19.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Gani Orana

PRAP PO VJEN MARSI
May be art of pemë dhe ambiente të jashtme
Prap ! Po prap do t’na vjen Marsi
Do të lulëzoj prap fusha e bjeshka
Por zanës a do t’ja ndegjojm zanin?
Siç këndojke kur na vinte Pranvera !
A do t’vajton ma ? Oj zana e malit.
Ngrite zani tani se veq iku acari !
E pse? Dil njeherë me na vajtue,
Siç vajtojshe njëherë në çdo krue!
Vaji yt na bajke gjithëve me mendue
Nëper ato vende ku ishim tu pushue
E t”ja marri njiher kanges me kendue
Kur t’gjithë kanë me na u bashkue !
Zani i yt na dridhke dhe bjeshkën
E pranverën na i bajke vjeshtë,
I bajshe me kja lisa edhe stane
Shumë e lotin e derdhe k’to male!
More djal çka je duke shkrue.
Jamë një zanë që kamë vajtue,
Kamë vajtue hiq kurrë pa ndal
Nuk vajtoj ma kurr per se gjallë!
As’po shihni apo Syt ju kanë lshue ?
Tani duhet shumë Ju për të punue !
Vëllau me vëlla duhet mirë me çue
E që Rinia jasht vendit mos me shkue!
Gani Orana/19/02/2020/ Germany
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.