Mu kujtua kjo aksiome ndersa shikoja mitingun e PD dhe PL sot ne Bulevardin e Deshmoreve.
Nje i ri, qe u njoh si Gert Shehu, goditi me grusht ne fytyre Sali Berishen. Nje ngjarje shume e rende e cila duhet hetuar me seriozitet te madh. Ndryshe do behej shkas i ngjarjeve me te renda ne jeten politike te Shqiperise. Nga opozita, personalisht nga Sali Berisha ky akt po konsiderohet si i kryer nga qeveria, nga Edi Rama. Ne konferencen e shtypit te ores 15.15 e konsideroi kete person si agjent te policise sekrete. Edhe epikrizat per gjendjen shendetesore paraqitura nga te afermit e tij i konsideroi si alibi per te fshehur te verteten. Edhe ne deklaraten e PD lexuar nga Floriana Garo ky veprim u konsiderua dhe u paraqit si veprim i qeverise, konkretisht i Edi Rames. Sipas kesaj deklarate “ Opozita nuk ia fal kete veprim Edi Rames. Ai nga sot eshte armik nr 1 i opozites dhe i popullit opozitar”. Pra, ky veprim mund te jete prolog i ngjarjeve shume me te renda ne jeten politike e te sigurise se vendit tone.
Nuk mund te them se cila eshte e verteta. Policia duhet ta sqaroje plotesisht kete ngjarje. Eshte ne te miren e vendit, por edhe ne te mire te prestigjit te policise ta sqaroje deri ne detaje kete ngjarje.
Por po aq e palejyeshme, kriminale m’u duk dhuna e dhjetra njerezve mbi kete person. Nje dhune ekstreme. Dhune qe mund te shkonte deri edhe ne vrasjen e tij. Jane lehtesisht te identifikueshem ata qe e ushtruan kete dhune. Njerezit e afert me Berishen a truproje te tij.
Ata mund/ duhej te benin vetem bllokimin e tij. Dhuna ekstreme ndaj tij eshte e palejueshme. Eshte kriminale.
Apo te ne, edhe ne politike, shkohet ende me aksiomen “ plumbi del me plumb”.
Uroj qe çdo gje te zgjidhet qetesisht e ligjerisht.