TI NUK KE VDEKUR…
Seç po qajnë sot shqiptaria,
Nga padrejtësitë që na bën Maqedonia,
Sa çlirimtarë në burg padrejtësisht i mbanë,
Pamëshirshëm i torturon e i vranë!…
Sot në atë burg vdiq edhe një çlirimtar,
Rexhaili një zemër-luan shqiptar,
Ishte I dënuar me burg të përjetshëm,
I betuar si çlirimtar i pavdekshëm…
E dashte aq shumë flamurin kuq e zi,
Me vete e mbaje edhe në qeli,
Asnjëherë nuk u dorëzove,
Të tjerët i frymëzove se si Atdheu mbrohet.
I betuar për flamurin e larë me gjak,
Nuk ju nënshtrove urdhrave sllave as në qeli,
Të panë të pamposhtur si Luan,
Të vranë padrejtësisht ata shpirtzinj.
Por për ne ti nuk ke për të vdekur kurrë,
Do të kujtojmë gjithnjë si hero me flamur,
Se heronjtë janë të pavdekshëm,
Në zemrat tona i ngrisim një piedestal të paprekshëm.
LAVDI!
©️Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.