Ngjashmëritë, Unë dhe Saliu!
8 SHKURT 2016
Këto rreshta do i shkruaj për ngjashmëritë që kam unë personalisht me satrapin, injorantin e politikës shqiptare, të gjithë ja dini emrin s’është nevoja t’a përmend. Kaq kohë jam munduar të sulmoj këtë njerkun e vatanit, shtriganin e popullit tonë të pa fat.
Eh, sali, mbrëmë siç po mundohesha të flija më vinin në mëndje ngjashmëritë që kishim bashkë, më iku truri, sali. Nuk i besoja dot kaplloqes time, epo kur të bën mëndja jote lojra të tilla imagjino ç’të bën një si ti sali. Mundohesha, përpëlitesha, i bëja punë bindëse trurit, dhe meqënëse nuk më bindej vura në lëvizje armaturën e rëndë, i ndalova të të mendonte. Aty, sali ja futa vetes, harrova unë që ndalimi me dhunë cila do qoftë forma nuk ka rezultat, por unë e dëshpëruar që isha për gjumë e provova.
Ah, sali, gjithë natën më dilnin me numër rendor ngjashmëritë tona, gjumë nuk kam bërë, nga inati dridhesha që as truri, as trupi nuk më bindeshin urdhrit tim sali.
Ah, sali, më kishe bllokuar qënien sali, me gjithë përpjekjet e mia, u dorëzova sali, dhe i thash vetes, t’a shikoj këtë variantin e pikave të përbashkëta mbase vërtet ka ndonjë bazë llogjike.
Ashtu siç po qëndroja, filluan sali, e kur më erdhi në mëndje pika jonë e parë sali, ti nga veriu, viçidoli, sali edhe unë origjinën e largët andej si ti, Dibra e Ulqini, fqinjë biem sali.
– Zbrite në Tiranë me gomar një gomar si ti sali, të parët e mi me karvanin plot me flori (që më pas e vodhe ti bashkë me liken, sali).
– Studjove për kardiolog me lekët e popullit sali, kurse unë studjova për psikologe duke paguar vetë sali.
– Ti studjove zemrën (që s’e pate kurrë), kurse unë trurin (që mundohem t’a ushtroj përditë), sali.
– Ti u martove sali dhe më pas fillove aventurat jashtë martesore sali (sjellje e gabuar psikologjikisht, juridikisht gjithashtu dhe në ligjet e zotit tënd).
– Kurse unë, fillova me aventurat (të njihja veten, çfarë më pëlqente, kush isha, çfarë dëshiroja, ku doja të shkoja, si do shkoja, ku do arrija), pastaj u martova (kjo është rrjedha normale, sipas shkencës dhe studimeve të sjelljes njerëzore), sali.
Po vazhdoj më tej, duke përmendur marifetet e tua me të cilat u fute nga vrima e hales në Partinë Komuniste me lëpirje bythe e bolesh sali.
– Ndërsa unë kandidova për PKSH-në në çastet e frikës së madhe, përndjekjes së shtrigave, terrorit, kërcënimeve, shantazheve, deformimeve historike, pasi m’u afruan vetë anëtarët e saj, sali.
– U shtire për afro tre dekada si ‘komunist’ i denjë, por ti nuk dije dhjetë cilësitë e komunistit o i pafytyrë, ato cilësi që ishin dhjetë urdhëresat e zotit në ligjin e tij.
– Ti shkele ligjin e njeriut dhe atë të zotit për përfitime personale sali, kurse unë shkela veten, krijesat e mia, për idenë dhe ëndrrat e mia universale sali.
– Ti, nise për operacion plastik jashtë vendit atë mostrën që linde, shëmbëlltyrë e ligësisë tënde me lekët e djersën e prindërve të mi, e mbete bukshkalë e mosmirnjohës deri në fund, sali.
– Unë nga ana tjetër, bëra operacion zorrën qorre, në Athinë, por me siguracionet e mia, sali.
– U ngjite në pushtet si kërrmill e po rrëshqet si i tillë, unë provova të ngjitesha me forcat tona, të miat dhe të atyre që besuan në mua sali, pavarësisht se s’më lejuat e më vodhët ditën me diell, bashkë me ortakët e tu në pushtet, sali.
Lista sa më shumë të mendoj e të shkruaj, aq më shumë shtohen ngjashmëritë tona sali.
Ah, nuk mund të mos përmend bukurinë tënde dhe bukurinë time sali, të dy jemi plotësues të njëri tjetrit, sali.
– Ti ke gjatësinë që më mungon, e unë kam normalitetin në pamje, që ti aq shumë e dëshiron.
– Ti shite shpirtin djallit për pak pushtet krahinor e një grusht para, unë e shisja në moment shpirtin për ndëshkimin tuaj shëmbullor, për drejtësi, zhvillim e mirqënie të njerëzimit dhe popullit tim në veçanti.
Ngjajmë shumë sali. Ndryshimet tona janë të pakta, qëllimi dhe arsyeja, vetëm këto të dyja n’a diferencojnë sali.
Ah, sali, sa njësoj jemi si dy anë të një medalje jemi, un kokë e ti pil. Do thuash si arrita në këtë përfundim, sepse ti një mashkull (pa këllqe e bole) i tredhur nga jeta e vetja jote, kurse Unë, nga ana tjetër, femër me bole dhe aq këllqe sa ty të mungojnë.
Po e mbyll me kaq sot listën e ngjashmërive sali, se je në moshë delikate e duhet të kujdesemi për ty të dalësh para drejtësisë për krimet ndaj vatanit e sovranit. Përdora këto fjalë, sepse kanë qënë kryefjala e krimeve në fjalimet e tua bajga sali.
Nuk mund të të sulmoj dot sali, nga këto rreshta doli se po të të kundërvihem ty, është vetëvrasje, sali. Megjithatë, unë do vazhdoj timen e ti tënden sali, ashtu siç di e mundet secili nga ne.
Rroftë liria e fjalës që mund të shprehemi, por ne na latë fjalët, kurse ju mbajtët pushtetin dhe paratë. Ndarje ideale, na i keni marrë si parapagim, bazuar në vendimin paraprak të vendimeve gjyqsore në favor tuaj si ndëshkim ndaj nesh për shpërdorimin e saj. Meqënëse është kështu se juridikisht na e keni futur, financiarisht po ashtu, të paktën po shfrytëzojmë këtë ndëshkim çerek shekullor të shprehemi, pavarësisht faktit se nuk ndryshojmë dot asgjë nga këto. Apo në fakt, Mundemi dhe kjo ju bën kaq delikatë. Koha do e tregoj nëse edhe Unë jam shantazhiere më keq se ty (në favor të ligjit e së drejtës sublime), më kriminele se ty që s’pranoj kompromise me padrejtësinë në çdo formë, apo më e pangopur se ty. N’a mbetet vetëm të presim e të shohim parashikimet e grupit tënd apo ato të Grupit Tim do të realizohen në rrjedhën e jetës.
Kurajo, sali. Kohë të vështira ju presin. Asgjë personale, vetëm politikë. Shyqyr që s’njihemi se do abuzonit me këtë çështje dhe mbase do kishim të tjera zhvillime.