15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Gent Kaloçi

Ata marrin non grata/të padëshiruar nga amerika, ndërsa unë vlerësime dekada më parë!!
Eh, jeta!
Një kolazh fotosh, kujtimesh, eksperiencash nga jeta studentore në Athinë.May be an image of text that says 'ANNOUNCEMENT Congratulations all students who were elected Board, Friday, December 2000. the Student These students are: Spiros Spinoulas 95 79 Ria Kalotsi PENREFERENCE 68 Maria Kramvousanou UCAS Katerina Papakonstantinou NICHOLAS Filitsa Arvaniti 8037906 Pantelis Radopoulos 0932994076 ballots Û semester studext Spinoulas eceived highest numbero with Nicholas, Ms.Nicholas' office. Thursday, December7, NYC'
1- Lart majtas gjendet artikulli im i parë në kollonën politike të gazetës së kolegjit amerikan në Athinë në botimi e parë.
Përvojë interesante organizimi dhe printimi i një gazete në anglisht.
Ndërsa poshtë djathtas është faqja e parë e gazetës me logon e saj, fituesit e zgjedhjeve studentore që përbënin kryesinë e këshillit të studentëve. (Shkurt/Mars, 2001)
– Një fakt interesant për këtë artikull dhe daljen e gazetës është se artikulli fillestar u shkruajt përgjatë fushatës presidenciale në Amerikë në muajt. Artikulli shtjellonte argumentat pro kandidaturës së AL Gor. Gazeta për shkak të problematikave të ndryshme u printua disa muaj më vonë nga dalja e rezultateve të zgjedhjeve dhe u mjaftua në prologun e shkrimit fillestar. Me pak fjalë nga aspekti dhe këndvështrimi personal ishte një dështim, sepse nuk tregonte nivelin tim kritik në formatin gazetaresk. Megjithatë, mbetet një kujtim i bukur.
2- Lart djathtas, dokumenti (Dhjetor, 2000) i rezultateve të kandidatëve dhe votat që mori secili në zgjedhjet e shkollës për këshillin e studentëve.
pjesëmarrja ime e parë në zgjedhjet studentore dola e treta (pozicioni sekretares nuk pranova). Në pjesëmarrjen e dytë dola e dyta (zv.presidente), sërish nuk shkela rregulloren e brendshme.
(Rregullorja ishte mund të votoheshin deri në 2 persona.)
– Një kujtim i bukur dhe i veçantë për këto zgjedhje ishte se kandidatët duhet të informonin studentët se mund të zgjidhnin deri në dy kandidatë. Ky ishte rregull që duhej të ndiqnim para se të hidhnin votat në kuti. Nga të gjithë kandidatët vetëm unë e zbatova këtë rregull duke i informuar studentët që u jepja letrën e votimit. Ndërkoh që të tjerët, kryesisht dy djemtë që dolën të parët (president dhe zv president) i studentëve shkelën rregulloren. U bë një mbledhje për anullimin, por vendosëm që mos të detyronim sërish shkollën të rivotonin. Kjo u vu re nga ne e nga vëzhguesja (instruktore/lektore) dhe u konfirmua në numërimin e votave se në fletushkat ku votonin për mua, (Ria Kalotsi) kishte edhe votë të dytë. Ndërkoh të dy kandidatët e vendeve të para kishin vepruar me qëllim keqinformimin dhe mangësinë e informacionit shtesë. Ndodheshim përballë nj tj dhe kur vija re shkeljet e tyre u ngulja sytë e u “flisja” për t’u rregulluar, por edhe ata qëlluan të ishin në gen mashtrusa. Këta lloj m’i tërhiqte gjaku gjithmonë. Megjithatë ishte një eksperiencë, sfidë, se isha e para, femër shqiptare kandidate, studente e re që në simestrin e parë. Këto për mua mjaftonin pavarësisht rezultatit cilido që të ishte. Kjo ngjarje ndikoi të mësohesha me vjedhjen që është fenomen universal i një sistemi të padrejtë që promovon konceptin e të futmes dhe më të shejtandjallëzuarit.
Në kandidimin e parë arrita e treta me 68 vota dhe automatikisht më takonte të merrja vendin e sekretares, por nuk pranova (sepse sekretare nuk më ka pëlqyer asnjëherë, për shumë arsye). U mjaftova me rolin e anëtares së thjeshtë për shkak se punoja kohë të plotë për të paguar shkollën private.
3- Poshtë majtas, letër referencë e pedagoges amerikane (me prejardhje nga greqia) Sofia Nikola, zv presidente e çështjeve studentore.
Në tekst, ajo shkruan;
“Genta ishte studentja ime për një simestër. Ajo tregoi veten si një grua që punon me zell dhe me rezultatet më të larta në provime. Në klasë ajo ishte lidere në tema diskutimesh dhe prezantimesh në grup. Genta ka një mëndje të mprehtë dhe sens të hollë në kreativitetin e mendimeve të saj. Gjithashtu, ajo është shumë e informuar mbi të rejat e fundit në pothuajse gjithçka që ndodh në botën e politikës, ekonomisë, edukimit dhe teknologjisë.
Në degën e psikologjisë ajo ka treguar të jetë e mirë pregatitur të ndjeki objegtivat e saj në Manaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Publikun. Unë jam e sigurtë se ajo do shkëlqejë në këto fusha.
Unë kam pasur pothuajse 7000 studentë në karrierën time; (unë) e vendos Gentën në majën e 2%-it. I uroj fat të mbarë.
Athinë më Shkurt, 2002.
Këto. Kaq!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.