7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Gani Orana

QYTETIT TË TRASHIGIMIS
Imazhi mund të përmbajë: qiell, mal, jashtë, natyrë dhe ujë
(BERATIT)
Dua të shkruj me plot shpirt t’krijimtarisë
Për bukritë e qytetit të vjetër të ILIRISË,
Për vlerat të trashguara brezor të qytetarisë..
Emër me peshë të madhe i jep Arbërisë.
O Berat,o vend piktoresk në shpat mali..
Mban në supe tuaja mjaft histori malli.!
Berat i pasur mbart një botë popullore
Keni një vjetërsi mbi Dymijë vjeçare!
Ty të quajn bota qytet i Njëmijë dritareve.
Je i regjistruar në arkivat e ndërkombtarëve.
O i bukuri Berat,je i rrethuar male shum…
Që të pershkon me freskin dhe lumi Osum !
O Berat vend i trashgimis pa mbarim…
Unë kam dëgjuar për ju dhe në perendim..
Shumë dëgjova në ty për veprat e diturisë
Teza për ty Berat më kualifikoj mes Gjermanisë
O Berat i vjetër prej kohēs së antikës.
Ke të njohur muze edhe urën e Goricës.
Ti e ke të ndritëshme faqet të historisë
Ju ja shtoni shkelqimin mbar Shqiprisë !
17.Shtator. 2020.Gani Orana-Germany.
“”””””””””””””””””””
PËR LUMTURIN
Për ty që nuk të njofim fare hiq,
as s’te kemi mik e as farë e fis.
Kjo eshtë diçka e çuditëshme,
por s’është edhe e përditshme !
As nuk njifet,është e paemër,
Si nëper dritë e sikur në terrë,
Të vjen atëherë kur se pret….
S’të pyet aje bashkë apo vet !
Është e pa formë e pa ngjyrë,
As nuk shifet kursesi me Syt.
Të gëzon që thua bota s’ka fund..
E kur t’ik nga dora se gjenë kerkund!
Shetisim shum gjatë e kërkojmë,
Sikur një ishull në mes të oqeanit,
Edhe në fund kur e zbulojmë,
E atëherë eshtë tepër vonë!
Kemi nevojë si per ujin e pijes,
Siç e kerkojmë n’çdo hap dijen.
E vertetë rrethë nesh ajo rrinë,
Herë shuhet,herë na benë dritë!
Gani Orana/06/09/2020/Germany.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.