14.5 C
Tiranë
E premte, 13 Shkurt 2026

Gani Elezi

Bllokimi i aeroportit të Tiranës.
Akt TERRORIST
Cilido ta ketë orkestruar e realizuar,
Cilido të jetë motivi- probleme ekonomike (paga), konkurrence interesash mes aktorëve të ndryshëm, interesa elektorale, etj, për mua është akt i pastërt,
TERRORIST.
Pse ?
Sepse ka cënuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve tanë. Në këtë rast për të udhëtuar drejt vendlindjes apo destinacioneve të tjera. E drejtë kjo e garantuar ligjërisht.
Ka cënuar rëndë të drejtën për kujdesin shëndetësor. Kam dëgjuar se njëri nga avionët që është kthyer prapsht ka patur një sasi të madhe vaksinash. Edhe e drejta e kujdesit shëndetësor është e garantuar dhe mbrojtur me ligj.
Ka cënuar rëndë sigurinë dhe integritetin e vendit tonë. Të uzurposh kullën e kontrollit e të komandimit të një aeroporti, sidomos të aeroporteve të mëdhenj, do të thotë ta bësh atë të papërdorshëm? me pasoja të rënda për vendin. Por, mund edhe ta vesh atë në dispozicion të vendeve e grupeve terroriste të cilët veprojne kundër vendit tonë. Dihet, deri tani, aeroporti i Rinasit është aeroporti më i madh në Shqipëri. Në raste konfliktesh apo kërcënimesh ushtarake Rinasi do jetë “porta” kryesore që mund të përdoret nga kundërshtarët tanë. Por, në kushtet e sotme, aeroporti i Rinasit është aeroporti kryesor edhe për veprimet luftarake mbrojtëse të forcave tona ajrore e sidomos të aleatëve. Të NATO-s kryesisht. Kështu, te marresh ne kontroll elementin kryesor te aeroportit te Rinasit aq sa lehteson veprimet e kundershtareve tane aq mund te kufizosh, te bllokosh edhe veprimet tona mbrojtese dhe te aleateve tane.
Duke thene keshtu, mendoj se kjo çeshtje nuk mund te mbyllet, si ne zakonisht mbyllim idiotlleqet e paleve politike. Sidomos idiotlleqet e opozites Berisha, Meta, Basha, Kryemadhi e balot e tjere qe u shkojne prapa. Kane tentuar disa here qe me zjarr e me molotove t’i “pushtojne” institucionet mbi te cilet ndertohet dhe qendron shteti yne.
Duke e analizuar me vemendje kete ngjarje une mendoj se duhet te arrijme ne disa perfundime.
Se pari, te ne lufta politike nuk njeh kufij. Per hir te pushtetit mund te sakrifikohen edhe interesa te medha kombetare. Pra, shkojme te Makiaveli. Qellimi justifikon mjetin. Per te ardhur ne pushtet opozita e sotme eshte e gateshme te perdore çdo mjet. Te cenoje edhe sigurine dhe integritetin e vendit. Te cenoje edhe te drejtat dhe shendetin e qytetareve.
Se dyti, mua me duket se ne hallakatjen tone “demogratike”, me ide te çartura te sipermarrjes se lire edhe institucione vitale te sigurise e te mbrojtjes ua kemi hequr nga dora FA, Policise se shtetit dhe ua kemi dhene privateve. Dhe jo vetem privateve shqiptare por edhe te huajve, dreqit dhe te birit. Si eshte e mundur qe kontrollin dhe komandimin e fluturimeve ne aeroportin me te madh, i cili ne situata te konflikteve rajonale merr edhe funksione ushtarake ( kujtoni vitet e luftes se Kosoves, kur ne aeroportin e Rinasit i disllokuan mjete luftarake te NATO-s), t’ia leme ne dore nje drejtoria, Drejtoria e Aviacionit Civil, e cila me shume eshte perdorur si biznes per njerezit e politikes ?
Kjo ka ndodhur te ne. Duke qene ne duar te tilla aeroportet tona, Rinasi konkretisht, mund te zihet “rob” sa here ua do qejfi biznesmeneve tane te politikes.
Se treti, marrja ne kontroll, zenja “rob” e kulles se kontrollit e komandimit ne aerodromin e Rinasit verteton se sa te dobet e kemi sherbimin inteligjent ne vendin tone. Se sa keq punon ky sherbim. Mbase ky rast do te nxise institucionet tona te sigurise qe ta revizionojne rrenjesisht punen e ketij sherbimi. Me duket se me shume se me çeshtje te sigurise ky sherbim deri tani eshte marre me interesa te paleve politike.
Se fundi, e kam shkruar edhe here tjeter. Te ne nuk funksionon institucioni kryesor i sigurise dhe mbrojtjes, Keshilli i Sigurise me presidentin ne krye.
Nuk di ne se eshte mbledhur ne kete rast. Ne se nuk mblidhet do te jete nje fakt shtese per te vertetuar se edhe ky institucion i rendesishem eshte zene “rob” nga njerez e grupe te ndryshem interesi.
Eshte e domosdoshme qe nga ky rast te nxjerrim mesime.
Te nxjerrim mesime sa nuk eshte vone.
Gani Elezi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.