Dje me 3 Maj 2022 në Zhegër përfundoi Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit 2022” në Zhegër vendlindja e Agim Ramadanit .Në kuadrin e këtij manifestim u festua edhe dita e shkollës që mban emrin e heroit AGIMI RAMADANI, i cili ra heroikisht në Kosharën Legjendare, me 11 prill 1999, për të mos vdekur kurrë në përballje me forcat serbe..Agimi me bashkëluftëtarë ku edhe ndryshoi historinë, krismat e tij shkulën gurin makabër, që për një shekull na ndau me shtetin amë Shqipërinë. Agim Ramadani, lindi me 3 Maj 1963, kjo datë konsiston si datë që festohet çdo vit edhe si dita e shkollës. Në kuadër të Manifestimit Tradicional Kulturor “DITËT E AGIMIT”, u shfaq program shumë i pasur kulturo – artistik nga nxënësit që i kënaqi të pranishmit. Programi qe vërtet nevojë, pasi që për dy vite nuk ishte organizua dita e shkollës për shkak të Pandemisë. Programin e moderuan dy nxënëse të shkëlqyeshme të kësaj shkolle, të cilat në fillim pas intonimit të himnit i përshëndetën të pranishmit dhe të pranishmëve i dëshiruan mirëseardhje për festën e ditës së shkollës.

Drejtori i shkollës z.Rrahman Agushi, me një fjalë rasti hapi këtë manifestim. z.Rrahman në fillim i falenderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe përshëndeti stafin e shkollës bashkë me Zëvendës Drejtorin që u angazhuan në bashkëpunim me këshillin organizativ për manifestim, në përgatitjen e programit kulturo artistik. z.Rrahman Agushi, me një kronologji të shkurtër përshkroi historikun e kësaj shkolle, sukseset dhe mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor, që vërtetë ishin shumë inkurajuese, kjo u duk edhe gjatë programit që u shfaq, ku ishte bërë një punë shumë e madhe edhe pse e mundimshme, po me shumë vleraartistike, ashtu siç e meriton heroi komandanti Agim Ramadani. Një përshëndetje e veçantë e bëri për familje familjen e heroit Agim Ramadani, pastaj drejtoreshën e DKA-së Selvete Sylejmani, të cilës iu dha fjala për ta përshëndetur manifestimin. Pastaj iu dha fjala Shukrije Ramadanit, bashkëshortes së heroit të Agim Ramadanit .

Ajo përshëndeti me një fjalë rasti, e cila i falënderoi të pranishmit, posaçërisht stafin e shkollë dhe të gjithë organizatorët e këtij manifestimi, për nder të 3 majit ditës së shkollës që mban emrin e heroit “Agim Ramadani “për këtë organizim të shkëlqyeshëm .Pas fjalimeve filloi programi kulturo artistik me valle recitime nga nxënësit e po kësaj shkolle që u përcjell me shumë kënaqësi nga; nxënësit, prindërit mysafirë të shumtë të ftuar . Është për tu cekur se teknika e zërimit ishte në nivel shumë të lartë për çdo lëvdatë, në fund për të pranishmit u shtrua një koktej . Për gjithë mbarëvajtjen e programit pas pak ditësh, do të keni rastin të përcillni programin nëpërmes videos që do të shpërndahet në kanalin tim të YOUTUB-ës ROGAN 2022.
Me respekt :Prof. Gani Kryeziu
“””””””””””””””””””””””””””””””””