KRAHË HAPUR,.
Kjo çati një strehëz e ngrohtë
Vjen mëndjes me nostalgji
Më ,nuk jemi të gjith tok
Qëndrojmë distancuar me kufi
Ndaj jepu forcë krahëve të mi
Më ço tek pema me jetë
Ajo biskëzon, gjethet çdo vit
Krahë hapur të jep shpresë
Hije gjethesh bëhen heronj
Fakti që si sheh s’thotë asgjë
Janë aty përgjithmonë
Fli shpejt ikën nata, pa bërë zë
Edhe qielli i vetmuar
Me re mbuluar ,pakëz diell
Pret një zë të bekuar
Veç pranverë shpirtit ti sjellë !
17 Prill 2020 Mirela Ropi !