Çamëri hej fol Çamëri
pse të shihet loti n’sy
hej pse t’ndihet vaji e gjama
Ah jetime me ka lanë nana!
Çamëri hej fol Çamëri?
Dardania êshtë me ty!
Çamëri hej fol Çamëri
po plagë te madhe ke ti
keto plagë ti lanë n’zemër
t’ujitura me gjakë nder shekuj!
Çamëri hej fol Çamëri?
Dardania është me ty!
Çamëri hej fol Çamëri
mblidhuni t’reja e t’ri
hidhini t’kqijat e bani hi
lidhne besë n’flamur kuq e zi!
Çamëri hej fol Çamëri?
Dardania është me ty!
Koha thrret me u bashkue
njani tjetrin me përqafue
që nga jugu deri ne veri
t’gjithë jemi motra e vllazni!
Çamëri hej fol Çamëri?
Nënë Shqipria te thrret ty!
Çamëri mojë tokë Shqiptare
t’lidhim besën që na lan t’paret
me të bashkue edhe ty
që Shqipëria t’bahet Shqipri!
Gani Orana nga Vëllimi -POEZI NGA EPOKA SHQIPTATE-