18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

Genta Petrit

Shqipëria e kohës së dhjerokracisë po mbytet!
14 DHJETOR 2017
Të mbytet se mbase ju vijnë mendt për të ardhmen! Asgjë e re dhe e veçantë nga ajo që po ndodh për 27 vjet rradhazi si pasojë e politikave masakruese ndaj njeriut dhe ambjentit nga kupola e jashtëqitjes me ndihmën e qytetarëve/fshatarëve kriminelë e të papërgjegjshëm.
Nuk është aspak risi, çudi, habi kjo papërgjegjshmëri e kryesuar nga politika trepolare pd, ps, lsi dhe nga shtetasit e inkriminuar, të shitur për një grusht pare te saliu, likja, edi e të tjerë si këta horra kriminelë. Asgjë nuk më bën përshtypje, sepse kjo pamje është rezultat i politikave inekzistuese shkatërruese në kurriz të natyrës ambjentit, por në rradhë të parë në kurrizin tonë. Ku janë kanalizimet, bonifikimet e kohës së Xhaxhit që nuk bllokoheshin ndonjëherë nga shirat, përkundrazi asnjëherë s’përmbytej Shqipëria në ato vite para dhjerokracisë shkatërrimtare.
Me përllogaritje matematikore kështu përfundojnë budallenjtë dhe dritëshkurtrit, presin pyjet që të ndërtojnë e ti shesin për tu pasuruar, por harrojnë se malet me shkëmb e ujë do ju vijnë brenda te dhoma e gjumit e do ju thonë,
“ups, erdhëm ne, meqse na e shtruat rrugën asfalt për të rrëshqitur më lehtë”.
Përse ankoheni?
Bllokuat tokat e bukës me ndërtime, bllokuat kanalizimet, kanalet kullojëse, ndërtuat në shtratin e lumenjve, bllokuat përrenjtë me plera e beton me ndihmën e strukturave të shtetit të cilët i blinit ose ju blinin për një grusht pare.
Në kohën e Xhaxhit bëheshin studime se ku kishte rreziqe ndërsa fshatra të tëra u spostuan rrëzë kodrave dhe maleve duke çliruar tokat nën sipërfaqen e detit dhe ato që ishin këneta në dispozicion të bujqësisë dhe blegtorisë. Budallenjtë mbyten, i zgjuari dhe i mençuri i paraprin rrezikut. Meqse në këto 32 vjet ju duk vetja të zgjuar, pijini lëngun shirave me mbi 70 cm. Ngopuni me ujë se ju bën mirë, ju shplan zorrët, veshkat, freskoheni, pagëzoheni me ujin të pikuar nga qielli, meqse siç e keni kokën edhe e pësoni.
E dini ç’keni ju? Tani merrni ato paret që bletë e shitët tokat, veten, pyjet dhe kërkojuni që t’ju shpëtojnë.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Unë vërtetë nuk arrij t’ju kuptoj se ç’dreqin doni?
Përse ju bën çudi kjo përmbytje??
Të mbyteni që ç’ke me të e mos ngelet asnjë i gjallë nga ju që keni bërë krime ndaj ambjentit dhe natyrës. Sipas kokës edhe festën, jo për gjë, por na përrallisni përditë në 27 vjet se ju jeni më të mirë se realizmi socialist. Edhe natyra po ju thotë se çfarë halesh jeni e çfarë meritoni.
Problemi juaj ka të paktën dy zgjidhje të mundshme për momentin;
1) Merrni boçet e shkoni fshatarë, katunarë, qytetarë, zuzarë e zagarë shtrohuni këmbë kryq te shtëpitë e kupolës suaj të dashur sali delenxhiut, like legenit, edi shalmutit me shokë e shoqe. Shkoni e mos dilni nga shtëpitë e tyre deri sa tu merrni edhe brekët siç jua morën në këto 27 vjet. Kanë ata t’ju shkruajnë të gjithëve të paktën nga një apartament lluksoz në emrin tuaj. Kështu edhe ne populli shpëtojmë nga pagesat e dëmshpërblimeve për budallenj si puna juaj, të cilat s’ua kemi borxh që t’ju paguajmë përvit, por edhe ju merrni pjesën e fitimeve të b/punimit me kupolën pd, ps, lsi e bishtajet e tyre. Ose, meqse s’keni byth për këtë variant, keni variantin tjetër si më poshtë;
2) Bëni not, lahuni e pagëzohuni në emrin e atit, shpirtit e frymës së shenjtë me ujin e bekuar të shiut. Fundja edhe mjeku thotë pini 2-3l ujë në ditë. Filloni pini, lahuni nga jashtë e nga brenda se është dëshira e Zotit të budallenjve. Kupola ju dha zotin dhe ju mori mendt që t’ju përmbysi përvit e për t’ju dhënë nga një thes me miell e një ngrohëse elektrike, ndërkoh që janë përmbytur kabinat e Oshe-së dhe jeni në errësirë biblike!!
Dënim e ndëshkim më të bukur për ju nuk ka sesa ky realitet i përsëritur.
Mos harroni, gishtat e duarve dhe të këmbëve lart ju të pd-së, trëndafilat roz pa petale në duar ju të ps-së dhe ata të tjerët mos harrojnë skicën e kartrëndafilit të lsi-së. Ti merrni gjithmonë me vete në çdo takim, tubim, mbytje e përmbytje për shpëtim.
Pare nga buxheti i shtetit nuk duhet të jepen. Mjaft më për budallenjtë. Të gjitha ato shtëpi të deklarohen të pabanueshme dhe me ligj të shemben, ose ti shembin vetë pronarët të largohen me hir e me pahir nga parazitizmi i vendit. Në mënyrë të kundërt do të penalizohen nga administratorët e emergjencave e deri te ministritë e posaçme për situatat e tilla që të ndiqen penalisht për dëm me paramendim ndaj buxhetit të shtetit. Të gjithë të përfshirët në këtë rreth vicioz do të përballen me ligjin për keqmanaxhim, vjedhje, shpërdorim të fondeve për përfitime politike e partiake.
Mjaft paguam për idjotsinë tuaj të të gjitha palëve të përfshira në këtë skemë shkatërrimi. Ato pare mund të përdoren në shkencë, teknologji, mjekësi, arsim, kulturë. Mjaft nga shteti që fut duart në xhepin dhe portofolin e qytetarit të përgjegjshëm e të ndërgjegjshëm i cili del gjithmonë difiçit nga papërgjegjshmëria e shtetit dhe e horrave që b/punojnë me strukturat në këtë krim ekosocial.
Deshët kapitalizëm, pini lëngun, s’jemi në realizmin socialist që t’ju vijmë pas avazit. Atë që gatuat atë të hani.
Mjaft është mjaft!
Kupola politike do mbaj përgjegjsi për gjithë abuzimet me fondet për emergjencat dhe të gjithë së shpejti para marsh në birucë. Disa do kenë fatin të shijojnë burgun e ri të shkodrës me standarte europiane, disa prej jush do shijoni ata të vjetrit.
Filloni fusni mik të rezervoni birucat e reja, sali, like, pabrekse, lulush, edi, haleja, zhelja, baxhella se do mbeteni pa gjë. Asnjë nuk do shpëtoj nga ligji, por ju mbase doni të shpëtoni e të vrisni veten, ne s’do kemi kohë t’ju ndalojmë do jemi të zënë me reformat e vendit.
Ps, mos filloni të më çani dërrasat ju koqe bamirësat e leshit kaçurrel për gjoja mungesë sensibilizimi, solidarizimi e budalliqe si këto, ju a kam lënë juve këto me pseudopllot!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.