14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Genta Petrit/Petro Kaloçi

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Dashuria jonë qorre në karantinë!
Salikmona ku jeni strukur?
Si u katandisët ju kryekriminelët e rajonit dhe global mor amani, njësoj si unë. Mund të bëni ciu ciu vetëm në fb dhe s’ju a var njeri. Ashtu siç kemi bërë ne në tre dekada dhe na keni përndjekur me çirakët tuaj anonim në rrjetet sociale ose me median tuaj konkubinë në emër të pseudo fjalës së lirë.
Tre kategoritë e shoqërisë së sotme janë;
– Budallenjtë (militantët tuaj çirakë) na sulmojnë, shejtanbudallenjtë (zyrtarët tuaj) na raportojnë, bllokojnë, kurse të djallëzuarit si ju na izolojnë.
Eh, si ju vjen surratit çorba që gatuat, jo vetëm si maskë fytyre, por edhe si pjatë kryesore.
Jemi pika e dobët për njëri tjetrin, aq shumë duhemi saqë urrejtja na ka hap krahun se jemi raste pa zgjidhje. Apo jo kupola e jashtëqitjes?
– Pa ju çfarë mund të isha unë?
Një lopçare në fushat e Rrogozhinës, qyteti i fëmijërisë, do ngroja sumën me brek pambuku korçe nën rrezet e diellit, do fërkoja mutin e thatë nën mullarin e kooperativës nën freskinë e arranxhatës dhe do shplaja shëllirën e djersëve në kanalet e arave përreth. Do përtypja bukën e fortë të misrit me djathin e baxhos me një gotë hirrë për pastrimin e mëlçisë. Më pas do i fusja nja dy tre pordhë për funksionimin sa më mirë të zorrëve dhe plëncit tim meditiv.
Unë e uruara kaq doja, mjaftohesha me pak, por ju shejtandjallëzuarit s’na linit rehat, na morët ëndrrat, jetët na i shkatërruat për hir të gurëve të çmuar. Ndërkoh që ne vdisnim për guriçkat, zallin e lumit dhe rërën e thatë..
Ju kupola e jashtëqitjes i jepni kuptim jetës sime monotone.
– Çfarë do bëja unë pa ju?
Do jetoja për bukuri siç e kisha imagjinuar para 90ës, por ju mi prishët ëndrrat, planet, fantazitë, me shkatërrimet tuaja dhjerokratike tridhjetvjeçare në kurrizin tim të butë.
– Si mund të jem mosmirënjohëse ndaj jush dhe kopilave tuaj politik?
Ju më bëtë të famshme në analët mediatik, nga një e thjeshtë më kthyet në luftëtare, nga halli më konvertuat në revolucionare, më quajtët kriminele më të urryeshmen e rajonit unë dhe hitleri në një llogore.
– Si mos të jem borxhlie ndaj jush?
Ju keni menduar për lluksin tuaj duke shkelur mbi të drejtat e mia kushtetuese.
– Si mund t’ju urrej?
Ju më kthyet nga një Gentë si gjithë të tjerët e realizmit socialist, të ngeshmen, dembelen, përfituesen nga prona e përbashkët në më të vendosurën e dhjerokracisë.
– Mundet të rri kaq indiferente unë pas gjithçkaje që keni bërë për të kontribuar në formimin tim politik, kundër statusit tuaj ekonomik?
Kurrsesi. Unë nuk jam mosmirënjohëse si ju. Unë ju falenderoj nga thellësia e zemrës, pa ju do isha si 10 milion të tjerë. Dykëmbshat nuk e kuptojnë marrdhënien tonë të veçantë. Pa ju unë s’do isha unë dhe pa mua ju s’do arrinit deri këtu. Ndjenja jonë është marramendëse me një reciprocitet vrasës.
Eh, sa shumë ju dua, aq sa ju më urreni!
Mos harroni!
Vëzhgoheni, monitoroheni, dëshifroheni. Kujdes!
Ps. Mos të guxoj njeri të përdori togfjalëshin “Plënci Meditiv” pa përmendur ngjitur emrin tim, se është gjetja ime personale. Do ndiqeni penalisht për të drejtat e autorit. Kaq!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.