16.5 C
Tiranë
E enjte, 19 Shtator 2024

Gani Elezi

Shënim.

Ambasador Shabani është zemëruar me dikë. Ndryshe nuk mund të kuptohet kjo këshillë e tij.
Në një status të tij,
Këshilla për miqtë,
shkruan:
“Nuk e kuptoj si guxohet të flitet akoma se shqiptarët rrëzuan në 1990 diktaturën më të egër në Europë, kur sot po glorifikohen anëtarët e Byrosë Politike dhe të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Sekretarët e Parë të Partisë së Punës nëpër rrethe, kryetarët e degëve të punëve të brendshme, gjeneralët e ushtrisë së atëhershme, kryeministrat dhe ministrat e qeverisë komuniste, shumë rrugë mbajnë emrat e tyre, madje disave u kanë ngritur edhe buste dhe fëmijtë e tyre janë bërë sot ministra si baballarët. Dhe që ikonografia të jetë sa më autentike: kushurijtë e Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Sulo Gradecit, etj. janë sot gurutë e partive kryesore politike shqiptare.
Ndoshta kjo bëhet që Shqipëria edhe sot të ndriçojë botën dhe të dëshmojë se sa e drejtë ishte parulla e udhëheqësit të përbotshëm shqiptar se demokracia e vërtetë është demokracia komuniste”.
Pa marrë në mbrojtjes asnjë nga titullarët e cituar në këtë këshillë, të cilët kanë abuzuar me postet e tyre, unë dëshiroj të kujtoj se:
Gjeneralët e ushtrisë së atëherëshme ( ka qenë Ushtria Popullore e Shqipërisë) udhëhoqen luftën për çlirimin e Shqipërisë dhe e çliruan atë. Më pas, gjeneralët e luftës dhe të tjerë pas tyre, ata të ushtrisë “së atëherëshme”, organizuan, përgatiten dhe drejtuan ushtrinë popullore, e cila për gati 50 vite me rradhë mbrojti të paprekur integritetin territorial të vendit tonë. Unë nuk kam mbajtur ndonjëherë gradën e gjeneralit, gradat u hoqën në vitin 1966 dhe u rivendosen në vitin 1991, por për 7 vjet me rradhë kam qenë në funksionin e komisarit politik te BrK dhe për 7 vite të tjera komisar politik i DK, funksion, të cilit, pas vitit 1991, i takonte të mbante gradën e gjeneralit. Pra, nga funksionet më takon të jem në listat e gjeneralëve të ushtrisë “së atëherëshme”, fëmijët e të cilëve nuk paskan të drejtë të militojnë në politikë, të kenë funksione e poste në institucionet e shtetit shqiptarë, etj.
Unë personalisht e kam provuar këtë privim. Në vitin 2005 kur PD rimori qeverisjen e vendit, djalin tim, i cili ishte në pozicionin e drejtorit të një drejtorie në ministrinë e pushtetit lokal, e pezulluan, e larguan nga puna, çka e detyroi të largohej nga Shqipëria. Por, më shumë se qëndrim politik ndaj të kaluarës sime si gjeneral i ushtrisë “së atëherëshme”, e kam quajtur si politikë për punësim militantësh dhe familjarësh të fitimtarëve. Ndërsa ambasadori, privimin e kësaj kategorie njerëzish për të qenë pjesë e politikës e për të patur funksione shtetërore e shtron si parim që duhet zbatuar.
Sistemet politike dhe ekonomike ndryshojnë. Ashtu si ndodhi në fund të viteve 80-të në ish vendet socialiste të Europës Lindore dhe në Shqipëri. Është proces dialektik i zhvillimit të shoqërisë njerëzore.
Ndërsa, ushtritë, gjeneralët e tyre, nuk ndryshojnë. Nuk ndryshojnë sepse, në cilindo sistem, nuk ndryshon misioni i ushtrisë. Misioni i tyre mbetet mbrojtja e vendit.
Kështu, gjeneralët nuk mund t’i ndajmë në gjeneralë të ushtrisë së “sotme” dhe gjeneralë të ushtrisë së “atëherëshme”. Bota e qytetëruar i nderon në mënyrë të veçantë GJENERALËT e çdo kohe.

Shkrova për gjeneralët e ushtrisë së “atëherëshme”, meqë gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi. Nuk po futem në argumente të tjera, edhe ato shumë të diskutueshme në këto kohë ndryshimesh të mëdha.

Me rrespekt

Gani Elezi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.