8.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Genta Petrit/Petro Kaloçi

Rrezikon Abazoviçi, apo faktorizon shqiptarët në mal të zi?!
Kjo është çështja!Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Çfarë kuptoj unë nga situata në malin e zi dhe marrveshjen me kishën serbe?!
1- Ne shqiptarëve ndër shekuj nuk na ka plasur tr@pi për fe e besime kur bëhej fjala për komb e gjakun tonë të shqiptarizmit.
2- Fakti që kryeministri në një shtet me pushtet sllavësh si Mali i Zi është për herë të parë një shqiptar është një element domethënës.
3- Në momentin që ky Kryeministër për nga origjina e tij ka përkrahjen kryesisht amerikane atëherë e bën më të lehtë ndërveprimin multifunksional të tij në makro/afatgjatë në vend e në rajon e bën akoma më të fuqishëm pozitën e tij.
4- Shqiptarët në shekuj kanë lufturuar të gjitha format, llojet, dyndjet sllave nën cilindo emërtim që merrnin për përfitime momentale qofshin ata sllavë, malazezë, serbë etj.
5- Shqiptarët nuk mund të luftojnë kundër dy armiqve në një kohë ndërkoh që, janë në mes të malazezve dhe serbëve nga ana tjetër. Atëherë duhet mëndje për ti luftuar nji e nga nji. Por, si?
A) lufto vetëm kundër malazezve, nëse i ndan përfundimisht nga serbët me mënyrat që të japin dipllomacia moderne e përkrahja amerikane, ose,
B) lufto kundër serbëve, sfumon malazestë duke përdorur serbët ti asimilojnë brenda vetes, nëpërmjet politikës?
Jooo!
Ushtarakish?
Jooo!
Nuk shikoni ç’bëhet duhet stabilitet e paqe në rajon se lufta çon ujë në mullirin e rusisë sidomos me luftën në ukrainë dhe frontin e tyre të hapur në Kosovë.
Teorikisht duket tingëllon mirë, por praktikisht si realizohet??
Në këtë rast ç’duhet bërë?
Duhej një marrveshje midis palëve.
Cila është pika e tyre që e kanë konsideruar si të fortë kundër faktorit shqiptar?
Fejaaa!
Asimilimi i tyre duke u shpallur ortodoks dhe ndryshimi i mbiemrave me prapashtesat -viç etj si këto.
Por, harrojnë se pika e fortë kthehet menjëherë në pikë të dobët midis dy palëve kur njëri është më i fortë se tjetri dhe në mundësi të mos humbasi veten e paguan hallka më e dobët.
Në rastin konkret, cila është hallka e dobët/bishti mes serbisë e malit të zi?
Mali i zi!
Gjarpri kur do të mbijetojë e kafshon bishtin dhe e rinxjerr atë, të njëjtën gjë vepron edhe Serbia.
Në një terren shumëdimensional frontesh të hapura duhet të mbajë qëndrim nga njëra anë të dënoj rusinë, ose të minoj kishën ortodokse malazeze?!
Për ne shqiptarët është të dyja, por për momentin mjaftohemi me marrveshjen e kishës.
Përse?!
Ne nuk kemi ndonjë dobësi për fenë ortodokse malazeze sllave, apo serbe qofshin ato.
Shqipfolësi e deformon genin nëpërmjet fesë (bëhen më katolik se papa, krishti, imami etj), gjakut (martesa me të huaj), ideologjisë (bëhen më amerikont se amerikant e më serbë se sllavët e rusët së bashku), pronën (shitet vet, familjen, kombin për një pronë, pashaportë, karrige, dashnor/e …).
Ndërsa shqiptari i vërtetë i përdor të gjitha këto më lart për të arritur planet për shpëtimin, ndërtimin e kombit dhe shtetit shqiptar.
Kaq e thjeshtë deri këtu!
Vazhdojmë më poshtë;
Prandaj duke hequr fuqinë e kishës malazeze ndodhen sikur ka fuqi serbia. Por, në fakt nuk është ashtu, sepse pronat/kishat/ndërtesat janë në tokat shqiptare. Kjo është e rëndësishme sesa feja përçarëse sllave që ka sunduar me shekuj.
Një marrëveshje e tillë midis malit të zi dhe serbisë, ishte e domosdoshme nga ana e shqiptarëve. Sepse nëpërmjet saj, ose duhet të zvogëlonte ndikimin e serbëve në malin e zi që të kenë të bëjnë vetëm me sllavët e malit të zi. Në fakt kjo nuk ndryshon asgjë, sepse kështu ka qenë deri tani, pala shqiptare luftonte kundër të dyve. Ose eliminon malin e zi (kopilat serb nëpërmjet fesë që na e kanë përdorur për të na përçarë e sunduar në shekuj).
Kështu që le ti përçajmë ne ata duke u përdorur autonominë/përplasjen e dy kishave të tyre dhe ndërkoh që, ata hanë kokat fetarisht është më e lehtë të përballen shqiptarët me serbët dhe me sllavët e grindur e të përçarë….
Dhe në afatgjat faktori shqiptar i mund sllavo serbët (mali i zi vetvetiu sfumohen nga serbët dhe sllavët e maqedonisë nga bullgarët në anën tjetër).
E gjithë kjo nën përkrahjen perëndimore kryesisht të amerikës që nuk e do faktorin sllav pro rus në rajonin tonë ashtu siç nuk e duam as ne. Prandaj ky b/punim është pika jonë e fortë për të realizuar triunfin në afatgjatë.
– Si do funksionoj kjo?!
Hapa konkrete ekonomiko politike!
Me ballkanin e hapur, kalim i lirshëm i mallrave, njerëzve, shërbimeve/kapital sipas parimeve dhe politikave të tregut të lirë europian pa barriera doganore e politike.
Kështu bëhet e mundur shqipëria natyrale pa dogana e pa polica të korruptuar e krimi organizuar politik që gjeneron trilon euro në vit nga trafiqet e ndryshme nëpërmjet sllavëve shqipfolës që u’a kanë pirë gjakun si shushunja këtij kombi në rajon ndër këto tre dekada depresioni e dekadence rajonale nën sundimin sllav prorus!
Ëndrra me sy hapur ëëë?!
Kush ka tru bën analizën e ngjarjeve jo të opinioneve e thashethemeve të rëndomta mediokre siç jeni mësuar tre dekada e gjys e zvarriteni!
Kaq e thjeshtë!
Nëse do të ishte kaq pa rrezik siç thoni ju shqipfolësat përse e mbështet amerika Abazoviçin dhe përse nuk u pëlqen serbomalazezve?
Fundja ata një rracë janë?!
Përse kaq tmerr nga një marrëveshje kaq e thjeshtë mes sllavëve?!
Ndërkoh që janë një komb sllav me nënën rusi në kremlin, kanë të njëjtën fe ortodokse me qendër në rusi, por për të mbajtur shqiptarët të përçarë të kenë pushtetin në mal të zi ndaras nga rusia dhe serbia?!
Përse?!
Kërkoni përse bëjnë zhurmën kundra saj e mos shikoni ‘çthonë dhe ç’bëjnë shqipfolësit çirakët e tyre si gjarpri nën gji!
Ata unë i kuptoj, por nuk kuptoj ju kokboshat berishjanë shqipfolës që bëheni palë me politikën antishqiptare të tij?!
Ju nuk ju kuptoj sesa të cekët antishqiptarë, të sheshtë e sipërfaqësorë jeni me ato kokat tuaja bosh mes shalëve se mbi shpatulla keni tre dekada që nuk ju gjendet asgjë.
Thellohuni e mbase zgjoheni e kuptoni!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.