Çfarë nuk shkon me median tonë?!
Emisione dhe pushtetarë pd, ps, lesheli shpk qajnë hallin e trafikantëve, mafias që vriten.
Akuzojnë njëri tjetrin për vrasjet dhe kriminalitetin që e kanë prodhuar, ricikluar politika me vendimet e saj antisociale për t’u shuar shpresa në vend për punë dhe mirqënie.
Mbaje peng njeriun te buka gojës dhe do të bëjë gjithçka për tutorët e politikës salikmonedlulush me shokë të pd, ps, lesheli shpk.
Tre dekada nuk bëjnë emisione për padrejtësitë, vrasjet, skllavërinë e punëtorëve që shkelen nga sektori publik privat.
Asnjë emision për hetime të kompanive private, për shkeljet ligjore ndaj puntorëve, shtetit dhe zonës ku veprojnë.
Asnjë emision për hetim të bizneseve fiktive në të gjitha fushat e ekonomisë si fermave bujqësore, bizneseve të turizmit agrokulturor, ndërmjetësve të tregjeve të mallrave produkteve bujqësore.
Asnjë emision për të informuar, ndërgjegjsuar puntorët, fshatarët për të drejtat e tyre në sektorin publik e privat të punës. Analët 24/7 shajnë, ofendojnë shqiptarët për injorant, të pa informuar, të pa edukatë, të prapambetur e të tjera si këto.
Ne të papushtetshmit, njerëzit e thjeshtë mund t’a shajmë njëri tjetrin dhe ju media, pushtet, biznes në zhargonin e përditshëm, por Ju të pushtetit, privatit nuk e keni atë të drejtë. Nga momenti që keni pranuar postin publik ose mediatik për të marrë vendime që ndikojnë jetën e shtetasve tuaj ju hiqet automatikisht e drejta për ta përdorur atë kundra nesh. Jeni në konflikt interesi me të drejtën publike dhe të vëtetën për të cilën paguheni për ti shërbyer nëpërmjet rezultateve konkrete jo fiktive prej tre dekadash.
Roli juah është përveç informimit dhe përhapjes së të vërtetave, por në thelb keni ndërgjegjsimin, përgjegjsimin e publikut nëpërmjet modelit dhe emisioneve që realizoni.
Familja, shteti dhe media janë institucionet nëpërmjet të cilave njeriu përfiton informacionin, kulturën, sjelljen. Nëse mungon njëra e zëvendëson tjetra.
Në rastin tonë shteti ka rënë prej tre dekadash, atëherë rolin e merr familja dhe media. Në rastin konkret media është palë me politikën, krimin e organizuar, atëherë barra i bie kryesisht familjes për edukimin e vetes dhe fëmijëve.
Prandaj me pak fjalë, media ka përgjegjsinë e mungesës së emisioneve me info se ku të drejtohen në raste padrejtësie dhe jo vetëm këto.
Njeriut të thjeshtë nuk i intereson nëse vriten bandat mes njëri tjetrit për prishje pazaresh trafiqesh. Fundja kujt i plasi??
Njeriu i thjeshtë interesohet për punën, rrogën, pensionin, kontrollin e çmimeve, cilësinë ushqimore, ilaçeve, arsimin, shëndetin, ngrohjen, ushqimin, mbrojtjen, zhvillimin, mirëqënien dhe për asgjë tjetër.
Në këtë rast kemi një b/punim të ngushtë dhe kriminal media politikë (pd, ps, lesheli shpk) për të terrorizuar publikun që të përcjellin panikun se meqë po vriten kriminelët do vriteni edhe ju. Bandat partiake shantazhojnë njëritjetrin nëpër media me bandat e krimit në vend e në botë. Përdorin median e krimt për të komunikuar me kode nëpërmjet njëri tjetrit në pushtet. Ndërkoh që, media dhe analët e emisioneve marrin paret e sekserit ndërmjetësues për hapësirën televizive/gazetareske që u japin nën termin reklamë ose promovim produkti. Kaq e thjeshtë!
Ndërkoh që familjari i thjeshtë nuk do t’ia dijë për vrasjet e krimit, por për funksionin e ligjeve dhe të dalin para drejtësisë e gjithë politika tridhjetvjeçare që ka abuzuar me pushtetin dhe grabitjen e jetës së tyre.
Drejtësi ndaj pushtokracisë mediatike që mundohen të mbajnë të nënshtruar popullsinë me zarfin 50-100€ për çdo protest të dhunshme, thesin e miellit në çdo periudhë zgjedhore në vend, ose detyrimin monetar moral për vendin e punës ndaj tutorit politik.
Kërkohen emisione me çështje konkrete dhe jo hamendësime të përgjithshme për problematikat e përditshme që hasin qytetarët/fshatarët.
Emisione që të tregojnë se cilat janë rastet dhe shkeljet e ligjeve në sektorët e tyre të punës?
Asgjë!
Gjithçka një skemë piramidale për të mashtruar puntorin e këtij vendi.
Përse shqetësohen e janë në ankth kaq shumë salikmonedlulush shpk dhe bërtasin ulërasin Vetëm për Drogën në media?
Shumë e thjeshtë! Ngelen pa drogën e kapur, pa paret e krimit të organizuar të trafiqeve që përkthehen në vota, pushtet dhe pa bandat e terrorit që i përdorin për vrasje, rrëmbime në rast protestash kundër shtetit, ligjit.
Kaq e thjeshtë! Qajnë për miliardat e humbura dhe nëse ata poshtë vriten, shefat e bandave hanë kokat, tutorët politikë duhet të japin përgjigje para ligjit. Ashtu siç po u troket dita!
Kaq e thjeshtë!
Frika i komandon, në hallin e madh se, u del emri mbrapa çdo trafiku me tonelata! Sa më shumë ulërasin, aq më shumë janë të përfshirë! Statistikë matematikore! Kjo është shkencë jo gjynahllik në nyskat tuaja fetaropollitike!!