19.7 C
Tiranë
E dielë, 18 Maj 2025

Gani Elezi (dy shkrime)

Me shokun, mikun tim,
Jorgo Ymeraj
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të brendshme
Sa here jam ne Itali te femijet kam rast te takoj shume miq qe tani jetojne ne kete vend. Pjesa me e madhe jane vendosur ketu ne fillim te viteve 90-te, pas ndryshimeve politike ne vendin tone. Sigurisht te gjithe per te gjetur kushte me te mira per jetese, e sidomos per femijet e tyre.
Takoj shume shqiptare, por me shpesh me dy prej tyre. Volf Kosturi dhe Jorgo Ymeraj.
Keto dite u takuam me Jorgon. Ne kete takim beme edhe kete foto.
Me Jorgon jam njohur ne vitin 1985 kur une u emerova komisar politik e D17K Puke/Tropoje.
Jorgo qe nga viti 1979 ishte ne funksionin e shefit te xhenjos te Korpusit te Pukes, detyre te cilen e mbajti edhe ne Divizion.
Eshte nga Bolena e Vlores.
Pas mbarimit te shkolles se bashkuar te oficerave “Enver Hoxha”, ne degen e xhenjos, ka punuar ne drejtorine e xhenjos te MM dhe ne repartet xhenjere autonome te saj. Ne Detashmentin e Xhenjos, ne Batalionin e urave, etj.
Ne vitin 1985 e gjeta shef te deges se xhenjos te divizionit. Ai udhehiqte edhe punen per fortifikimin.
Ishte nje profesionist i vertete ne armen e xhenjos. Dega e xhenjos, ne kuader te realizimit te masave te Planit te Operacionit mbrojtes te Divizionit, kishte shume detyra, shume pune e pergjegjesi, por ne vitet qe punuam me Jorgon, 1985-1987, ende detyre kryesore ishte fortifikimi i pozicioneve, rajoneve e brezave te mbrojtjes te njesive e reparteve ushtarake. Keshtu, ne kete pozicion e me keto pergjegjesi bashkepunova me Jorgon keto dy vite. Per punimet fortifikuese, megjithese ne vitin 1985 kur une shkova ne divizion kishte rene shume ritmi i punimeve fortifikuese, kishte evidenca shume te sakta. Per çdo objekt fortifikimi, nga QZ, pozicionet e AT, te AKA, te tankeve, VV dhe VD, VF, VM, etj, kishte libreza/pasaporta te veçanta. Kur fliste per keto objekte dukej sikur fliste dhe bente apel per njerez, per ushtar e kuadro.
Ne shtab ishte kuader te cilit i njihej dhe i respektohej puna. Duke qene se pergjigjej per fortifikimin, nje nga detyrat e rendesishme te njesive ushtarake, mos realizimi i te ciles, si qe shprehur njehere Mehmet Shehu, “mund te te çonte edhe ne plumb”, kishte lidhje me te forta me komanden. Lidhje me te cilat nuk abuzonte, por as nuk pranonte te “merrej neper goje” si lidhje favorizuese.
Jorgo ishte nga ata qe i delte zot detyrave qe rridhnin nga funksioni qe kishte ne shtab.
Ne vitin 1987 u largua nga divizioni yne dhe u emerua ne Tirane, ne strukturat e MCR ne detyren e shefit te shtabit.
Shume shpejt, pas ndryshimeve politike te vitit 90-te, bashke me te shoqen, Xhemon dhe dy djemte e tyre, u larguan nga Shqiperia dhe u vendosen ne Itali. Per te mbajtur familjen, per te rritur, arsimuar e punesuar djemte ka bere çdo pune. Fakti qe vinte nga arma e xhenjos, pra ishte i specializuar ne procesin e ndertimit e te mirembajtjes, e ndihmoi. Ka punuar shume vite ne sektorin e mirembajtjes se banesave. Edhe e shoqja, Xhemo, ka punuar ne aktivitete te ndryshme private.
Djemte jane rritur e kane krijuar familjet e tyre. Njeri punon ne Itali, ndersa tjetri ne Norvegji.
Urimet me te mira per mikun, kolegun tim Jorgo Ymeraj dhe familjen e tij.
Gezuar festat e fundvitit.
Viti i Ri 2022 qofte nje vit i mbare per ta.
Gani Elezi

“”””””””””””””””

SHENIM
A do bashkohen “dy” PD-te,
A do kemi “dy” te tilla,
A do jene Berisha e Basha ne krye te seciles prej tyre ?
Tashme kjo nuk ka rendesi.
E rendesishme eshte fakti se ne Foltoret e kunder Foltoret, ne Kuvendet e kunder Kuvendet e seciles PD me ne fund u “thane disa te verteta te cilat nuk ishin thene kurre. Ishin mbuluar”.
Keto muaj, qe nga largimi i Berishes nga grupi kuvendor i PD, si i shpallur non grata nga DASH, kemi qene spektatore te nje tragjedikomedie me permasa te medha. Nje tragjedikomedi qe ka si regjizore dhe aktore Sali Berishen dhe Lulezim Bashen. Nje dyshe e konsideruar hiç me pak se “babe e bir”.
Nje tragjedikomedi qe filloi pasi u prish nje pakt mes tyre. Pakti per te ruajtur e mbrojtur njeri tjetrin ne çdo situate, edhe perballe aferave korruptive e kriminale ku ata jane perfshire. Pakti per te mos hapur gojen as para veprave penale te secilit prej tyre.
Te dy, “babai” nga njera ane dhe i “biri” nga ana tjeter, si dy bajloze te eposit tone te lashte, mobilizuan dhe nxoren ne fushe te mejdanit ushtrite e tyre. Filluan me Foltoret e kunder Foltoret. Me Kuvendet dhe kunder Kuvendet.
E mira kryesore qe vjen pas kesaj te keqe te madhe eshte mundesia qe kane qytetaret e Shqiperise, edhe anetaret e simpatizantet e PD per te kuptuar se ne çfare urjash te turbullta, ne çfare llumi i ka futur lidershipi i kesaj partie. Te mesojne se cilet kane patur ne krye. Te mesojne se per cilet jane bere “cope”, madje jane armiqesuar me pjese te tjera te shoqerise shqiptare dhe te perkatesive te tjera partiake.
Duke mesuar kete realitet te hidhur i kane mundesite ta permbysin kete situate. Te votojne ne krye te PD njerez te zot dhe me integritet te larte moral.
E mira tjeter qe mund te rreshtoj ne kete shkrim qendron ne faktin se, ne lufte per ta mposhtur njeri tjetrin, Berisha e Basha thane edhe ca te verteta qe, sipas tyre, nuk jane thene deri tani. Dhe nuk jane gjera te tjeshta. Nuk jane “me the e te thashe”. Jane gjera qe mund te shlyhen vetem me pergjegjesi penale.
Te vertetat e pathena qe tha Berisha per Bashen.
E akuzoi per aferen e Tojota Yaris, me 3 apo 4 milione euro. Madje tha se eshte i kerkuar nga drejtesia belge ?!!.
E akuzoi se ka nje dosje te hapur ne SHBA, dosja Musin, sponsorizimi i takimeve te Bashes me para te paligjeshme. Nuk e tha me para ruse, por deri tani per keto para eshte akuzuar Basha.
E akuzoi si pergjegjes per vrasjen e 4 qytetareve ne 21 janar 2011. Sipas Berishes, kryeminister ne ate kohe, ai paska qene ne nje dreke me ambasadoren e Gjermanise e pastaj nuk ka levizuar nga zyra. Ai, ate dite, nuk e dinte ku ka qene ministri i brendeshem i tij, Lulezim Basha!!! Aludimi i hapur. Lulezim Basha eshte pergjegjes per vrasjen e 4 qytetareve te pafajshem.
Ka edhe akuza te tjera, te cilat nuk ia vlen t’i zesh ne goje.
Te vertetat e pathena qe tha Basha per Berishen.
Sipas tij Berisha eshte pergjegjesi kryesor per shkaterrimin e procesit zgjedhor te vitit 1996, duke i’u kundervene edhe SHBA.
Po sipas Bashes, ai eshte pergjegjes per vrasjet e 21 janarit 2011. Kete nenkupton deklarimi se Berisha inskenoi skenarin e Tom Doshit te 21 janar 2011, ne mjediset e PD ne vitin 2021, por ne nuk rame ne pozitat qe ra Berisha ne 21 jana. Pra, Berisha eshte urdheruesi i vrasjeve te 21 janarit 2011.
Basha tha edhe nje te vertete tjeter te pathene. Deklaroi se shpesh e kam vene interesin e Berishes mbi interesin tim si kryetar i PD, por edhe mbi interesat e demokrateve shqiptar. Tani, kjo ka marre fund njehere e mire. PD nuk do perdoret me tutje per te mbrojtur interesat e çdo individi, perfshi edhe Sali Berishe. Nga kjo deklarate e Bashes secili qytetar shqiptar ka te drejte te mendoje se PD eshte perdorur si mburoje e aferave korruptive e kriminale te Berishes e familjes se tij.
Keto Foltoret dhe Kuvendet e PD ku po thuhen ca te verteta qe nuk jane thene, me kujtojne katarsisin e Fatos Nanos ne PS, me kujtojne mbledhjet e fameshme te KPD te PS ku u artikuluan shume te pathena per drejtues te larte te PS.
Si te pathenat ne PS edhe keto te pathenat e deklaruara ne Foltoret e Kuvendet e PD jane bere ne prani te qindra, mijra qytetareve. Ne mitingje. Ne ekrane televizive, ne shtypin e çdoditeshem.
Mire ne kohen e katarsisit te Nanos ne PS nuk kishim SPAK, por tani qe kemi drejtesi te kaluar ne siten e Vetingut, kemi edhe SPAK, deklarata, akuza te tilla nuk mund te hidhen ne koshin e plehrave. Ato duhet te behen nxitje per hetime te thelluara e per venien para pergjegjesise te gjithe atyre qe kane abuzuar me detyrat, qe jane perfshire ne afera korruptive e kriminale.
Kjo eshte e mira me e madhe ne mes te kesaj te keqeje, ne mes te ketij bataku qe kuterbon qelbesire.
Shpresojme qe SPAK te kete mbajtur shenime.
Edhe nje e mire tjeter me ka rene ne sy. Lulezim Basha e ka ngritur zerin ( ne fakt nuk me pelqen, nuk me bind me ulerimat, me zerin e çjerre ne mitingje e tribuna) edhe kunder “babait” te tij politik. Ia kane kerkuar me kohe te “vrase” babain politik. Deri tani nuk ka guxuar. Me qe “babai” tij kerkoi ta dhunoje ne te gjitha drejtimet, e quajti beseprere, Lulzim pengu, Lulezim brava, etj , Luli guxoi. E “vrau” babain e tij politik. Mbase kjo “vrasje” do ta çliroje PD nga nje ngerç i madh qe e kishte mberthyer. Ngerçi Berisha. Do ndikoje qe PD te kthehet vertete ne misionin qe ajo kish percaktuar qe ne krye te heres. Ta beje Shqiperine si Europa.
Sido te jete, te dy paleve u qofte puna e mbare. Them te dyja paleve sepse me sa shoh PD e ka te pamundur te ribashkohet. Mund te “rithemelohet” nje PD tjeter duke shtuar numerin e partive te dala nga shizma e PD meme.
Me bereqet thone nga anet tona.

Gani Elezi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.