Cikli : I Plotëfuqishmi dhe e madhërishmja!
“Ateisti që b/bisedon me Atë, quhet i çmendur.
Besimtari (i zellshëm, indoktrinuar) që dikton Atë, bëhet pastor, milioner dhe quhet i përzgjedhur!” – Genta Kaloçi
Gjithçka ndryshon këndvështrimin nga folja që përzgjedhim në lidhje me Të.
Herë pas here shikoj çfarë kam shkruar, publikuar, postuar, botuar ndër vite dhe i kthehem vetes;
O Zot, çfarë budalliqesh që ke shkruar. A ka mundësi të kesh harxhuar, kohë, energji, vite të shkruash të vetkuptushmet?
– Më kthehet; – Ti vetëm shkruaj, tani për tani ajo është puna jote!
U – Të dhjefsha m’u në punë. Dëgjove? Dëgjova, – thuaj.
– Gjithçka duhet dokumentuar. Mos e merr aq lehtë, zotrote. Çdo budallik, prapaskenë, shejtandjallëzi kërkon përshtjellim dhe nëpërmjet saj gjendet edhe mënyra për ta luftuar, mundur, shembur si botëkuptim, veprim!
– Mirë e ke Ti, por nuk është ashtu.
Z – E, si qënka sipas teje, a s’më thua, moj çupë?
U – Mbase në ato momente duheshin shkruar, mbase publiku duhej informuar, zgjuar. Mbase. Por, kur i shoh përditë se janë më trapa seç ishin, përsërisin të njëjtën sjellje, votim (pd, ps, lesheli me bishtajet e tyre shpk) ndërkoh që, presin rezultate të ndryshme ngre duart përpjetë për nga rrënjosja e budallikut tridhjetvjeçar nën emrin dhjerokraci në genin e tyre.
– Mba gojën. Mos blasfemo para meje, pak respekt, Gent!
U – Të dhjefsha respektin. Ktu bëhet nami nga dykëmbshat në tokë, Ti më flet për respekt.
– Më me terezi, Gent. Më me tarbjet, nuk bëhen kto punë ashtu tëk e fët.
U – Popo, sipas teje unë të shkruaj budalliqe. Askush nuk i kupton, nuk bën lidhjen, përse ndodh e çfarë do ndodhë. Më shajnë, mallkojnë e ofendojnë.
– Ç’prisje ti Gent? I shari të shan, të bën pis. Mallkimet nga të mallkuar janë bekime, llogjikë e thjeshtë, mos harro. Nëse do kuptonin, do ishte nevoja të shkruaje budalliqe në bazë të injorancës së tyre të rrënjosur me vulë shtetërore për 30 e kusur vjetë?
U – Saktë, më gozhdove me argument.
– Mos m’i kujto gozhdët se të freskëta i kam plagët mijëravjeçarë, Gent.
U – shyqyr të dhemb edhe ty diçka, jo vetëm mua. Prit o i uruar se m’u kujtua. Ti nuk ke memorje, as dhimbje njerëzore. Ç’ne ti kujtosh ato që gjoja hiqesh si dhimbje e sarkës suaj?
– Doja të testoja gadishmërinë dhe vëmëndjen tënde, Gent. Ti vazhdo e shkruaj!
U – Mu mërzitët, Ti, shkrimi bashkë me mua.
– Gjë e mirë kjo Gent. Tregon se ke karakter si baltë e kulluar. Por, mos harro, nga budalliku në budallik, nga shejtandjallëzia në idjotësi, prapaskenat demaskohen dhe ekspozohen hap pas hapi çdo shtresë e tyre, atëherë arrin atje ku duhet. Në vërtetësi!
U – Mirë e ke ti, por njerëzit nuk ngopen me lugë boshe e miell hua. Më marrin me shqelma sapo u flas për drejtësi që duhet ta delegojnë vet. Të njëjtin refren përsërisin, o të huajt o Ti, ndërsa ata ulur ti fërkojnë se mos rriten.
– Cilët njerëz, Gent? Ata dythundrakë nëpër botë që, me byth përpjetë, kryqëzime e me rituale të pakuptimta më falen 24/7 ndërkoh që, bëjnë gjithçka përveç se, të mirën, të drejtën e të duhurën? Ata që kërkojnë ndere dhe t’u bëj punt se, s’kanë këllqe ti bëjnë me duart e tyre?
U – S’ke faj, ata janë. U flas për ndryshimin dhe shpërthimin (jo tritolin e salikmonedlulushit, as revolucionin e leshterikëve të pd, ps, leshelisë shpk) që duhet bërë nga brenda. Por, mjaftohen me hartime idesh të 8 vjeçares dhe përsërisin ato që thonë se nuk duhet ti bëjnë. Tmerr i vërtetë!
Si ka mundësi të jenë kaq budallenj?
– Pse ty Gent, të duket vetja e zgjuar?
U – Drejtë. Atë them edhe unë. Ç’është zgjuarsia në një botë budallenjsh? Përveçse, një shkëndije të lëshuar në boshllëk.
– Prandaj, vazhdo e shkruaj.
U – Saktë. Çfarë mund të bëj më shumë se kaq?
– Asgjë! Ik tani, mo na lodh leshtë e rruar e të parruar!
U- ç’lesh, thua? Ti dhe leshtë i merr hua??
– Fjala bie, Gent, mo më bëj të bëhem pishman që të zgjodha që ka hera. Ik pirdhu, e kujdes!
Ai iku, e unë ngela me ju, e ju me mua.
Çfarë do bëjmë? Kjo është çështja o të uruar.
Do votoni të njëjtët kriminelë pd, ps, lesheli shpk, salikmontosedlulush me bishtajet e tyre apo ndryshimin PKSh?!