9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Genta Petrit/Petro Kaloçi

(Artikull i fshirë nga rrjeti)
Bajrami/agjërimi dhe kulmi i hipokrizisë njerëzore!
Fiter bajrami/agjërimi dhe pseudobesimtarët e feve të ndryshme në kundërshtim të hapur me qënien njerëzore.Mund të jetë një imazh i 1 person
Nja dy fjalë për tmerrin e budallikut që më rrethon e s’më lënë rehat me ato urimet që më hapin zorrët e barkut në ditë si këto dy fjalë për kryefjalën e ditëve si; Sakrifica e kotësisë që mos të hash dhe pseudo agjërimi si respekt ndaj zotit.
Këta besimtarë të të gjitha feve pa përjashtim (sepse të gjitha fetë e praktikojnë agjërimin) konfirmojnë se nuk janë mirë nga trutë e kokës, u bëjnë masë neuronet dhe neurontranzmetuesit në kokat e tyre boshe.
– Bëjnë fjalë për sakrificë, por çfarë sakrifice është kjo dhe për kë?
veprimi i kryer nga ju është i shpjeguar edhe nga librat e budallikut tuaj të shenjtë, se përveçse ju stimulon metabolizmin dhe përmirëson organizmin duke krijuar qeliza të reja staminale nuk bën asgjë tjetër në lidhje me hyjnoren ose me atë që pretendoni se do zgjidhi problemet politikosociale të shoqërisë. Asnjëherë nuk i ka zgjidhur në mijra vite të ekzistencës së saj, atëherë përse të këmbëngul në ripërsëritjen e një eksperimenti që nuk ndryshon, por që jep të njëjtin rezultat duke dhënë më shumë problematika për njerëzimin.
Përsa i përket agjërimit, nuk deshët të hanit dhe nuk hëngrët për përfitime të shëndetit tuaj dhe jo të dikujt tjetër. Kaq e thjeshtë.
Abuzimi që bëhet nga fetë/besimet e ndryshme me fjalët dhe me konceptet është kurthi më i madh që ka rënë njerëzimi që nga fillimet e tij.
Fjala sakrificë nga fjalori shqip shpjegohet si më poshtë;
SAKRIFICË f.
1. Heqja dorë me dëshirë nga të mirat vetjake, nga diçka e nevojshme a e shtrenjtë për të arritur një qëllim ose në të mirë të dikujt; flijim; vetëmohim. Sakrifica të rënda (të mëdha, të shumta). Sakrifica për punën (për luftën). Shpirti i sakrificës. Bëjnë sakrifica. Ia arriti me sakrifica.
Sikur nuk mjaftonte ky abuzim me fjalën sakrificë që është një akt/veprim për të mirën e shumicës dhe në dëm të personales, jo për përfitim personal. Por, me këto akte idjoteske të turmës e cila manipulohet nga pushteti fetar dhe politik prodhojnë krijesa të varura e të pazhvilluara që janë lehtësisht të nënshtruara dhe të kontrolluara nga këto dy pushtete.
Sikur nuk mjaftonte akti personal i sakrificës për përfitime vetjake shëndetsore, por kulmi i shejtanbudallikut arrin deri atje të prisni t’ju përgëzojnë dhe t’ju urojnë për budallikun tuaj, jo vetëm njerëzit, por e prisni edhe nga zotat tuaj, sikur keni bërë diçka të ndritur dhe arritët kulmin e sjelljes njerëzore me shembullin tuaj.
Ndërkoh që askush nuk jua kërkoi pseudosakrificën tuaj fetare dhe si qershi mbi tortë e detyroni direkt dhe indirekt atë Zotin tuaj se, gjoja pas këtij akti madhor, sublim për shoqërinë dhe njerëzimin, të cilin e bëtë pa jua kërkuar njeri/zot/perëndi do duhet t’ju shpërblej me ndonjë kërkesë dhuratë që mund të keni sipas dëshirave dhe mundësive tuaja në këtë jetë/dimension.
Sërish bini ndesh se zoti nuk merret me plotësimin e dëshirave tuaja materiale se ai e përbuz dhe e ndëshkon materien duke filluar që nga trupi juaj që ju bën pleh tju hanë krimbat pas vdekjes.
Gjithashtu duhet të përmendim se këto sjellje/veprime të padobishme për shoqërinë nuk kanë rezultate konkrete në zgjidhjen e problemeve, por vetëm se i shtojnë me fanatizmin dhe injorancën tendencioze fetare në kurriz të shoqërisë.
Si mund ta quash ndryshe një veprim të tillë kaq të marrë përveçse idjotsi/budallik.
Çfarë injorance mund të jetë kjo që arrin kulmin e saj, por mbi të gjitha për çfarë sakrifice bëhet fjalë këtu se unë sinqerisht pas kaq vitesh leximi, studimi të feve, besimeve fetare nuk kam arritur të kuptoj atë që kuptoni dhe nuk e kuptoni ju dhe silleni rreth vetes dhe rreth feve si macja pas bishtit të saj.
Kulmi i kulmit të sjelljes njerëzore, që për mua është se edhe ata pak njerëz që janë dhe hiqen si intelektualë apo intelektuhalë për të mos i kapur me gurë turrmat kafshërore nga halli urojnë dhe marrin pjesë në këtë maskaradë pseudofetare. Me frikën se mund të vihen në shënjestër nga pushtat e pushtetit fetar dhe atij politik dhe mund të digjen nga opinioni publik.
Nëse digjesh prej budallenjve, çfarë pastaj?!
Indiferentizmi dhe mos reagimi janë po ashtu krime dhe dënohen nga të gjitha llojet e ligjeve qofshin fetare, qofshin laike. Me indiferentizmin dhe mosreagimin tuaj bëni po aq dëm sa bëjnë edhe propagandistët e feve dhe partiçkave politike. Prandaj herës tjetër kur ndonjë mik, shok, i njohur, familjar, armik, pusht fetar ose politik nga rutina ose nga vesi i injorancës ju uron në mënyrë elektronike ose të drejtpërdrejtë për festën, këputjani litarin rreth qafës ashtu siç mundohet t’ju hedhi farën e injorancës me lezet dhe ju e pranoni sa për sy e faqe.
Krimi është i njëjtë dhe ligji dënon njësoj si atë që bën krimin edhe atë që është frymëzues dhe organizator i saj qofshin ata fetarë ose politikanë, po ashtu edhe ata që bëjnë sehir dhe nuk e tregojnë atë.
Kujdes herës tjetër me këto urime.
Një kërkesë rreptësisht personale;
Ju lutem shumë për të mirën tuaj, të gjëndjes suaj psikoemocionale, nëse nuk doni të dëgjoni ndonjë kopaçe kokës me fjalë që do ankoheni te b/ortakët tuaj në krim pushtetarët politik ose diku tjetër, ju këshilloj/sygjeroj si më poshtë;
Mos guxoni të më nisni urime të ndryshme me mesazhe, vidjo, se nuk kam nevoj, nuk pranoj mesazhe me përmbajtje këto injorancat tuaja fetaropolitike se më ofendojnë llogjikën e njeriut, si i zoti i vetes dhe janë në kundërshtim të respektit ndaj thelbit të besimeve fetare në lidhje me superioritetin e qënies njerëzore.
Ju jeni sharlatanë dhe asgjë nuk keni nga ajo që mundoheni të përcillni si hyjnore.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.