9.2 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Gani Orana

 

NJË GRUA QË PO LOTON..Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe Zmadho
Për atë grua që po na loton
Që vaji i saj kurr nuk n’dalon,
Që kur ditën e pa fat e kujton
Se si kohës trishtë i mbijetoi .
Loton me zemrën e n’dezur
Per shpirtin flakë të djegur
Që u dogjë e bërë prushë..
E për fatin e saj të humbur !
Lulet n’kopsht që si blerojnë
Ja dogji zjarri ja bëri shkrumbë
Nuk i mbeti asnjë fije bari e lule
Shpirtin e vuajtur me ja freskue.
Si mbeti flake ndezur dashurie
Q’ja dogji zjari barin deri në fije
Blerimin s’e njomi as shiu i Mait
As puhia që zbret nga majat malit.
Nuk i rritën kurrë as lulet e verës
Shpirti e djegur, gjithherë i zbraztë..
Pranverat do të vijnë krejt me radhë
Ç’farë është djegur s’ka për t’u ngjallë.
Gani Orana – Nga vëllimi -DIELLI DHIMBJES-
“””””””””””””””””
QYTETIT TË TRASHIGIMIS
(BERATIT)Imazhi mund të përmbajë: qiell, mal, jashtë, natyrë dhe ujë
Dua të shkruj me plot shpirt t’krijimtarisë
Për bukritë e qytetit të vjetër të ILIRISË,
Për vlerat të trashguara brezor të qytetarisë..
Emër me peshë të madhe i jep Arbërisë.
O Berat,o vend piktoresk në shpat mali..
Mban në supe tuaja mjaft histori malli.!
Berat i pasur mbart një botë popullore
Keni një vjetërsi mbi Dymijë vjeçare!
Ty të quajn bota qytet i Njëmijë dritareve.
Je i regjistruar në arkivat e ndërkombtarëve.
O i bukuri Berat,je i rrethuar male shum…
Që të pershkon me freskin dhe lumi Osum !
O Berat vend i trashgimis pa mbarim…
Unë kam dëgjuar për ju dhe në perendim..
Shumë dëgjova në ty për veprat e diturisë
Teza për ty Berat më kualifikoj mes Gjermanisë
O Berat i vjetër prej kohēs së antikës.
Ke të njohur muze edhe urën e Goricës.
Ti e ke të ndritëshme faqet të historisë
Ju ja shtoni shkelqimin mbar Shqiprisë !
17.Shtator. 2020.Gani Orana-Germany.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.