8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Gani Orana

SHIQOI DIELLIN QĒ POSA AGOI
Shiqoi atje larg diellin që posa agoi..!
Një rreze mbas brigjeve thepet i ndriqoi
Një ngjyrë e art ngadal qiellin po e pushton
Bukurin detit Arbëror madhështin ja shton!
Po! Andej detit motrat e vllezërit e mi janë
U mundova ti shiqoj, e me shpirt ti përqafoj.
U mudova që ti thërras,por s’munda dot !
Që te ju them se ju dua e nuk ju harroj ..!
Sot është e Diela gjithnjë e kthjellët,
Qielli blu e retë sot kishin pushim….
Edhe pas ditëve të shiut dhe erës,
Deshirojm pak diell, e pak gēzim..!
Dielli i bukur,me madhështinë mbretërore
Flet për ju dhe mua e mendimet burrërore
Dhe lëshon rrezet e arta në trojet Arbërore.
Me atë shpërndarje e dritës stërgjyshore!
Gani Orana-/24/Korrik/K-Gjermani..
“””””””””””””””””””””””””””””””

MOS HUMBENI SHPRESËN
Nëse e keni ndjerë vdekjen në përgjumje,
Pēr ato gra që janë të çnderuara,
Ne duhet ta kuptoj revoltën e tyre!
Dëshpërimi dhe neveria si të harruara.
Megjithatë, zemra e tyre e lenduar…
Me ngritjet dhe uljet e padeshiruar…
Ne duhet të jetojm në një kohë…
Që shpresa e jonë mund t’iu ndihmojë!
Fjalët e tyre t’dhimbshme e t’hedhura në erë
Kujtoni të mbijetuarat dhe vuajtjet që i kanē
Që i rrëzoi dhe i uli moralisht në jetë……
Këto luftëra që njëriun duan ta shkatrrojnë!
Shumë masakra dhe shumë raketa.
Jetojmë në një epokë të vështirë.
I gjithë ky hi fluturon andej largë
Dhe ata fëmijë që janë në nevojë.
Për fëmijët në botë duhet të shkruhet.
Ata e meritojnë të gjejnë të qeshurën..
Me gjithë atë flakë në sy që po e përjetojnë
E që një ringjallje do të ju vijë më vonë…)
Artisti e Poeti,do të jenë gjithëherë
Per të pershkruar per vuajtjet e dashurinë,
Duke shique natën Yjet e Hënen e ndriturë.
Duke u lutur për një ditë e fat më të mirë.
Njeriu nuk mund të jetojë pa shpresë,
Sepse ia lehtëson vuajtjet vetës në jetë…..
Ne s’duhet ta pengojmë atë të ëndërrojë,
Ku ambiciet e tij e mbajnë të motivuarë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.