ASHTU, SI UNE I KAM NJOHUR
Sot, per nje tjeter oficer embleme te Zbulimit me trupa, per shokun tim te shkollave ushtarake e viteve kur te dy punuam ne Dzb te SHP te ushtrise,
Hysen /Cen Ymeri.
Me Cenin kemi qene shoke qe ne vitet e feminise kur ai, bashke me te atin, marshall Dulen, inspektor i policise rrugore, shume i rrepte, simpatik mustaqelli, jetonte ne Fushekruje. E kam si ne kujtime te largeta. Ishim ne nje shkolle 7 vjeçare. Une vija aty nga Arramerasi, fshafi im, ai nga Ura e Zeze, si quhej Fushe Kruja ne ato vite.
Me pas, per kater vite,1961-1965, kemi qene bashke ne shkollen e mesme ushtarake Skenderbeg, ne Tirane, vite gjate te cilave Ceni dallohej jo vetem ne mesime por edhe si nje sportist i talentuar. Gjimnast.

Perseri ne vitet 1965-1967, po sebashku, kemi studiuar ne shkollen e bashkuar te oficereve ” Enver Hoxha”, ne specialitetin kembesori. Padiskutim Ceni ka qene nga kursantet me te dalluar ne pervetesimin e programit ushtarak, por edhe ne aktivitete sportive e ushtarake. Veç gjimnast i klasit te larte, aktivizohej edhe ne futboll.
Por vitet qe n’a lidhen me shume me Cenin kane qene vitet kur te dy kemi punuar ne Detashmentin e Zbulimit te Shtabit te Pergjitheshem te ushtrise, ne Zallher, nga viti 1967 deri ne vitin 1975. Ne se Detashmenti i Zbulimit u shnderrua ne nje repart elite i ushtrise shqiptare, ne se u shnderru ne shkolle pervoje per gjithe armet e sherbimet e ushtrise sone nje nga kontributoret e medhenj ka qene edhe Hysen Ymeri. Ishte i talentuar ne te gjitha disiplinat, por spikaste ne nenyre te veçante ne pergatitjen fizike, ne pergatitjen sampiste te efektivave te zbulimit. Ne shume raste ka qene autor dhe realizues i stervitjeve taktike me koefiçiente shume te larte veshtiresie. Ne nje nga keto stervitje, ne sulmin e grupit te zbulimit kunder objekteve te rendesishme te kundershtarit me perdorimin e lendeve plasese, Hyseni, bashke me oficerin Besnik Xheraj u aksidentuan te dy ne krah. Qe nje ngjarje e rende per shendetin e tyre, por qe tregoi edhe forcen e karakterit me te cilen ata e tejkaluan kete fatkeqesi. Ceni, me kujtohet, e perballoi me durim e kurajo te madhe. Pas nje kure riabilitimi ne Kine i’u kthye punes edhe me me pasion. Vazhdoi te kontribuoje ne pergatitjen e reparteve te zbulimit. Nga Kina u kthye si nje pingpongist shume i mire. Si na tregonte vete, edhe kinezet, mjeshter te ketij sporti, e kishin patur te veshtire me Cenin.
Ceni, ndryshe nga ne te tjeret, banonte ne Tirane. Keshtu, shpesh, ishte “shoqeruesi” yne kur delnim ne qytet. U martua shpejt me Dashin, nje vajze nga Tirana, gjimnaste edhe ajo, si Ceni. Si edhe disa shokeve te tjere, edhe Cenit i kemi shkuar ne shtepi. Ne nje nga keto vizita gjetem edhe gjyshen e tij, te cilen Ceni e donte shume. Gjyshja u kenaq qe te nipi i saj kishin ardhur shume shoke te tij. Shume oficere. Pra, e donim dhe e nderonim. Na falenderoi te gjitheve. Na pyeti nga ishim. Na uroi shendet e suksese. Ne kohen kur pyeti Ymer Hyken, i cili i tha se ishte nga Kavaja, gjyshja e Cenit i tha- shume mire te keqen neneja. Sa mire. Partia edhe pse je nga Kavaja te ka bere oficer. U shkrehem se qeshuri. Mbeti kjo thenie si shaka me Cenin e, me shume, me Ymer Hyken per vite te tera. Edhe tani vone kur nuk ishim me ne ushtri.

Kam punuar perseri me Cenin ne repartin ushtarak 2942, shkolla radiozbulimit, ne vitet 1977-1979. Pas largimit te Mumin Hoxhes, Ceni erdhi aty ne detyren e shefit te shtabit. Erdhi ne kete repart pas disa vite pune ne shkollen e mesme ushtarake “Skenderbej” dhe nje kursi kualifikimi ne sherbimin e Radiozbulimit. Ishte koha kur ky repart po merrte atributet e Detashmentit te Zbulimit, i cili tashme ishte kthyer ne shkolle per pergatitjen e oficereve rezerviste te ushtrise, ne vartesi te Drejtorise se shkollave ushtarake, ne MM. Pa diskutim, Hysen Ymeri ka meriten kryesore qe shkolla e radiozbulimit jo vetem e mori persiper pergjegjesine e Detashmentit te Zbulimit, por e çoi edhe me perpara pervojen e tij. Jane keto vite kur garat e reparteve te zbulimit, me efektive aktive dhe rezerviste, u bene nxitje, shembull per ringritjen ne nje nivel me te larte te procesit te pergatitjes luftarake te reparteve te zbulimit me trupa por edhe te gjithe njesive e reparteve te ushtrise sone. Keshtu, Hysen Ymeri u be nje emer i njohur, i vleresuar, i respektuar ne repartet e zbulimit ushtarak, por edhe ne rradhet e FA.
Pas mbarimit te Akademise Ushtarake “Mehmet Shehu” Hysen Ymeri punoi ne Drejtorine e Zbulimit, ne degen e zbulimit me trupa, ku, sebashku me Tiger Godon bene nje pune shume te kualifikuar me repartet e zbulimit te njesive te ushtrise. Ndermoren nje aksion, i cili i ktheu keto reparte ne modele per te gjithe ushtrine se si duhej programuar e si duhej zhvilluar pergatitja ushtarake, ne baze te kerkesave te luftes se sotme. Une vete, duke qene ne njesi te ndryshme te ushtrise, ne Br22K ne Burrel dhe ne K17K Tropoje, e kam njohur, vleresuar dhe e kam propaganduar kete pune e kontribut te madh te tyre.
Per disa kohe, ne fund vitet 80-te e fillim vitet 90-te, Ceni ka punuar ne Shkollen e Larte te Oficereve “Enver Hoxha” Tirane duke patur, ne fund funksionin e shefit te Fakultetit Gjithearmesh. Nga shume miq, shoke apo kolege te mi edhe per kete periudhe kam degjuar vleresimet me te mira per Cenin.
Nuk mbaron ketu kontributi i Cenit. Pas viteve 90-te, pas rikthimit ne ushtri, pasi kishte provuar shume pune, ne tregun e mbushur me oficere te ushtrise, Ceni qe krijuesi, organizatori, drejtuesi i nje reparti special DELTA te MM, i cili u disllokua ne rajonin e Farkes. Ishte nje repart i cili u stervit ne baze te pervojes se trupave speciale turke, por qe arriti tregues shume te larte te efektivitetit luftarak dhe te mbijeteses. Une vete, ne nje takim te oficereve te zbulimit me trupa, kryesisht te Dzb, ne Zall Herr ne vitin 2000, i kam pare stervitjet demostrative te ketij reparti. Ishin ne nivelin e reparteve speciale te ushtrive te vendeve te zhvilluara per te cilet kishim mesuar nga informacionet e shumta te sherbimit tone te zbulimit. Edhe ne kete repart Ceni ishte sa komandant, organizator e drejtues aq edhe “ushtar” qe demostronte ushtrime fizike dhe qitje nga me te veshtirat. Ceni vete guxonte te rrezikonte jeten e tij, duke qendruar ne krah, ngjitur me tabelat gjate qitjeve luftarake. Kishte besim absolut te efektivat qe kishte pergatitur vete. Ai gjithmone keshtu ka qene. Nje demostrues i shkathet dhe i arrire i çdo veprimi luftarak. Ishte keshtu edhe nga fakti se kishte qene e ishte nje sportist i nivelit te larte cilesor. Rrezikonte per te arritur nje objektiv te caktuar. Gatishmeria per te rrezikuar eshte nje nga cilesite kryesore qe duhet te kete nje oficer ne lufte. Sidomos nje kuader i reparteve speciale. Ceni e kishte me tepri kete cilesi.
Koha, rasti e solli qe Hysen Ymeri te kontribuoje edhe ne pergatitjen e grupeve te para te kuadrove te UÇK, nder te cilet edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Eshte nje kontribut qe e rreshton Cen Ymerin te ata shqiptare qe dhane nje ndihme te madhe ne pergatitjen dhe fitoren e luftes se UÇK ne Kosove. Kenaqesha kur lexoja apo degjoja qe shume ish luftetare te UÇK-se i drejtoheshin Cenit me nderim si Baca Hysen. Te te quajne Bace ne Kosove do te thote shume. E per luftetaret e UÇK-se emri i Cenit thoshte shume.
Ky eshte nje veshtrim i shkurter i jetes e punes se Hysen Ymerit. Nuk mjafton kaq t’a njohesh ate ne thelb. Duhet te kesh qene afer Cenit, te kesh qene shok, koleg, epror apo vartes qe t’a njohesh mire.
Ceni kishte nje shpirt gare, ambicie te jashtezakoneshme ne çdo aktivitet qe behej ne Dzb. Edhe ne realizimin e programit te pergatitjes luftarake. Donte qe nenreparti i tij te ishte nga me te vleresuarit. Kete “ambicie” e shfaqte edhe ne diskutime per argumente te ndryshme qe kishin te benin me sherbimin e zbulimit, me ushtrine apo ne fusha te tjera. Diskutonte me tone te “larta”. Nuk “hapte” kollaj rruge. Ka patur shoke qe e konsideronin qendrimin e tij si ambicie, si ego e vetvleresim, çka nuk ishte e vertete. Ceni ishte i brumosur me shpirtin e gares. Kishte shpirt gare dhe vendosmeri sportisti.
Ceni ishte me nje bote te veçante. Edhe pse impulsiv, deri ne rrembim, kerkues, i patolerueshem, ai ishte shume i ndjeshem. Insistonte qe ushtaret e tij ta donin, ta kuptonin, ta vleresonin, ta besonin ne ate çfare ai u kerkonte atyre. Ndryshe Ceni ndjehej i sfiduar. Edhe tani qe po shkruaj keto rreshta per Cenin nuk e harroj rastin e nje ushtari, me sa kujtoj ishte nga Kukesi. Nuk mora vesh pse ishte vene perballe Cenit. E kishte kundershtuar. Kundershtuar deri ne mosbindje. Rastesisht u ndodha prane tyre. Pashe se Ceni ishte ne kulm te zemerimit. Gati i perlotur. Çfare ke e pyes? Me spjegoi se çfare kishte ndodhur. Ky, o Gani, nuk e kupton se une e kam per te miren e tij. Me ka nervozuar kaq shume sa nuk di çfare te bej. Duke qeshur, i thashe- Ceni, lere ushtarin te shkoje te te tjeret, e hajde te pime ndonje kafe te Izeti, te klubi i rrepartit. Nuk ka kuptim e nuk na ben mire te merzitemi kaq shume, sa here do na kundershtojne ushtaret. E di qe ke te drejte, me tha. Ti rralle merzitesh. Ne fakt edhe une merzitesha, madje jo rralle, por nuk e perjetoja ashtu si Ceni. E perjetonte shume emocionalisht.
Por Ceni ishte edhe shume njerezor, i dashur, i bute dhe me humor. Kishte deshire te fliste per punen, per sakrificat, per arritjet e tij. Nuk hezitonte te fliste edhe per jeten e tij. Jete, qe per disa arsye familjare, kishte qene me shume peripeci. Ndersa fliste per keto peripeci ishte shume i hapur. Nuk mbante te fshehta. Nga biseda te tilla edhe ne mesuam shume per prinderit e Cenit, per vellezerit e motrat e tij, te cilet, edhe pse me disa barqe, i donte shume. I donte aq shume sa shpesh u “nderhynte” edhe ne zgidhjen e problemeve e veshtiresive qe ata perjetonin. Mesuam edhe per te afermit, shoket e miqt e tij. Ceni ka botuar nje liber. Kishte edhe plane te tjera, per te cilet me pat folur edhe mua. Edhe pse kete liber e ka titulluar “Kam stervitur Adem Jasharin”, ne faqet e tij ka shkruar me shume per jeten e tij. Per feminine, nje femini e veshtire, per vitet e shkollave ushtarake, per karrieren e tij si sportist, gjimnast, per karrieren si kuader i ushtrise, sidomos ne repartet e zbulimit ushtarak, etj. Eshte nje liber i shkruar jo vetem me nivel letrar por edhe me shume sinqeritet. Nje sinqeritet qe rralle gjendet ne raste te tilla. Nje kapitull i veçante jane kujtimet e tij per luften e Kosoves dhe veprimet e repartit qe ai kishte ne komande ne kete lufte.
Ceni qe shume kritik me çfare po ndodhte ne Shqiperi ne vitet e ndryshimeve politike, ne fillim te viteve 90-te. Sidomos me çfare po ndodhte ne ushtri. Si edhe ne te tjeret, Ceni nuk mund t’i kthente krahet, te mohonte te kaluaren e tij. Nje e kaluar me shume pune, me shume arritje dhe me shume sakrifica. Kete qendrim e manifestonte hapur e ne çdo rast. Me secilin qe i binte rasti te diskutonte. Nje qendrim i tille e vuri perballe me grupe individesh, te cilet opozita politike i perdorte si njerez te kerbaçit. Nga te tjere kam mesuar, por ne nje rast ma tha vete Ceni, se ai kishte qene ne shenjester te tyre. Madje kane ushtruar dhune ndaj tij. Por asnjehere nuk e kam pare te thyer ne vendosmerine e tij per te mbrojtur gjitheçka te mire qe ishte bere ne vitet e ndertimit socialist te Shqiperise. Gjitheçka te mire te bere ne interes te mbrojtjes se vendit tone.
Bashke me Dashin perbenin nje çift te mrekullueshem. Plotesonin ne menyre te perkryer njeri tjetrin. Te dy linden dhe rriten femije, kater vajza, po aq te mrekullueshme sa ata vete.
Ceni bente shume per gocat. Ato ishin vajzat por edhe heroinat e tij. Ashtu si Ceni ishte babai por edhe heroi i tyre. Njera nga vajzat e Cenit, Manda, per disa vite punoi ne arsim ne Tropoje. Edhe une, bashke me shoqen time e femijet, ne ato vite punoja e banoja ne Bajram Curri, keshtu qe e kemi takuar shpesh Manden. Nje vajze e mrekullueshme dhe nje mesuese e zonja, e vleresuar shume edhe nga seksioni i arsimit te rrethit. Aty u njoh dhe u lidh me nje djale shume te mire, me shefin e shendetesise te Br25K Tropoje, mjekun Bajram Bega, aktualisht shefi i SHP te FA te Shqiperise.
Vitet e fundit Ceni vuajti shume nga disa probleme shendetesore. Pati disa goditje te renda. Me veshtiresi levizte. Por edhe pse ne gjendje te rende shendetesore asnjehere nuk mungoi ne takimet mujore te oficereve te Dzb. Madje ishte i pari.
U largua nga jeta ashtu si papritur. Them papritur se te gjithe ne ishim te bindur se Ceni ishte i fuqishem jo vetem fizikisht por edhe moralisht. Nuk e pranonte ” disfaten”.
Hysen Ymeri ishte, mbetet Etalon aftesie dhe karakteri per gjithe ata qe paten rastin, fatin te punojne me te.
Ps.
Ne foto Hysen Ymeri, bashke me Halil Katanen e Mark Kulin, ne Prishtine ne 17 shkurt 2008, ne diten e pavaresise se Kosoves.