15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 22 Prill 2026

Gani Orana

KULLA VROJTUESE
Mund të jetë një imazh i bazen uji
Kulla jonë e ndërtuar mbi ata gurë
Asnjëherë stuhis jo nuk ju lëkunde
Në mbrendësi të kësaj kulle vrojtuese
Sulltanit as Kjaz Nikolles nuk ju përkule.
Avdi Pasha një sundues turqeli.
Fjalë të randë foli për shqiptari…..
Ore për asgjë nuk jeni o Shqiptarë !
Një kullë s’mund ta mbroni nga Mali Zi.
Sipas vargjeve të Gjergj Fishtës…..
Oso i madhë Avdi pashës i përgjigjet!
Burri I mirë kurrë nuk ngutet….
Prej burrënis e jo prej tutes..
Trim mbi trima Oso Kukë Shkodrani.
Çka I tha Avdi Pashë çerkez Kaukazi…
Pushkë e besë na i ka lanë I pari…
Gjithëherë në kokë mi ra dushmanit.
Oso Kuka me njëzet e tetë trimat e tij
Sa shpejt po hyjn trimat në atë Vraninë
Në kullën vrojtuese na pas kanë mrri…
U lidhë besa e na u dha kushtrimi.
Tym e flakë po del nga ato frengji!
Ç’po na ushtonë Liqeni edhe fusha
E kanë nisë luftën e burrat e Arbnisë…
Për së gjalli nuk dorzohet Oso Kuka!
Lufton Osa me shokë hiq pa ndal
Nuk u dijke a është ditë apo natë.
Shumë janë vrarë e janë varrue
Por për s’gjalli kulla s’ka me u lshue.
Oso Kukë Shkodrani trimi e ka kuptue
Nga Kulla i gjallë nuk mundet me largue..
Edhe vdekjen trimi po e sheh parasysh
Sal Behri pesëmdhet vjeq ngat ju afrue….
Oso Kukës me këto fjalë ju drejtue…
Deri në vdekje shkaun du me luftue
Ateherë Osa nga fjala nipit u madhngjue
Po i shef ushtarët e tij të vdekur( mekur).
Oso Kuka trimi na ishte lodhur e varrue
Po i pret forcat malazeze ngat me ardhë
Po donë trimi mish per top per me i bae
Asnjë malazezë të gjallë mos me lanë!
Hajdni,hajdni mori shkina sorrotina
Mos të vini kurrë ma hiq të Vranina
Edhe mësoni fëmijt mas dites sotit
T’mos lakmojnë kurrë në tokën e Kastriotit.
Pishtarin n’dorë bureve t’baroti u afrue
Përnjëherë flakë barotin trimi e ndezi
Lart në qiell e çoi kullën edhe vetin
Malazezit ushtaret krejt shkrum ja djegi!
Autori :Gani Orana-/08/11/2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.