14.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

Ganimete Jakupi Demiri

GJURMËT E MIA

Asnjëherë jeta nuk më servoi diçka të gatshme,
Madje rrugët e mia nuk I kisha të shtruara me trëndafila,
Sa herë m’u dashtë t’i heqja gjembat,
Për t’i kapur rrembat!…
Sa herë më ranë rrembat mbi kokë,
Asnjëherë jetës nuk ju dorëzova,
Përkundrazi gjeja tjera arsye,
Dhe vazhdoja rrugën bëhesha më e fortë.
Asnjëherë të tjerët nuk e dinë se me çfarë ballafaqohesh,
Përderisa ti do të arrish aty ku ke synim,
Vetëm kur e shohin rezultatin,
Të gjykojnë pambarim!…
Nëse nuk ke kaluar rrugëve të mia,
Nuk do t’i dish as gjurmët e mia asnjëherë,
Nuk është asgjë e lehtë për t’u arritur,
Por duhet të punosh fort me nder që nga agu deri në terr!…
Saherë dallgët e jetës të përplasin,
Në batica e zbatica njëra pas tjetrës,
Duhet të jesh strateg i madh,
Për t’i arritur synimet që ia ke vënë vetes!…

©️Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.