Per vendlindjen e ka zemrën zjarrë
Kur dhe ëndrrat te terhjekin zvarrë,
Që as loti më nuk i mungonë …
Mendja gjithë n’vend t’vetë e qonë !
Që kur vajti nga andej iku neper det,
Që nuk dinte ku t’perfundonte as vetë
Ashtu çdo njëri me vuajtje të veta
Keshtu i kishin nda valët nga jeta !
Kur t’kthehet me muzgun dikur vonë
Ku nuk e pret njëri,e plot rrudha në ballë…
I krylosur prej vuajtjeve në kohë…
Ç’mistere e vuajtje i ka fshehta vallë !
• Gani Orana, /15/Maj/2020/. Gjermani.
TË BUKURIT SHTEGTARË

O lejlekë që kullosni n’ketë fushë
qofshi me fat si keni ardhë,
mbushni sqep e mbushni gushë
jeni ma t’bukurit shpezë shtegtarë!
Gëzohet shpirti aç shumë sa s’ka,
si fatbardhë jeni lajmtarë të parë….
Keni kalue detra e shumë oqeane,
që të sjellni fatin në tokën Dardane!
Është knaçësi t’ju shoh ore lejlekë,
po ju vezhgojë si keni marrë rendë,
Për folen e juaj tani që keni gjetē,
ky vend Dardanë ka per të mbetë!
Si shtegtarë e fatin që e keni,
e t’pastrehë gjithëherë që jeni,
nëper terë vendet që flutoroni
vendin e Iliririsë kurrë se harroni!
Jeni në Ilirin më t’bukurin vend,
që n’krye t’fronit ishte Teuta mretreshë,
ku tokēn dhe detin e zotronim vetë,
perplot armë e shiqeta n’tokë e n’detë!
O shtegëtarë ngjyrë lara t’bardha,
krejtë natyren e keni deshmitarë,
sa shumë stuhi u keni bër ballë,
nder vite keni mbetur gjallë!
O t’bukurit, o shpend i shtegtarë
a do t’na ktheheni prap me ardhë.
që t’na lajmroni per atë ditë t’bardhë
se jemi n’pritje shumë kohë të gjatë!
Gani Orana/10/Qershor/2020/.