29 tetor 2022! Kadare një Antonio Salieri* i kohëve moderne!
Ai mbetet një autor mediokër që analiza e tij është e cungët dhe gjithmonë mundohet të shkruajë për pushtetin sipas interesit personal.

Analiza e tij bardhë e zi pa asnjë nivel analitik shumëdimensional në mungesë të thellë argumentesh, faktesh të një periudhe gjys’shekullore. Mundohet të mohojë një sistem të tërë pa e marrë si njësi matëse, por e pret me thikë duke e zhdukur nga realiteti dhe historia. Qëllimisht harron t’a përmendi realizmin socialist dhe Enverin (as me emër, por me titullin diktatori). Një autor që në materialet e tij vihet re përpjekja e stërlodhur për tu dukur pseudo asnjanës (nga momenti që ti nuk e analizon, shtjellon një epokë sipas asaj kohe, të hiqet automatikisht ky titull i asnjanësit) që mos ti cënohet interesi personal duke e përputhur me politikën e momentit. – Çfarë mund t’a quash dikë si ismaili? përveçse një bizhdil si të gjithë autorët e tjerë që e treguan veten pas 90ës. Mohuan 5 dekada lufte pune, vetvetiu mohuan vetveten, por më e keqja e tmerrshme i mohuan këtij vendi kollonat e shtetformimit, shtetndërtimit që përcaktojnë mbijetesën në dekadat shekujt e ardhshëm. Ismaili në këtë vepër si të gjitha veprat e tij vihet re diçka interesante, mungesa e vijës së llogjikës analitike dhe konkluzioni gjithpërfshirës i të gjitha faktorëve dhe sistemeve duke i vëzhguar ato nga jashtë e nga larg. Në rastin konkret paaftësia e autorit të analizoj sipas kohës rrethanave por gjithmonë i përfshirë nga ethet e sistemit, pushtetit, politikës interesave personale të momentit mbi thelbësoren që është e pandryshueshme nga rrethanat sipërfaqësore që shpjegohen nga çdo kohë që jetojmë. Diçka e tillë e bërë nga një autor si ai që predikohet si më i miri në botë, një akt i tillë nuk mund të quhet neglizhencë, sepse ofendon atë, por edhe ju për mbivlerësimin ndaj botëkuptimit të tij dhe tuajin bashkë, e cila mund të quhet vetëm dashakeqësi e qëllimshme. – Ku bazohet kjo ligësi e mohimit të atij sistemi, liderit që në saj të tyre (vepra e tij për mendimin tim e një niveli mediokriteti) u bë i famshëm?! Te libri “Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten” vihet re në fq 9-34 një përpjekje paburrnie për të dënuar, mohuar punën e 5 dekadave e të vdekurit ata që nuk ishin më, pa analizë të thellë duke u fokusuar sa duhet te pyetjet që shtron. Problemi nuk qëndron në formulimin e tyre tendencioz që çon në përgjigjet që do autori dhe i shërbejnë statusit quo të tre dekadave post komuniste dhe antishqiptare, pavarësisht se mundohet ta përcjelli si kryevepër në dobi të shqiptarizmës. Dimë se për të arritur te e vërteta e arsyetuar me argumentat e kohës që janë faktet, lëvizjet dipllomatike, politike të sistemit dhe rezultatet e arritura në dobi të shqiptarizmit dhe vendit duhen bërë pyetje me mëndje e zemër të hapur. Problemi qëndron te mënyra e cunguar që jepen përgjigjet nga ismaili i nënshtruar nëpërmjet të cilave nuk mundi të bëhej kurrë një autor i madh, por ngeli një autoruc oborri. Ismaili me këtë libër mundohet të bëjë veten të besuar në mënyrën sesi artikulon përgjigjet. Mendon se meqë denoncon disa marrveshje/plane të armiqve tanë si serbët (Grashanini me shokë në rajon) mundohet të na bindi se të tjerat që shkruan duhet ti besojmë vetëm se vetdeklarohet “patriot”. Fatkeqësisht ismaili bën të njëjtën gjë në këtë libër, zbaton të gjitha pikat e planit antishqiptar të Grashaninit. Mundohet të ngrejë lart Kastriotin, ta çmitizoj atë e ta kthejë në figurë të vërtetë historike ndërkoh që në anën tjetër si kundërargument me të njëjtin zell që bëjnë ata në çmitizimin e Kastriotit (që gjoja sikur e denoncon) të njëjtën linjë e zbaton kundër figurës së Enverit dhe realizmit socialist. – Si mund të quhet kjo sjellje, linjë shkrimi mohuese, dërrmuese, shkatërruese kundër 5dekadave të shtetit, kombit, popullit shqiptar? – Si mund ta quash një autor që çmitizon Kastriotin (që nuk e ka njohur, prekur, jetuar personalisht), por zhduk, zvogëlon, injoron, ofendon, figurën e Atij/Enverit që e formoi, arsimoi, krijoi, mbështeti, ngriti në strukturat më të larta të shtetit me ndihmën e buxhetit të shtetit socialist?! Patriot si ismaili u treguan të gjithë pas 90ës. Fryma e tij tendencioze mbahet gjallë nga politika të cilës i shërben me shkrimet e tij dhe ata e shpërblejnë me poste për familjarët e tij (vajzën si ambasadore e të tjerë në administratë ose në trupin dipllomatik). Të analizosh armiqtë si patriot me njësinë matëse të antishqiptarit nuk të bën vetvetiu shqiptar. Na thotë se e keqja e shqiptarit/shqipërisë i vjen nga vetja, por mohon suksesin e realizmit socialist për bashkimin dhe punën për të rritur ndërgjegjen te individi për patriotizmin, atdhetarizmin në mes të popullit. Ligësia e mohimit të kësaj përcillet me mesazhin se shqipfolësi është i ligu i vetes dhe i vendit prandaj ka pabesi dhe realizohen planet e të huajve kundër nesh. Por, përpjekja për të lënë jashtë veprën e Enverit duke e cilësuar si antishqiptar, ose si vegël e të huajve e përçan më shumë lexuesin dhe çon ujë në mullirin e araboturkosllavogrekolatinëve, të cilët autori bën sikur i denoncon ndërkohë që, në tre dekada, as ismaili, as politika nuk kanë arritje, rezultate pro shqiptare përveç ç’popullimit, varfërisë, mjerimit, papunësisë, shkatërrimit të pronës publike etj etj që i dini më mirë sesa unë. Autori në fq 158 shkruan; “Libri Kronika e zanafillës dhe përparimit të Portës osmane” i autorit Saidin (Saad ed Din) Turku, u botua i përkthyer në spanjisht më 1652, me lejen e censorëve të Spanjës. “Skëndërbeu nuk e kishte yllin e lumturisë, këmbëngulte autori. Prej natyre ishte dhënë pas së keqes.” Ismaili vazhdon, “gjenerali i famshëm trajtohej si simbol i mbrapshtisë. Kundër tij ishte nisur vetë sulltani “për t’ia prishur madhështinë.” Më tej vazhdon, “Fama e Skënderbeut (Enverit) ishte në thelb, e rrezikshme, ngaqë kishte lidhje jo vetëm me kujtimin e një dështimi osman, por ngaqë dëmtonte rrezikshëm një strategji osmane në veprim.” – Përse ismaili i vogël mundohet “të mbrojë” Skëndërbeun, por mitizon në të njëjtën mënyrë siç bëjnë historianët araboturkosebët me ndihmën e shqipfolësve për ta mitizuar Enverin për tua dhënë më pas si figurë historike po atyre shteteve që e njollosin si kryeshqiptar? Prandaj mund të shtoj në të njëjtën vijë llogjike se ashtu siç nuk bën shqiptar, kosovarin, shqipfolësin e të gjitha trojeve vetëm lindja në këto troje, të cilët ndër vite e shekuj vazhdojnë të bëhen më turq se muhameti e më katolikë se papa duke mohuar pashaportën për një kothere bukë jashtë vendit (siç veproi ismaili me shokë). Të analizosh në mënyrë një dimensionale me kutin, metrin e armiqve, ose interesit personal veprimet, vendimet, rezultatet që u morën në 5 dekada të realizmit socialist sidomos nga një autor i privilegjuar i të dy sistemeve të sjell një shije të keqe dhe konfirmon se nuk është mangësi, gabim njerëzor, por një akt i qëllimshëm, djallëzor e përçarës që e frymojnë për qëllime personale dhe në dobi të të tretëve e në dëm të shqiptarizmës. Kjo sjellje tregon se ismaili nuk ishte kurrë shqiptar, por një shqipfolës që e kthen gunën nga fryn era sipas çmimit të rradhës pa asnjë vlerë njerëzore, kombëtare, ose universale. Në disa rreshta bën një “sulm” kundër saliut me shokë për anëtarësimin në lidhjen islamike arabe, por kjo bëhet e qëllimshme për të ndikuar me djallëzi te lexuesi për ta bindur se gjoja është i paanshëm ndërkohë që është një djallëzi e hollë për të fituar besimin te lexuesi dhe si të tillë lexuesi mos të reagoj kur i bëhet shkatërrimi, mohimi ndaj realizmit socialist dhe nënvlerësimit, zhdukjes së figurës së Enverit. Interesante sesi ky libër për nga stili inferior i të shkruarit, mund të krahasohet në të njëjtin nivel me librin e Sabri Godes për Ali pashë tepelenën. Të dy mundohen të ngrejnë figura e mite të historisë së shekujve më parë respektivisht si Kastrioti/Aliu duke zhdukur nga libri gjys shekulli të historisë së re pas lufte e të paqes, nga e cila jetuan e përfituan privilegje si askush tjetër në mes tre milionë shqiptarësh të shtetit tonë. Të dy shkruajnë se Kastrioti/Aliu vepruan sipas kushteve dhe kohës, prandaj janë mite. – Përse këtë argument e fshijnë, mohojnë për Enverin dhe realizmin socialist? – Kush i shtyn dhe përse? Kujt i shërbejnë me këtë gabim të qëllimshëm e djallëzor? – Cilat interesa mbrojnë dhe përse nuk i shkruajnë vlerësojnë figurat historike me të njëjtin masë, por sipas qefit dhe pushtetit? Nëse ismaili denoncon ata që dëmtojnë figurën e Skëndërbeut duke u numëruar atyre aktet e “tradhtisë” së tyre, përse nuk quhet i tillë ismaili kur ato që shkruan për ta aplikohet 100% edhe për të kur shkruan për vitet ’41-’91? Çuditërisht i gjithë libri i përshtatet plotësisht ismailit, antihistorianëve, antishqiptarëve të cilët i përmend e i çmonton në libër. Prandaj, nëse zëvendësohet emri i Kastriotit me atë të Enverit ky libër do të ishte një kundër përgjigje dhe argument kundër vetë ismailit pa patur nevojë për ndonjë studim tjetër për ta vënë, mbërthyer me fjalët e tij në vendin e duhur të antishqiptarit. Dikush mund të thotë, të justifikoj veten dhe ismailin se gjoja ismaili bën letërsi e jo dokumanter historik. Atëherë kjo i zbeh akoma më shumë vlerat si autor të pëasave botërore kur nuk merr parasysh të gjithë faktorët e brendshëm e të jashtëm për të shkruar për një figurë historike në ngjyra letrare. Kjo nuk e justifikon përpjekjen dashakeqëse të ismailit. Mundohen të bëjnë histori letrare me çfarë tha ai e çfarë pordhi ky e anashkalojnë qëllimisht ndriçimin e frymës së shqiptarizmës nën drejtimin e Enverit dhe realizmit socialist (holli i gjatë i komunizmit). Atë skenar që e thurrën serbët me ndihmën e Grashaninit, (mohsave, albanologëve të rinj, siç i quan autori) e tipave si ismaili, lubonja me shokë, të cilët mohojnë kohën e paqes, zhvillimit për t’u vënë në shërbim të përçarjes e luftës nga antishqiptarët araboturkogrekosllavolatinë. Ashtu siç bën ismaili, i cili bën sikur denoncon librin “Mekani” shkruar në fq 159 si më poshtë; “Një dhuratë e rrallë, e beftë, si e zbritur nga qielli, do t’i vinte asaj, ajme, pak me vonesë, por sidoqoftë tepër e çmuar për ngadhënjimin turk, shkruar nga një rimohues shqiptar, i kthyer në turk (në francez si ismaili) dhe tepër i afërt për çmitizuesit e sotëm vendas.” Si do të quhej ismaili në rastin konkret nëse në çdo fjalë për Skëndërbeun vendosej Enveri dhe në çdo fjalë për rimohuesit, albanologët e rinj, çmitizuesit e sotëm me emrin e Ismailit?! Çfarë shije do ju linte ky libër pas zëvendësimit të tyre? Do të ishte grushti më i fortë surratit të deformuar të ismailit me shokë. Të cilët denoncojnë plan projektet e tyre, nuk hartojnë asnjë program si ta ndalojnë, nuk veprojnë konkretisht në dobi të shtetit e kombit, por veprojnë në favor të Grashaninit me shokë në rajon nëpërmjet sulmit njollosjes, zhdukjes fshirjes, dyhëzimit si përçarës ujqër nën lëkurën e qengjit, gjoja në emër të flamurit e kombit shqiptar, siç kanë vepruar agjensitë e huaja turkosllavogreke në b/punim me njëra tjetrën kundra nesh. Ismaili, godja, lubonja (emrat me shkronja të vogla se të tillë janë, të vegjël për nga qëllimet e ligësia që mbartin e fshehin brenda librave të tyre) me shokë. Kanë zbatuar me përpikmëri të frikshme për tre dekada planin antikombëtar të Granishit siç kanë bërë araboturkogrekosllavilatinët me figurat e shenjta të shqiptarizmës në shekuj. Në fillim duke i mohuar, më pas i kthyen në mite të pabesueshme. Mitet siç thonë të përfshirët në tekst me librat e tyre të rrezikshme në të njëjtën linjë me (beogradin, vatikanin, athinën, stambollin) janë vështirë për t’u konfirmuar nga të gjitha palët dhe kjo i bën dëm vetëm viktimës që është pala shqiptare dhe i shfajëson autorët e krimit shqiptar ndër shekuj. Më pas kësaj përpjekjeje të njëjtët mohsa, çmitizues, albanologë të rinj, autorucë si ismaili, gode me shokë mundohen të bindin me tezat se kastrioti ishte turk, serb, ose grek ashtu siç mundohen grekët të nxjerrin Enverin si kopil, pederast, turk, grek e kështu me rradhë. Pikërisht për këtë djallëzi letrarohistorike në këto libra të kamufluara si shqiptare helmin e kanë nën ledhatimin e egos që bëjnë autorët ndaj vetpëlqimit të shqipfolësve të cekët me reklamat boshe si “jam krenar që jam shqiptar”. Krenari nuk është vetëm fakti i lindjes dhe prejardhjes, kjo në vetvete nuk është krenari, por çfarë ke bërë e vazhdon të bësh ti si individ për shqipërinë dhe shqiptarinë që të ndjehesh më pas krenar për titullin si shqiptar e jo si shqipfolës. Në rastin e këtyre autorëve helmi i librave, veprave të tyre vepron në nëndije, pavetëdijen e shqiptarit dhe shpërbëhet/ndahet duke krijuar ata që i njohim si të dobtit, të cektit, sipërfaqësorët, të paditurit, të pa llogjikë, naivët, budallenjtë, shejtandjallëzuarit, të ligjtë si shqipfolës dhe në pjesën tjetër që janë shqiptarët, të vetëdijshëm, të fokusuar, të guximshëm, të thellë, arsyetueshëm, mëndonjës, të urtë, të mençur, të kthjellët e të vendosur që dallojnë çdo ligësi, djallëzi për së largu dhe hartojnë plan kombëtar kundra fytyrave të shumta të ligësisë veshur me petkat kombëtare shqiptare. Vazhdojmë më tej me arsyetimin, ismaili ka menduar se me vepra të tilla manipulime llogjike do fitonte Nobelin letrar, por harron ismaili i vogël se këto që bën ismaili në shek 20-21 i kanë bërë para tij shekuj më parë në europë dhe i njohin tipat si ai tej larg. Si të tillë kanë mbetur gjithmonë dështakët, servilët e oborreve me të cilët fshinin këpucët pushtetet e rradhës. Megjithatë nuk mund të them se në librin e tij nuk ka të vërteta, por e vërteta e gjysmuar, të vërteta të manipuluara për të mohuar, zhdukur, fshirë një epokë të ndritur i jep damkën e autorucit shqipfolës. Ismailit të vogël perëndimi i’a ka dhënë damkën në heshtje (mosdhënia e Nobelit) pa dashur të cënojnë egon e sëmurë të vendit/njerëzve të një krenarie boshe që personifikohen deri në marrosje me individë të dyshimtë si ai. Ismaili e humbi trenin për çmimin e madh si njeri e si autor në 90ën së bashku me rënien e “sistemit stërkomunist” siç e quan në librin e tij. Ata vlerësues çmimesh që lexojnë tekste të tilla marrin në shqyrtim njeriun si në aspekt personal, profesional, por edhe në aspektin shumëdimensional të analizës që shtjellon në tekstet e tij. Para 90ës shkruante mirë/lëpihej Enverit, pas 90ës e hodhi poshtë në mënyra djallëzore për përfitime personalofamiljare. Ismaili mund të quhet autor i madh për një grup shqipfolësish që kapen pas individëve të tillë në shekuj për interesa të caktuara për të fshehur ligësinë e tyre të brendshme duke e kamufluar me figura të ndryshme publike që nuk dinë të dallojnë të keqen që shkaktojnë me servilizmin dhe mosmirënjohjen e tyre. Autorët mediokër kanë nevojë për lexuesin mediokër që ndahet në dy kategori, në njërën palë që e quan shkrimtarin gjeni se ka shkruar vepra në realizmin socialist dhe gjoja nëse hedh ismailin hedh historinë para 90ës dhe kombin. Dhe në të tjerët që nuk e duan se i ka shkruar diktatorit dhe regjimit para 90ës. Ndërsa lexuesi i thellë me vetëdije universale e hedh poshtë edhe njeriun edhe autorin pikërisht se nuk ishte stoik ndaj frymës që përcolli në vepër. Gjeniu është stoiku ëndërrimtar që nuk tradhëton ëndrrën dhe nuk bën kompromise kundër idesë/frymës për një jetë e realitet më të mirë sipas vlerave universale të drejtësisë, bashkimit, vëllazërisë. Ismaili nuk i mbeti stoik asnjërës prej tyre, sidomos me ikjen në Paris. Vendosa të lexoj këtë libër për të pasur një këndvështrim më të plotë ndaj ismailit të vogël që kurrë nuk u bë i madh brenda vlerave universale njerëzore. Ju ftoj të lexoni me thellësi përtej atyre që shkruan autori duke e përcjellë veten si më i rëndësishmi i kohës para 90ës akoma edhe nga Enveri dhe vetëparaqitet si i persekutuar ndërkohë që, përbuzte klasën punëtore e fshatare duke përfituar privilegje (bashkimi i dy apartamenteve te pazari i ri, mori strehimin e një familjeje në nevojë) në kurrizin e tyre vetëm se ishte në lidhjen e shkrimtarëve. Për të gjitha këto arsye që përmenda më lart ismaili i vogël mbetet një autor i pabesueshëm. Kjo vepër më konfirmoi mendimin tim për të si njeri dhe si autor. Nuk meriton këtë famë që ka grabitur me ndihmën e pushteteve si servili klasik. Për mua ismaili mbetet një Antonio Salieri i krijimtarisë shqiptare. Ismaili nuk është i vetmi. Të tillë janë të gjithë pa përjashtim sipas mendimit tim (përveç gjenive në llojin e tyre Migjenit, Nolit, Enverit). Një autor që nga inferioriteti i tij i tepërt dhe makthi për madhështi e shtyn të jetë një salier i kohëve moderne në një përpjekje të vazhdueshme për të rrëzuar gjeniun për të cilin punonte dhe ishte gjithmonë një kërpushë nën hijen e Tij (Enverit). Ismailit fetar që u konvertua pas 90ës i them me ato shprehjet fetare ku krishti thotë; “s’mund t’i shërbesh dy zotave edhe Atit në qiell edhe privilegjeve/pasurisë/pushtetit”. Ose thënë shqipçe s’mbahen dy kunguj nën sqetull. Ti ismail do të mbash tre kunguj, por të rikujtoj se s’je xhongler… Kaq e thjeshtë. Shënim; Ismaili në këtë krahasim ofendon edhe salierin, i’a kalon edhe këtij, megjithse ky i fundit pavarësisht xhelozisë patologjike ndaj Moxartit dhe krijimtarisë së tij prapë se prapë nuk mundi t’a zhbëjë veprën e gjeniut Moxart!