhe komandant kompanie.
Nje vit, 1977-1978, ka qene ne detyren e shefit operativ te Bazes se ushtrise ne Tirane.
Ne te gjitha keto detyra eshte dalluar per aftesi, profesionalizem e pergjegjeshmeri te larte.
Ka kryer studimet ne Akademine Ushtarake “Mehmet Shehu” ne vitet 1980-1982. Edhe ne kete institucion te arsimit te larte ushtarak Zaho Muça eshte dalluar per rezultate te larta.
Pas mbarimit te akademise, ne vitin 1982 eshte emeruar komandant i BrS ne Tropoje. Pas 1 viti ne kete detyre, ne vitin 1983, eshte emeruar ne detyren e komandantit te BrK ne Puke, detyre qe e mbajti deri ne vitin 1992.
Ne kete detyre e gjeta ne vitin 1985.Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë
BrK Puke kompletohej teresisht ne rrethin e Pukes. Rrepartet i kishte te perhapura nga Komani, Kerthpula, Qerreti, Puka, Fushe Arres, Dardhe, Gjegjan, etj.
BrK e Pukes ishte njesi ne skalion te dyte te divizionit. Ne mbrojtje zinte nje brez i cili shkonte pergjate bregut jugor te lumit Drin, me detyre te mos lejonte shperthimin e brezit te dyte te zones se mbrojtjes se divizionit nga forcat e kundershtarit dhe te ndalonte perparimin e tyre ne drejtim te Qafe Malit, ne drejtim te Iballes dhe ne drejtim te Komanit. Detyre me rendesi te madhe. Por, me se shumti, kjo brigate ishte planifikuar te organizonte dhe kryente k/g ( kundergoditjet) e divizionit per rrethimin dhe asgjesimin e kundershtarit te futur ne thellesi te brezit te pare te mbrojtjes te divizionit, nje, ne drejtim e BrK Tropoje dhe nje tjeter, ne drejtim te BrK Krume. Kjo ishte detyre me pergjegjesi te madhe. Njekohesisht edhe shume e veshtire. Rreparteve te kesaj brigade u duhej te marrshonin per nje kohe te gjate dhe ne nje terren malor te veshtire. Ne kushte dimri e debore kjo detyre behej edhe me e veshtire. Por, veshtiresia me e madhe ishte kalimi i lumit Drin, kalim i planezuar kryesisht me mjete rrethanore e ne kushte luftimi.
Duke shkruar sot per keto argumente disa mund te thone – akoma me keto “marrezi” keta !!!. Perkunder ketyre qe te kaluaren e ushtrise sone e konsiderojne “marrezi”, lufta ne Kosove dhe kercenimi i integritetit tone territorial nga ushtria e Serbise, ne vitin 1999, vertetoi drejtesine ketyre planeve dhe manovrave te ushtrise sone. Jam i bindur se, edhe ne situata te tjera kercenuese ndaj integritetit territorial te vendit tone, aktualisht jemi ne prag te situatave te tilla, keto plane e keto manovra do jene shpetimtare.
Me bindje shkruaj sot, komanda e BrK Puke, komandant Zaho Muça, bashke me komisarin inteligjent e shume punetor Ksenofon Çone ia kishin dale ta pergatisnin brigaden per keto detyra e ta drejtonin me sukses ate ne kohe lufte. Ne pergjithesi Brigada e Pukes kishte arritje te mira ne te gjithe treguesit e pergatitjes dhe te gatishmerise luftarake.
Ne kete rast po shkruaj per Zahon.
Zaho ishte nje ushtarak i pergatitur. Vinte nga nje karriere dhe pervoje ushtarake e sukseseshme. Njihte mire Artin tone Ushtarak. Njihte parimet, rregullat, normat mbi te cilat mbeshtetej pergatitja e ushtrise sone per veprime luftarake, ne çdo lloj luftimi. Ne mbrojtje, ne mesymje, etj. Njihte gjithashtu, parimet, kapacitetet taktike dhe operative te kundershtarit tone qe parashikohej te vepronte perballe brezit te mbrojtjes se brigades e perballe zones se mbrojtjes se divizionit. Ishte njohes ne hollesi i detyrave luftarake te brigades dhe rreparteve te saj. Kembengules deri ne NJE qe keto detyra te njiheshin e te kuptoheshin mire edhe nga kuadrot e brigades.
Gjithashtu Zaho kishte njohuri shume te mira per programet e pergatitjes ushtarake te armeve e sherbimeve te brigades. Ishte kembengules ne realizimin e synimeve te stervitjes ushtarake, si te stervitjes se vogel ne SHLU, ashtu e sidomos te stervitjeve taktike, stervitjeve te shtabit, atyre komando-shtabi e te stervitjeve me trupa.
Realizimi i ketyre detyrave, sidomos ne njesite qe kompletoheshin pothuaj krejtesisht me rezerviste lidhej shume angazhimin dhe ndihmen e organeve drejtuese ne terren. Prandaj, bashkepunimit me keta organe Zaho i jepte rendesi te madhe. Kishte marredhenie shume te mira. Bashkerendonte me ta jo vetem grafiket e stervitjeve e te gadishmerise luftarake, por edhe masa te perbashketa mobilizimi e kontrolli. Pavaresisht natyres se tij pak te “rezervuar” kishte arritur te mbante lidhje te mira me drejtuesit kryesor te Pukes. Me kane folur shpesh me vleresime pozitive per Zahon disa drejtues te KP, si Nikolle Pali, Sherif Bytyçi, por edhe Ibrahim Hamza, sekretar i pare i KP. Edhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv, Gjergji Sholla, pavaresisht nga ndonje ankese se ” ky komandanti yne nuk leshon pe fare”, ka folur me vleresime pozitive per Zahon. Ne fakt ne marredhenie me terrenin nuk ishte e lehte te gjendej gjuha e perbashket. Shpesh, sidomos ne kohe fushatash, kerkonin shtyrje te stervitjeve, mos mobilizim te disa kuadrove drejtues te ekonomise, kerkesa qe binin ndesh, demtonin procesin e stervitjes e te gadishmerise te rreparteve ushtarake. E, Zaho nuk ishte i prirur te bente leshime ne kete drejtin, nuk “leshonte” pe.
Nderkohe, Zaho aq sa kerkonte ndihme nga organet e partise, te pushtetit dhe ekonomise per problemet e brigades, po aq i gateshem ishte te ndihmonte rrethin ne situata te veshtira. Nuk po flas per pjesmarrjen ne aksione te bujqesise, me efektivat ushtarake, edhe me kuadrot e shtabit, aksione qe ishin te shpeshta. Po kujtoj ne kete rast punen dhe ndihmen e madhe qe dhane efektivat e brigades me Zahon ne krye per hapjen e rrugeve dhe furnizimin e popullates ne dimrin e eger te janar- shkurtit te vitit 1985. Po ashtu ne aksionin e rilidhjes se linjave telefonike dhe elektrike qe dolen jashte funksionit prej nje bore te acarte te rrallendodhur ndonjehere, ne nentor te vitit 1985.
Me komisar Ksenon shkonin shume mire. Pak te ndryshem si karakter e metode pune, Zaho me shume se i perpikte, i rrepte ne kerkesa, Kseno me i lireshem, me “tolerant”, por e kishin gjetur mirekuptimin dhe bashkepunimin mrekullisht. Po keshtu ka bashkepunuar edhe me Nezir Sulen i cili zevendesoi Ksenon kur ai u emerua komisar i Shkolles se Bashkuar te oficerave ne Tirane.
Duke shkruar keshtu, me vleresimet me te mira, per Zahon une nuk mohoj, nuk dua te them se ai ishte pa te meta. Si gjithe ne te tjeret, edhe Zaho kishte raste qe gabonte apo bente zgjidhje jo te drejta. Dhe kjo konstatohej sidomos te metoda e punes, te marredheniet me vartesit, ushtare apo kuadro qofshin. Ne kete drejtim ka patur verejtje per Zahon. Me shume per mungesen e tolerances, per ngutje ne marrjen e masave ne kuader te disiplines ushtarake. Edhe une e kam konstatuar kete gje e ndonjehere ia kam vene ne dukje.
Por, kete “mungese” tolerance une e kam pare te lidhur me dy argumente.
Se pari, Zaho ishte shume i pergjegjeshem ne zbatimin e detyrave dhe te rregullave te disiplines ushtarake. Dukej kjo qe ne mbajtjen e uniformes. Mbase ishte nga te rrallet qe vishej me shpesh me qilota dhe me çizme. Dukej ne perpikmerine e tij ne zbatimin e orarit te punes apo te aktiviteteve te tjera. Dhe, nje njeri kaq serioz, kaq i perpikte nuk mund t’i toleronte kollaj te tjeret.
Sy dyti, Zaho vinte nga batalioni i sigurimit, nga reparti i Diko Zeqos. Nga nje repart ku disiplina formale ishte prioritare. Vinte nga nje repart ne te cilin ushtari, kuadri mund te qendronte disa ore, mbase edhe 8 ore, ne vendroje, me armatim, me helmete, ne qendrim gatitu. Vinte nga nje repart me disipline te hekurt. “Una disciplina teutonica, ferrea” (nje disipline teutonike, e hekurt, thone italianet). Keshtu ishte mesuar Zaho, nuk mund te ndryshonte. Mbase e kalonte ndonjehere. Por, ne pergjithesi karakterizohej nga rrespekti dhe vleresimi per gjithe vartesit, bashkepunetoret e tij.
Zaho ishte nga Vlora, per me shume nga Terbaçi, nje fshat shume i degjuar. Pra, ishte nje lab i vertete. Por asnjehere nuk e degjova te mburret me faktin se ishte lab, se ishte Terbaçiot. Pra nuk i “binte” gjoksit, si themi ne, pak me shaka por edhe si nje e vertete. Ndersa nje tjeter kuader lab, nga Kuçi, shpesh me thoshte “mos ma merr per mburrje shoku komisar, por une jam nga qendra e Kuçe (e Kuçit)”, Zaho asnjehere nuk eshte mburrur se eshte nga Terbaçi, nje fshat me histori dhe emra te degjuar. Tani vone e kam mesuar se ishte nga ky fshat. Por, me gjithe thjeshtesine e tij, ne takime shoqerore, e sidomos ne trapeze mes shokesh, e çfaqte perkatesine e tij labe. Ne tryeze bente humor, nje humor pak i holle dhe i mezideshifruar nga te shumtet. Edhe pse nuk mund ta konsideroj pijetar, edhe ne “rregullat” e rakise ishte lab i vertete. E mbante pijen, e kryesore, e shfrytezonte ate per t’u gezuar bashke me shoket e miqt e tij. Edhe pse rralle, per arsye se Zaho banonte ne Puke e une ne Bajram Curri, e kam konstatuar dhe e kam pelqyer kete aftesi te Zahos.
Duke qene ne detyren e komandantit te BrK Zaho u perball edhe me ngjarjet e renda qe shoqeruan ndryshimet politike ne Shqiperi. Bashke me kuadrot e shtabit, ato te rreparteve i kushtoi rendesi te madhe ruajtjes se paanesise se efektivave ne luften politike te atyre diteve, ruajtjes se unitetit dhe kompaktesise se tyre, sidomos mbajtjes lart te gatishmerise luftarake. Tjeter detyre qe perballoi Zaho me gjithe kuadrot e tjere ishte ruajtja e rezervave te armatimit, municioneve, teknikes luftarake dhe rezervave te tjera te brigades. Arriten te ruajne te paprekura depot e shumta ne Fushe Arres, nderkohe qe njerez te nxitur nga aktore politik e mafioz, ne dhjetor te vitit 1990 pasi vodhen gjithe dyanet ne
qender te qytetit i vune zjarrin magazinave te metrazheve, duke lene te vdekur, te djegur ne zjarr, afro 40 qytetare.
Nje ngjarje tragjike, e cila mund te prekte edhe efektivet e reparteve ushtarake, por qe kuadrot e BrK Puke me Zahon ne krye e menjanuan me sukses.
Pas ndryshimeve politike, ne kuader pe reformes ( pseudoreformes) qe u realizua ne ushtri, Zaho u shkarkua nga detyra e komandantit te BrK dhe kreu detyra te tjera me te ulta. Ne periudhen 1992-1994 kreu detyren e komandantit te SHLU-se ne Puke. Ne vitet 1994 -1995 ka qene ne detyren e shefit te organizimit te BrK Puke.
Ne vitet 1995-1996 ka qene ne detyren e shefit operativ te BrK Puke. Ndersa ne vitet 1996-1997 ka kryer detyren e shefit te zbulimit po ne BrK Puke. Pavaresisht nga fakti se ne njesine te cilen e kishte komanduar per gati 10 vite, tani kryente detyra me te uleta, Zaho ne asnje rast nuk i neglizhoje detyrat e ngarkuara. Punoi me pergjegjesi dhe profesionalizem te larte, si kishte punuar kur ishte ne funksionin e komandantit te kesaj njesie ushtarake te rendesishme.
Ne vitet 1997 dhe 1998 ka qene ne rezerve.
Nga nje llogari e thjeshte del se Zaho ka jetuar e punuar ne zonen Tropoje e Puke afro 16 vjet. Nga viti 1982 deri ne vitin 1998. Si rralle ndonje kuader tjeter. Pa asnje fjale, pa asnje pretendim. Gjithmone ne krye te detyres per mbrojtjen e atdheut. Ndersa mjaft nga kuadrot qe kane punuar ne keto rrethe, edhe nga te ushtrise, vitet qe kane kaluar atje i konsiderojne si vite internimi !!!, Zahon nuk e kam degjuar ta thote nje gje te tille. Perkundrazi i kujton si vite pune dhe kontributi ne interes te mbrojtjes se vendit e qe perbejne nje pjese te madhe te krenarise se tij.
Ne vitet 1998 deri 2002 eshte riveshur ne ushtri, ne detyren e Shefit te Deges Ushtarake Kuçove
Ne 2002 lirohet.
Veç nje ushtarak i afte dhe i “rrepte”, Zaho ishte edhe nje familjar model. Ishte nje bashkeshort shume i mire. Ishte nje prind i perkushtuar per femijet. Bashke me Teften, mjeke pediatre, e cila edhe pse e specializuar ne nivelet me te larta, me shume se kudo punoi ne Puke, linden, rriten dhe edukuan femije te mrekullueshem. Dy vajza dhe nje djale.
Kozeta ka mbaruar kimi ushqimore ne UT. Sot punon ne Gjermani. Albana ka mbaruar ne Greqi infermjerine e larte dhe sot eshte ne Austri. Te dyja vajzat te martuara dhe me familjet e tyre. Kreshniku, i biri, ka mbaruar ne Rome arkitekture dhe inxhinjeri ndertimi. Punon ne Rome si inxhinjer.
Urimet me te mira miku im i dashur, komandant Zaho Muça.
Gani Elezi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.