18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Maj 2025

Gani Elezi

Të shkruajmë.

Nuk duhet të pushojmë së shkruari.
Ndryshe, shumë emra dhe punë të mira do t’i mbulojë harresa.
(Edhe në kohë të rënda është mirë tē kujtomë shokët, miqt tanë).
Sot, për një nga kuadrot e lartë të ushtrisë sonë, një nga komisarët e spikatur të saj,
Pandeli MARTINI
Pandeli Martinin nuk e kisha njohur para se të vinte në detyrën e sekretarit të KP të PPSH të Korpusit të 7-të Burrel.
Sa kam mësuar më vonë, Pandeli Martini ishte nga familja e heroit të popullit Xhoxhi Martini. Mbase nipi i tij.
Ka mbaruar shkollën ushtarake (uçelishte, si quhej në ato vite) ne BRSS, në armën e MKA, në specialitetin e Llokacionit.
Ka qenë pedagog në katedrën e MKA të Akademisë ushtarake. Ka dhënë njohje teknike ADZAKA (aparati i drejtimit zjarrit AKA).
Për pak vite, 1967- 1969, ka qenë në shkollën e bashkuar të oficerëve ” Enver Hoxha”, në detyrën e instruktorit të llokacionit, njekohësisht edhe komandant bateria në MKA.
Në Burrel erdhi në fillim të viteve 80-të, në detyrën e sekretarit të KP të PPSH të Korpusit (K7-të) në Burrel. Në këtë detyrë zevendësoi Ibrahim Farricin, i cili shkoi në funksionin e z/sekretarit të KP të PPSH të Grupimit Operativ të Elbasanit. Me ndryshimin e strukrurës së FA nga Korpuse në Divizione, në vitin 1983, Pandi ishte, në të njejtën kohë, sekretar i KP të PPSH dhe komisar politik në Divizionin e Burrelit. Ashtu si edhe në brigada, pas këtij viti, komisari ishte, njekohësisht sekretar i Byrosë së PPSH. Një zgjidhje më e drejtë, në rraport me “treshen”, si thuhej shpesh për tre drejtuesit në njësi. Komandanti, komisari dhe sekretari i partisë.Imazhi mund të përmbajë: 6 njerëz, njerëz që qëndrojnë
Unë punova shumë me Pandin, me që, sa kohë kam qenë komisar i Br22K, isha edhe z/sekretar, jo funksionar, i KP.
Pandi ishte një kuadër mendjehapur. Ishte i edukuar dhe me kulturë të madhe. Ishte Qytetar. Kishte një metodē pune e cila i bënte njerëzit të ishin shumë tē përgjegjëshëm për detyrat që shtroheshin. Interesante ishte se në punën edukative ai i jepte shumë rëndësi lidhjeve me njerëzit. Nuk ishte shumë tifoz i stendave, tabelave e parrullave në mure.
Pandi bëri një ndryshim esencial edhe në punën e organizatës së partisë, por edhe të rinisë. Më shumë se te analizat, vendimet e shumta, protokollet ( më kujtohen disa instruktorë të komitetit të partisë korpusit a divizionit, e sidomos të KQ të PPSH, që rrinin gjithë ditën mbi protokolle për të “mësuar” se si punonte organizata e partisë dhe komunistët), e shikonte rolin e tyre te puna konkrete, te arritjet në çdo repart e nënrepart. E orientoi punën e organizatës së partisë drejt aksioneve konkrete. Mes shumë aksioneve po përmend disa. Ato më të rëndësishmit. Ndërtimi i një baze materiale sa më të plotë dhe efektive për stërvjtje në reparte e SHLU.Imazhi mund të përmbajë: 6 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe Kapelë Përmirësimi i kushteve të jetesës së efektivave. Vënia në gatishmēri e objekteve të drejtimit luftarak, VV dhe VK. Dhe më i veçanti dhe gjithëpërfshirësi ka qenë aksioni për rritjen e gatishmërisë të teknikes autotraktore. U zbërthyen gjithë makinat luftarake, deri në shasi. Në këtë rast pati edhe nxitjen, ndihmën e instruktorit të aparatit të KQ të PPSH, Ylber Dhrami, një nga më të aftët e i përkushtuar për ta drejtuar punën e organizatēs së partisë në aksione konkrete. Metodën e këtyre aksioneve e praktikova në vitet kur isha komisar politik i divizionit të Tropojës.
Edhe mbledhjet e komitetit të partisë me Pandin, më shumë se diskutime, rraportime në emër të organizatave të partisë të njësive e rreparteve të ndryshme, ishin shkëmbim përvoje dhe vlerësimesh për çfarë ishte bërë e më shumë propozime për çfarë duhej bërë për të realizuar detyrat e stërvitjes, gatishmërisë, të fortifikimit, ato ekonomike e financiare e sidomos për probleme të gjendjes morale dhe disiplinore të reparteve. Pandi nuk ishte i metodës–komiteti i partisë përcakton detyrat, kontrollon dhe secilit që nuk i realizon, i “tregohet” vendi. Sigurisht, ai, si sekretar i KP të divizionit, kërkonte llogari, por asnjëherë nga pozita sektare. Madje, në disa raste edhe në mbledhje serioze të komitetit kishim situata humori. Më kujtohet një e tillë. Komiteti i partisë analizonte problemet e stërvitjes. Halil Isufi, sekretar i partisë i BrK (rep.3900) Peshkopi, kur lexuam materialet nuk kishte syzet. Materialin ia “lexoi” Hysen Kola, komisar i BrK, Bulqizë. Aty ku rep.3900 kritikohej Hyseni i thoshte Halilit të kundërtën, se lavdërohej. Kur nisi mbledhja Pandi kërkoi të fillonim me diskutimet. Dihet se në fillim ka ngurrim. Halili, duke u nisur nga “lavdërimet” e Hysenit e kërkoi fjalën i pari. Fliste e shpesh thoshte “me gjithēse rep.3900 është lavdëruar …edhe ne kemi të meta”. E përsëriti këtë disa herë. Pandi dëgjonte e njekohësisht, duke hequr e duke vënë syzet, shikonte materialin. Më në fund i tha. Halil, e ke lexuar materialin apo ta ka lexuar ndonjë tjetër (sikur ta dinte)?. I befasuar Halili tha të vërtetën. Nuk kisha syzet, shoku Pandi, e ma ka lexuar shoku Hysen.Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz që qëndrojnë, njerëz në skenë dhe jashtë A…ta ka lexuar Hyseni. Paske të drejtë. Kaq u desh që për disa minuta komiteti të delte nga situata “luftarake”. E shkrova këtë për të thënë se Pandi ishte natyrë e veçantë në karakterin dhe punën e tij. Ishte miqësor. Me komandantin e Divizionit, Ismail Shulkun, ishin një çift shumë i mirëkuptuar në çdo kohë e për çdo detyrë. E kam pyetur komandant Ismailin se si ka shkuar me Pandin.
“Me Pandin, thotë Ismaili, kam shkuar më mirë se me çdo komisar tjetër. Ishte me botë shumë të gjerë. Unë e respektoja pa masë. Edhe ai kështu sillej me mua. Më rrespektonte jo vetëm si koleg, por vlerësonte shumë edhe funksionin dhe përgjegjësitë e komandantit”. Jo kudo ndodhte kështu. Në shumë njësi e rreparte marrëdhëniet komandant-komisar ishin bërë problem deri në aparatin e KQ të partisë dhe në MM. Nuk them se ishte përgjegjësi, kryesisht, e komisarëve, por Pandi ishte një shembull i veçantë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes drejtuesve kryesorë në njēsitë e ushtrisë sonë.
Unë, personalisht, kam patur me Pandin jo thjesht marrëdhenie epror-vartēs (sigurisht e rrespektoja në maksimum si eprorin tim) por marrëdhënie mes shokësh, kolegësh. Asnjëherë nuk mbaj mend të më jetë drejtuar me funksion– shoku komisar i brigadës, apo shoku Gani. Gjithmonë më drejtohej Gano. Gano, si është ky probem? Gano si do ta zgjidhësh këtë çështje?. Gano si po shkojnë punët në brigadë ?. Edhe për probleme të mprehta, si ka qenë rasti i disa letrave ankese për kuadro të shtabit të brigadës (kishte njerëz, kuadro, si Jovan Bregu te pallati 176, që i kishin qejf anonimet !!!), komisar Pandi më është drejtuar në këtë frymë. Gano, shikoje këtë letër dhe më thuaj se si të bëjmë. Mbase kjo sjellje, ky lloj komunikimi me komadat e njësive ka qenë mësimi më i mirë që kam marrë nga komisar Pandeliu. Mësim, përvojë të cilën u mundova ta zbatoj vetë në marrëdhëniet me vartësit, sidomos me kuadrot kryesorë të njësive e të shtabit në divizon, në Tropojë.
Në një ditë, sa kujtoj qershor 1985, u thirrëm ne KQ. Ishim tre. Pandi. Unë. Gani Hoxha. E dinja se Pandi do vinte në Tiranë. Isha përgatitur të merrja vendin e tij. Detyrën e komisarit të Divizionit të Burrelit. (Më vonë komanda e tij shkoi në Bulqizë). Kështu kisha dëgjuar nëpër koridoret e divizionit. Por Simon Stefani më komunikoj detyrën e komisarit të divizionit në Pukë/Tropojë, në vend të Gani Hoxhës, i cili shkoi në vend të Pandit, në Burrel.
Kështu u ndava me Pandin. Me komisarin, shokun, mikun tim shumë të dashur.
Edhe përsa kohë ishte në detyrën e komisarit poliitik të D1K në Tiranë për Pandin kam dëgjuar fjalët më të mira. Ruante dhe zbatonte po atë stil e metodë pune të cilën unë e njihja që në Burrel. Metodë që të çonte drejt suksesit në plotësimin e detyrave.
Fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt. Kam shkuar për ta percjellë. Ngushëllova Romanën, bashkëshorten e mrekullueshme të Pandit, dhe vajzat e tij.
Për mua, Pandeli Martini mbetet shembulli i një kuadri me integritet të lartë profesional e moral, i një komisari të përkushtuar në problemet e ushtrisë e të mbrojtjes së vendit.
I paharruar.
Gani Elezi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.