18.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Gani Elezi

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
ASHTU, SI UNE I KAM NJOHUR
Sot, per nje nga kuadrot madhore te ushtrise shqiptare, disa vite ne Br22K Burrel,
Alfred MOISIU.Mund të jetë një imazh i 1 person
Edhe para se ta takoja ne Br22K ne Burrel kisha degjuar per Alfred Moisiun.
Dija qe ishte biri i Spiro Moisiut, ish shefit te shtabit te UNÇL. Ishin lidhje familjare e artistit te madh Aleksander Moisiu. Edhe pse ne moshe te re, Alfredi kishte qene ne rradhet e ushtrise nacionalçlirimtare. Pas luftes ishte shkolluar ne akademite e BS.
Kisha degjuar per te si kuader drejtues i njesive xhenjere. Psh, kishte qene komandant i brigades xhenjere te urave te renda ne Kavaje. Po ashtu e mbaja mend se kishte qene drejtues ne drejtorite e xhenjos e te fortifikimit ne MM. Kishte qene edhe ne detyren e zevendes ministrit te mbrojtjes. Ne kuader te masave per te “pastruar” udheheqjen e ushtrise nga ndikimet e veprimtarise te konsideruar armiqesore , te ndeshkuar ne vitin 1974 e 1975, u shkarkua nga detyra edhe Alfred Moisiu.
Fillimisht erdhi ne degen e xhenjos ne Korpusin e 7-te ne Burrel, komanda e te cilit e emeroi ne Br22K, po ne Burrel, ne detyren e shefit te xhenjos te brigades.
Ne kete detyre qendroi disa vite.
Ne kete kohe jam njohur nga afer dhe kam vleresimet me te larta per te.
Ishte njeri me shume kulture. Rezatonte edukate qytetare ne çdo aspekt. Ne pune, ne marredhenie me njerezit, qofshin keta kuadro, ushtare apo punonjes civile. Veç kesaj, sa kam konstatuar ne ato vite Alfredi ishte nje njeri me dije te gjera e te thella ne shume sfera te jetes. Mbase ishte nga me te lexuarit ndermjet kuadrove me te cilet me ka rastisur te punoj ne karrieren time te gjate ushtarake. Njihte mire edhe historine e luftes sone çlirimtare, histori te cilen e lidhte me kontributin e te atit, Spiro Moisiu, ne kete lufte. Njihte dhe na ka folur me hollesi per luften e Arbanes, ne te cilen edhe pse i vogel, jo me shume se 15 vjeç, kishte qene edhe vete pjesmarres.
Ajo çka me ka bere pershtypje me shume eshte qendrimi i tij ne lidhje me çfare i kishte ndodhur atij personalisht. Ne lidhje me ndeshkimin dhe uljen nga detyra e zevendes ministrit te mbrojtjes. Ndryshe nga ndonje tjeter, i cili ne çdo muaj a me shpesh niste letra ne KQ te PPSH, Alfredi asnjehere nuk e shfaqi pakenaqesine per ndeshkimin qe kishte perjetuar.
Asnjehere nuk kerkoi ta paraqese veten si viktime e padrejtesive. Bile as e ka zene ndonjehere ne goje. Shume shpejt u perfshi ne shoqerine kuadrove te shtabit dhe te reparteve te brogadesj. Madje, beri shume miq, te cilet e respektonin dhe e nderonin. Sigurisht, ky respekt lidhej me moshen, me karrieren, me kulturen e Alfredit por edhe me faktin se ai e gjeti veten shume shpejt si pjese e korpusit te kuadrove te brigades. U be pjese e tyre.
Me komandantin e brigades Muharrem Muça dhe me mua pati marredhenie shume te mira. Patem me shume marredhenie shokesh se sa marredhenie vartesie.
Ndersa, nga ana profesionale ishte vertete nga me te zotet e armes se xhenjos.
I zoti si specialist xhenjer. Kishte pervoje te gjate ne drejtimin e reparteve te xhenjos, ne pergatitjen e tyre ushtarake, ne planifikimin dhe zbatimin e detyrave te xhenjos ne çdo luftim. As tani qe shkruaj keto rreshta per Alfredin nuk me harrohet puna e tij ne nje stervitje treguese per ndertimin e pengesave xhenjere dhe me mina para pozicionit te mbrojtjes se nje kk, ne Kaptine te Martaneshit. Vetem per te derguar bazen materiale per kete qellim u deshen disa makina. U desh nje kohe e gjate per ndertimin e pengesave me tela, per vendosjen e minave kunder kembesorise dhe kunder tankeve dhe per hapjen e kanaleve kunder tanke. Nje pune dhe kohe e madhe me shume intensitet. Qe nje demostrim qe rralle e kishim pare me pare. Disa nga pjesmarresit habiteshin. Disa te tjere çfaqnin mosbesim se nje pune e tille mund te behej ne kohe te kufizuar qe mund te na lejonte situata luftarake. Disa benin shaka, duke i thene Alfredit se do duhej nje ndermarrje ndertimi t’i bente gjithe keto pune. Alfredi te gjitheve u pergjigjej. Seriozisht dhe me humor kur ishte rasti.
Ishte po aq i zoti si specialist i fortifikimit per arsye se kete sektor e njihte dhe e kishte drejtuar vete edhe ne shkalle ushtrie. E njihte fortifikimin ne pikepamje te projektimit, te planifikimit e te realizimit praktik. Por e njihte edhe nga ana teknike. Njihte mire çdo element fortifikimi, te gjithe llojet e fortifikatave, QZ, Pz AT, Pz AKA, Venstrehime, VK e PD, etj.
Pavaresisht nga natyra pak autoritare Alfredi kishte humor. Ishte humor te cilin e percillte me histori nga jeta dhe karriera e tij e gjate ushtarake. Kishte punuar ne shume vende e ne shume reparte. Ishte njohur me shume kuadro, ushtare e punonjes nga te cilet kujtonte e percillte histori te ndryshme. Edhe histori per te qeshur. Tregonte me nje sens te holle humori por edhe realiteti nga mund te mesoje shume gjera. Duke shkruar per kete cilesi, per humorin e Alfredit me kujtohet nje vizite e tij te une, ne shtepi. Luhej nje ndeshje e Partizanit. Ai ishte tifoz i kesaj skuadre. E ftova ne shtepi. Erdhi pa teklif. Ndersa shikonim ndeshjen edhe bisedonim per argumente te ndryshme dhe pinim raki. I kisha nxjerre nje raki te mire por nga qe ishte pak mbaroi shpejt. Nxora nje shishe tjeter, duke i kerkuar falje ne se nuk ishte aq e mire sa e para. Alfredi e provoi e, pavaresisht sa i pelqeu, me tha– po ku ka raki te keqe, shoku Gani ( keshtu me eshte drejtuar vazhdimisht). Eshte nje copez histori por qe mua me la lene pershtypje te veçante.
Nga koha kur Alfredi punoi ne Br22K ne Burrel me kujtohet edhe darka e pensionimit te tij. Ne kete brigade kishte nje pervoje shume te mire. Per cilindo qe pensionohej apo transferohej organizohej nje ceremoni percjellese. Keshtu beme edhe per Alfredin. Ishte nje mbremje e ftohte, me debore. Ne nje salle te vogel te shtepise se ushtarakeve organizuam nje darke percjellese. Qe ceremoni shume intime e cila i krijoi Alfredit nje situate dhe gjendje shume te gezueshme shpirterore. Ne urimin e tij, mbaj mend se tha- brigada e Burrelit, kuadrot e saj, ju qe jeni ketu ne kete darke do jeni nga kujtimet me te mira te jetes sime ne ushtri.
Per gjithe kuadrot e Br22K, per mua personalisht Alfredi ka qene nje nga kuadrot, nje nga shoket, nje nga miqte qe do mbahet gjate ne kujtese.
Ne fakt edhe pse i larguar nga brigada, vazhdimisht ka mbajtur lidhje me disa kuadro e punonjes te saj. Kete e kam mesuar edhe nga shenimet qe shume nga keta miq te tij bejne ne rrjetet sociale. Nje nga keta miq te tij eshte ish shefi i kimise i Br22K Rifat Malaj.
Me vone, me Alfredin jam takuar pas 90-tes, ne vitet e ndryshimeve politike edhe ne Shqiperi. Sa me kujtohet, ne qeverine e Vilson Ahmetit Alfredi mori funksionin e ministrit te mbrojtjes. Ne kete kohe ishte suprimuar funksioni i komisarit politik ne ushtri. Une tashme isha ne funksionin e shefit te edukimit te divizionit. Pavaresisht nga dashuria, respekti qe tregonin ndaj meje kuadrot e shtabit e te njesive, te cilet ende me konsideronin komisarin e tyre, deshiroja te levizja nga divizioni ne ndonje detyre tjeter ne Tirane. Fakti qe Alftedin ishte i njohur ne familjen time shoqja ime dhe djali me nxiten ta takoj e t’i kerkoj ndihme. Ashtu bera. Shkova ne Tirane dhe e takova. I thashe se çfare kerkoja. Diten e pare me priti per pak minuta. Eja neser Gani qe te rrime pak me gjate, sepse sot jam i zene deri ne gryke, me tha. E vleresova kete veprim si shprehje dashurie e rrespekti ndaj meje. Te nesermen qendruam me gjate. Me pyeti per shoqen e femijet. Me pyeti ne se une kisha kerkese specifike, per ndonje funksion ne Tirane. Duke e falenferuar per kete dashamiresi i them- mjafton te vi ne Tirane. Do te bej çmos per ta plotesuar kete kerkese, me tha. Juve dhe Muharrem Muçes ju kam borxh. Me keni afruar e me keni trajtuar me shume njerzillek kur shume te tjere me kthyen kurrizin. Edhe nga njerezit e nga shoket e mi. Jo, nuk na keni asnje borxh, i thashe. Ju e keni merituar kujdesin tone.
Shume shpejt, ne shkurt 1992, u transferova ne nje repart te Drejtorise se zbulimit te MM. Shef edukimi ne nje repart radiozbulimi, qe mund te barazvleresohej me funksionin e komandantit te kompanise. Ky emerim u be shkak qe shume nga miqt, shoket e mi, te cilet i dinin relatat e mia me Alfredin, te me thonin –si e beri Alfredi kete. Si nuk te emeroi ne nje funksion qe i pershtatej moshes, karrieres e aftesive te tua. Une asnjehere nuk e kam keqkuptuar vendimin e tij. U kam thene shokeve se une isha ne kategorine e kuadrove te cilet ishin shpallur politikisht te padeshirueshem. Ishte qendrim politik nga i cili “ruhej” edhe Alfredi, pra as une nuk duhej t’ia kerkoja nje gje te tille. Nuk deshiroja qe Alfredi te akuzohej nga opozita politike e asaj kohe, nga Berisha, i cili kishte hapur “gjyqin” kunder komisareve te kuq. Nje “gjyq” gati ne nivelin e nje genocidi politik.
Shume shpejt u suprimua edhe ky funksion. Pra, doli perseri problemi i qendrimit tim ne ushtri. Edhe ne kete rast nderhyri Alfredi, i cili bisedoi me Lavdim Suparakun, ne drejtorine e kuadrit te MM. U emerova ne detyren e komandantit te batalionit te RSHA te Divizionit te Tiranes, detyre e fundit ne baze te ciles u pensionova. Edhe per kete e kam falenderuar Alfredin.
Eshte edhe nje periudhe tjeter gjate se ciles Alfred Moisiu tregoi se eshte nje personalitet me integritet te larte profesional e moral. Eshte periudha kur ai ishte ne funksionin e larte te presidentit te Shqiperise.
Pa u futur ne hollesi te punes e te kontributit te tij ne kete funksion te larte, hollesi te cilat nuk i kam, dua te shenoj faktin se nga opinioni publik shqiptar dhe nga opinioni intelektual i vendit tone Alfred Moisiu konsiderohet presidenti me i zoti i Shqiperise pas ndryshimeve politike te vitit 1990. Presidenti me i mire dhe me dinjitoz. Presidenti qe vertete perfaqesoi unitetin e popullit. Presidenti qe ia arriti te ishte mbi palet. Presidenti i cili ia arriti t’i beje balle presioneve te politikes shqiptare, presionit te grupeve te interesit ne Shqiperi. Presidenti qe arriti ta mbante institucionin e presidences te pa kapur nga te “fortet” e politikes, nga Berisha dhe nga Nano. Presidenti i cili na perfaqesoi me me dinjitet ne arenen nderkombetare.
Eshte e sigurte, nje nga arsyet qe e beri Alfred Mosiun nje president te tille ka qene karriera e tij e gjate dhe e sukseseshme ushtarake, nje pjese e se ciles i takon edhe Br22K ne Burrel.
Urimet me te mira per shokun, mikun tone, per ushtarakun elitar e presidentin dinjitoz te Shqiperise, Alfred Moisiu.
Gani Elezi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.