Nexhmije Hoxha, theu rrethin vicioz të këtij kombi!
Studimet socialokulturore të periudhave historike janë të domosdoshme për një shoqëri që të eci përpara. Nëse marrim parasysh se studimet janë të pakta ose në nivelin zero në këto 7 dekada zbresim tre dekadat e shkatërrimit, dekadencës, degradimit të shkencës në vend, sjell në pah elementin përsëritës prej 6 shekujsh.
Nuk do futem që nga pellazgjia jonë, por po e kap në vijën historike nga vdekja e Skëndërbeut (ikja e Donikës në Itali, pastaj në Spanjë), ikja e Ismailit në Itali më pas në Spanjë. Ky element përsëritës në vijën historike të kombit tonë duhet të studjohet që të kuptojmë sesi kanë vepruar të parët tanë në situata kritike.
– Cilët faktorë, kryesisht të brendshëm kanë lozur rol negativ, shkatërrues ndaj kombit, shtetit, unifikimit tonë në një grusht të vetëm?!
Nëse brezat njihen me këta faktorë atëherë do të mund të përballojnë vështirësitë në çdo kohë të jetës së tyre dhe do të mbyllin më lehtë plagët, rrethin vicioz e përsëritës të së shkuarës sonë të përçarë.
Në këtë tekst dua të bëj një krahasim dhe sesi jeta, natyra, universi, gjithësia në ndërveprim me njeriun në shoqëri përsërit situatat deri sa ne të mësojmë e të shërohemi prej tyre për të mos i përsëritur më kurrë.
– Studjuesit janë marrë me luftërat, betejat, sukseset e Gjergj Kastriotit.
– Janë marrë me jetën, punën, veprën atdhetare të Ismail Qemalit deri në fund të jetës së tij.
– Janë marrë me baltën, akuzat, shpifjet, shtrëmbërimet, ofendimet ndaj luftëtares komuniste Nexhmije Hoxha.
Asnjë studjues nuk është marrë me arsyet, faktorët, me analizën e vërtetë të ngjarjeve, njerëzve, individëve, shoqërisë në këto periudha kohore
që ndikuan në ikjen, braktisjen, largimin e figurave historike nga vendi.
Historia përsëritet deri sa Dikush të tregohet trim/e të përballet me të gjitha pasojat me të vetmin synim të mbylli rrethin vicioz historik të disa shekujve vetshkatërrues.
Të arrihet një gjë e tillë duhet forcë e jashtëzakonshme shpirtërore për të kthyer rrotën e historisë së një populli, kombi, shteti.
Unë si psikologe duke studjuar sjelljet njerëzore si dhe ndikimin e tyre te individi dhe te shoqëria jam e mendimit se Nexhmije Hoxha bëri atë që askush para saj nuk arriti ta bënte.
Shoku i jetës së saj, udhëheqësi Enver Hoxha organizoi, luftoi, ndërtoi, krijoi një jetë të re nga e para për shqiptarizmin. Por, Nexhmija nuk tregoi, as nuk u sprovua nga jeta për aq kohë sa ishte Enveri gjallë. Ajo ishte e sigurtë nën hijen e tij, si çdo grua kur ka shokun e jetës pranë.
Shkencat sociale thonë se sprovat, vështirësitë, problemet tregojnë dhe nxjerrin në pah karakterin dhe personalitetin e njeriut në çastet më të vështira të jetës.
Pikërisht këtu dua të theksoj se Ajo, pavarësisht se ju do e etiketoni si t’ju hajë koka, por e vërteta, faktet, realiteti i tre dekadave tregojnë të kundërtën e vlerësimit, nënvlerësimit tuaj pa përjashtim të ideologjive tuaja politike.
Në aspektin psikologjik ajo ka ndikuar në formimin dhe shpëtimin e këtij kombi nga sjellja vetshkatërruese ndër shekujsh.
Në vijën historike të kombit tonë të gjitha figurat pozitive dhe ato negative (zogu, toptani, etj) në momente e rrethana të caktuara kanë ikur nga vendi. Këto largime të justifikuara ose jo në emër të sigurisë personalofamiljare dhe të “së mirës së vendit” duhen parë e analizuar ashtu siç janë, pa emocionet e ndikushmërisë ndaj këtyre figurave.
– Rasti i parë i ikjes së madhe ishte Donika Kastrioti që u largua në Napoli/Itali e më pas në Valensia/Spanjë.
– Cila do qoftë arsyeja e largimit të saj dhe eksodit të banorëve të Krujës dhe përreth, shoqëruesve të saj nuk janë të mjaftueshme për ta lënë vendin në mëshirë të fatit në ditë të vështira pa asnjë figurë shtetërore në krye të saj.
I kuptoj kundërshtimet, justifikimet tuaja boshe për ta mbrojtur si femër, grua, nënë, gjyshe, njeri, por si b/shortja e Kastriotit duhej që linja e gjakut të Tij të luftonte e të punonte në vendin ku ra Babai i tyre. Largimi i tyre është përdorur gjithmonë nga armiqtë tanë kundra nesh me sulme të tilla si, nuk keni shtet, Pirroja grek, aleksandri maqedonas (sllav, grek), Gjergji është turk, grek, sllav, princ i katoliçizmit e të tjera si këto që kanë rënduar në formimin e shtetit tonë në shekuj.
Ata të ikur nëpër botë nuk ishin më, as për veten, as për Babain, as për luftën, as për veprën që ai la pas. Më kryesorja, nuk ishin në krye të luftës, punës, nevojave të vendit në ato çaste të vështira që kalonte Arbëria jonë.
Populli e kombi ynë ka kaluar vështirësi të jashtëzakonshme ndër shekujsh, ky është fakt i pakontestueshëm. Kokat e kombit (të gjithë pa përjashtim edhe Rilindasit) në periudha kohore të ndryshme u është dashur të largoheshin, të emigronin që të luftonin në të gjitha format e mënyrat sipas rrethanave dhe kushteve, por janë kthyer dhe kanë rënë në vatanin e tyre.
Të gjitha këto i pranoj dhe i kuptoj për aq sa nuk rëndojnë dhe nuk shkojnë kundër interesit kombëtar. Por, ky faktor përsëritës në vijën historike është therrës.
Psikologjia na mëson se Ikja nuk është zgjidhje, mund ta quash për momentin një taktikë. Nëse ikën, largohesh nga problemi, ajo përsëritet në vijën e gjakut familjar dhe në linjën e historisë kombëtare deri në momentin që dikush do përballet me të, sipas thënies, “o të gjitha, o asgjë”, ose thënë ndryshe, “liri a vdekje”.
Jeta që nga fillesa e saj deri sot ka treguar se gjithmonë ka mbrojtur dhe përkrahur Guximtarin me qëllim sublim. Prandaj në linjën e historisë kombëtare ky trend përsëritës është një tregues se diçka nuk e kanë bërë mirë paraardhësit tanë.
– Rasti i dytë, është Ismail Qemali që u largua për në Itali e më pas në Spanjë.
Sërish trendi përsëritës i nyjës kombëtare që karakterizohet me ikjen për arsye e justifikime në kohëra e rrethana të ndryshme ndaj të njëjtit drejtim. Aspak rastësi destinacionet e tyre të ikjes (itali/spanjë).
Universi flet, të thotë diçka! Universi të tregon se diçka nuk shkon, prandaj si njeri/shqiptar duhet ta rregullosh. (Nuk merrem me analizën e punës së tyre, por me vendimin e ikjes si njerëz të thjeshtë, ndërkoh që nuk ishin të tillë. Ata ishin më shumë se kaq për postet, titujt, dijet që mbanin, zotëronin dhe përfaqësonin. Mos harrojmë ikjen e zogut, figurë negative e historisë shqiptare në çastet më të zeza, të vështira të pushtimit fashist të shtetit të ri shqiptar.)
– Rasti i tretë, Qëndrimi i Nexhmije Hoxhës, në vend pas 90ës së bashku me familjen e saj dhe përballimi i tyre me lukuninë antishqiptare disa shekullore.
Sipas kësaj llogjike, i bie se ato që kishin frikë të pësonin Donika, Ismaili dhe bajga zogu e të tjerë, i përjetoi, përballoi me dinjitet të plotë shoqja e udhëheqësit legjendar Enver Hoxha.
Asaj i ra barra më e rëndë historike për nga studimet psikosociale që është Ndryshimi i një trendi socialokulturor nëpërmjet shembullit të saj personalofamiljar. Pikërisht kjo sjellje, ky qëndrim, përballje bëri thyerjen dhe kthesën e madhe të rrotës historike për këtë komb/popull. Nuk e besoni se ju i doni efektet menjëherë, ashtu siç doni të vidhni e të grabisni, mashtroni e vrisni për tu bërë pasanik menjëherë në padrejtësi. Ashtu siç doni meritat, titujt, medaljet, postet, privilegjet pa meritë e menjëherë, por efektet e sjelljes së saj e kanë ndryshimin dhe efektin domino në vijim të linjës kombëtare në vitet, shekujt që vijnë. Natyra ka ritmet e saj, i bën ndryshimet me shkallë, gradualisht dhe jo me ashensor siç do donim ne, njerëzit.
Ajo në një moshë të tretë, pleqëri të thyer iu desh të luftonte sërish me bajgat antishqiptare që e kanë sjellë zvarrë me shekuj këtë vend, komb, popull. Ajo, e vetme, tregoi se mundej të luftonte kundër fashistave të rinj antishqiptarë.
Ajo ktheu rrotën e historisë dhe mbylli ciklin vicioz të këtij fenomeni të rrezikshëm që gërryente si një mallkim shekullor këtë tokë e këtë popull.
Ikja!
Shkencat sociale thonë se një gabim përsëritet deri sa ta pranosh/kuptosh atë për të mos e bërë sërish. Gjithashtu ne shërojmë te vetja plagët e brendisë sonë duke kuptuar, analizuar, përqafuar veten, por edhe ata që kemi përreth kur është nevoja për të shëruar në vijën e gjakut familjar dhe në vijën e historisë atë që na dobëson, shkatërron më shumë. Pikërisht këtu roli i Nexhmijes është i pazëvendësueshëm, i pallogaritshëm për të sotmen dhe të nesërmen që ajo na la duke mbartur e vetme barrën e përndjekjeve, sulmeve jo vetëm të tre dekadave, por të disa shekujve të këtij populli nga elementët antishqiptar brenda saj. Ajo nuk tradhtoi veten, luftën, bindjet, ideologjinë, partnerin dhe familjen e saj, por mbi të gjitha vendin, kombin, atdheun e saj. Jo siç ndodh rëndom në çdo epokë, sistem, ashtu siç ndodh për tre dekada berishizmi që, gruaja tradhton burrin, dhe shoku tradhton shoqen për një dorë pare, pushtet, rroba firmato, lluks e sende pa vlerë.
Ajo u përball me të gjithë dhe doli më e fortë në betejat e saj.
Ajo i mundi të gjithë si në luftë, në paqen e realizmit socialist e në tranzicionin berishist.
Këto dekada mbrapshtësie i duheshin këtij populli që të dilte i rilindur sërish nga ato plagë të pambyllura që mbante prej shekujsh.
Dhjerokracia berishjane pd, ps, lesheli shpk ka bërë punën e saj ashtu siç bënë punën e tyre antishqiptare pas vdekjes së Kastriotit. Askush nuk mban mend bajgat pas tij, ata që nuk i qëndruan besnik gruas dhe familjes së prijësit të tyre në çastet e vështira, por e dëbuan ose u larguan me të.
Askush nuk merret me ta, i ka harruar historia 6 shekullore ashtu siç do bëjnë figurat e shekullit me zogun, toptanin, berishizmin pd, ps, lesheli shpk nëse nuk u tregojmë vendin që meritojnë në koshin e plerave të historisë kombëtare.
Berishizmi i sotëm ka qënë një fenomen gjithmonë prezent para dhe pas epokave të ndritura të këtij vendi. Pas fundit të epokës së Kastriotit, berishizmi i asaj kohe vuri në rrezik jetën, veprën e familjes së tij duke i detyruar të largohen. Ashtu si fenomeni berishizmit dëboi Ismail Qemalin nga atdheu i tij.
Berishizmi pd, ps, lesheli shpk u munduan të dëbojnë, nënshtrojnë, ofendojnë, dënojnë edhe familjen e kollosit Enver, por në fakt do dënohen me trinitetin e artë, burg, sekuestro, konfiskim. Ashtu siç e meritojnë bajgat e këtij kombi në vijën e historisë.
Në këto tre dekada nuk ka studjues, shkenca, por ka analë, intelektuhalë, që kanë rrënuar gjithçka në këtë vend. Megjithatë ky tekst është t’ju zgjojë juve dykëmbshave shqipfolës dhe të pickoj studjuesit të bëjnë studime të plota shumëdimensionale pa ngjyrat e qoskave partiake.
Deri atëherë, do jetë ende largë ajo ditë. Mjaftohuni me këtë tekst sipërfaqësor e të përcipt që ka si detyrë t’ju vëri të mendoni e të bëni pyetjet e duhura për këto çështje që u ngritën në këtë mini tekst.
Reflektoni të gjithë, partiçkat politike, shoqëria civile, intelektuhalë, analë, fshatarë, qytetarë, nxënës, studentë. Mbase atëherë do të dilni nga rrethi juaj vicioz e jeta juaj do përmirësohet. Deri atëherë, fryni sytë e lexoni.
Ps. Mosmirnjohja dhe padrejtësia ndaj një gruaje dhe familjes së kollosit Enver i ndoqi deri në burg ata b/puntorë ose vartës që e tradhtuan, mohuan (ramizi, fatosi) e paguan të parët me burgim. Rradhën e kanë dhjerokratët e berishizmit pd, ps, lesheli shpk, ndërsa ajo iku duke kthyer rrotën e jetës. Në një farë mënyre indirekte la pas, reformën e drejtësisë, veting-un, spak, bkh, Ofl dhe trinitetin e artë, burg, sekuestro, konfiskim ndaj pushtokratëve të berishizmit. Të gjithë janë me një këmbë në varr e një në burgim të përjetshëm me vulë ndërkombëtare.
Fund më të mirë se ky nuk mund ta imagjinonte as Ajo që u dha stafetën e sistemit për paqe e prosperitet, ndërkohë që e futën në burg për “kafet trelekshe” që të justifikonin krimet e tyre tridhjetvjeçare. Amiiin!