5.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Genta Kaloçi

Majmuni njeri e shqipfolësi majmun, teza e shqipfolsave të rinj e të vjetër! Histeria e një popullsie e të gjitha niveleve të shoqërisë nëpërmjet krekosjes së një krenarie boshe që nga analfabeti me fillore deri te intelektuhali akademik i kanë bërë më shumë dëm kombit shqiptarizmës sesa çdokush tjetër në vijën e saj të mbijetesës shekullore. Për 99% të popullsisë që deklaroheni besimtarë fetarë duhet ta dini se krenaria është mëkat në sytë e Zotit. Krenaria është “mëkati origjinal” sipas librave fetarë. “Zoti është kundër krenarëve. Ju nuk e doni Zotin si kundërshtarin tuaj. Jakobi 4:6 “Por ai na jep më shumë hir. Prandaj Shkrimi thotë: “Perëndia i kundërshton krenarët, por u jep hir të përulurve.” 1 Pjetrit 5:5 “Të rinj, në të njëjtën mënyrë jini të nënshtruar ndaj të moshuarve. Të gjithë ju, vishuni me përulësi ndaj njëri-tjetrit, sepse: “Perëndia i kundërshton krenarët, por u jep hir të përulurve”. Luka 14:11 “Sepse kushdo që lartëson veten do të përulet dhe ai që përul veten do të lartësohet.” Rruga lart është rruga poshtë. Plotësisht e kundërta e botës. Përuluni dhe do të lartësoheni; lartësoje veten dhe do të përulesh.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm https://hopeoakville.ca/the-fruits-of-pride/ Sidomos krenaria boshe është jo vetëm mëkat filozofikofetar që e ndeshim në urtësinë popullore, por edhe krim në aspektin ligjor, atëherë kur frymëzon urrejtje, ose diskriminim (nazifashizëm i dënuar me ligj në të gjithë botën) ndaj pjesës tjetër të shoqërisë. Krekosja e krenarisë boshe kombëtare nga individë që nuk kanë bërë asgjë në dobi të shqiptarizmës në një përpjekje qesharake idjoteske për ti bërë të gjithë shqiptarë është njësoj siç veprojnë grekët (araboturkosllavolatinët) kur n’a shndërrojnë me detyrime fetaroligjore nëpërmjet dokumentave të rreme. Ti bësh të gjithë në botë me gen ose gjak shqiptari nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e ulët të quash “Një majmun njeri për faktin se kemi një ngjashmëri gjenetike shumë të afërt (~98% të ADN-së), asbtu siç mund të quhemi krimba se kemi 75% ngjashmërie të ADN-së edhe me to.” Shqiptar nuk të bën vetëm ngjashmëria, afërsia e gjakut ose ndonjë gen i humbur në mullaqen e dikujt që si terma përjashtojnë shifrën e 100%. Shkencërisht nëse nuk është 100% atëherë nuk është i tillë. E pra kjo shifra 100% të jesh shqiptar e jo shqipfolës si këta vulhumburit e shumtë të bën vendimarrja, puna, përpjekja, sakrifica, ëndrra sublime ti shërbesh vendit, popullit, kombit, njerëzimit, shoqërisë shqiptarizmës. Me pak fjalë sipas llogjikës suaj të nivelit të një amebe (ofendoj amebën) të gjithë këta për të cilët krekoseni janë aq shqiptarë sa është majmuni e krimbi njeri në bazë të ngjashmërisë së ADN-së. Fundja kujt i plasi sesa janë shqipfolsa në botë?! Me përzjerjen e rracave ata janë po aq shqiptarë sa janë arabë turq latinë grekë serbë etj. Fundja, kujt i plasi që gjithë bota paska një gen shqipfolsi? Në vend pas 90ës dolën miliona shqipfolsa me çertifikatë e pashaportë (në pushtet, pozitë/opozitë) për tre dekada, por i kanë sjellë vetëm dëm kësaj toke. Kjo s’do të thotë se të gjithë këta brenda dhe jashtë këtyre trojeve janë Shqiptarë! Menjëherë del pyetja, çfarë bënë konkretisht ata/ato/këta/këto për këtë tokë, kombë, shtet? Të gjithë u shërbejnë ekonomisë, politikës, dipllomacisë, ushtrisë, pashaportës, taksave, interesit të vendit ku jetojnë dhe xhepit të tyre, asgjë për Shqipërinë. Luftojnë e punojnë për botën, por asnjë kacidhe, asnjë pikë gjaku e djerse për këtë tokë! Atëherë përse kjo krekosje e një krenarie idjoteske? Ashtu siç ju pëlqen të papagalizoni të famshmit e huaj, në rastin konkret siç thoshte presidenti Kenedi; “mos pyet ç’bëri Amerika për ty, por ç’bën ti për Amerikën/vendin/atdheun.” Asgjë! Një mut, të gjitha palët para ’45ës dhe pas ’90ës vetëm për veten, atëherë n’a plasi tr@pi për ta ashtu siç u ka plasur atyre për forcimin e Shqipërisë dhe shqiptarizmit. Prandaj, mo na lodhni më leshtë për shqiptarizimin e botës nëpërmjet një geni të bythës së dikujt që gjenetikisht, shkecërisht është dobësuar aq shumë sa kanë marrë tiparet e kombeve, vendeve, popullsive, shteteve, martesave të shteteve ku jetojnë. Kaq e thjeshtë! Mjaft e rezilepsët kombin me idjotsitë tuaja!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.