4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Genta Petro Kaloçi

Tendenciozëve pa opinion e formim politik!
24 MAJ 2016..Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Jetojmë në kohë të vështira ekonomike politike. Nuk mjafton kjo krizë e vazhdueshme në vendin tonë që ka ngecur në valvulën e tranzicionit prej çerek shekulli, por deformimi politik dhe historik vazhdon me veglat e propagandës për të shkatërruar indet e mira të mbetura në vend dhe në shoqërinë tonë. Bombardimet propagandistike të fuqisë së kapitalit kundër qenies njerëzore vazhdon në mënyrë të egër e të përditshme nga ideologjitë e partive kryesore të vendit si pd, ps, lsi.
Këto parti na flasin për arritjet heroike të ballistëve dhe kolaboracionistëve kundra partizanëve që na sollën çlirimin dhe lirinë e shtetit që gëzojmë të gjithë sot.
Nga ana tjetër janë disa që flasin për heronj e dëshmorët e LANÇ-it, por qëllimisht nuk përmendin komandantin e luftës Enver Hoxhën.
– Çfarë nuk shkon me këtë situatë?
Pranojmë luftën dhe ushtrinë, por nuk pranojmë që ka pasur komandant. Disa të tjerë pranojnë komandantin por nuk pranojnë se ka pasur ushtri, luftë e dëshmorë.
– Pyetja që lind natyrshëm është, kujt i intereson të copëtohet në këtë mënyrë historia më e lavdishme e kombit dhe popullit tonë? – Mund të ketë ushtri pa komandant?
– Mund të ketë komandant pa ushtri?
Nëse do ishin këto të vërteta, çfarë thonë burimet e huaja të kohës së luftës për këto pyetje?
Përgjigjet janë të njohura, sepse nëse këta lango individë historianë, politikarë, gazetarë do të kishin të drejtë, atëherë sot nuk do të kishim mundësi të gëzonim këtë shtet sipas kufijve të sotëm, por sigurisht që do të ishin tjetërsuar, (siç ndodhi me çamërinë, malin e zi dhe kosovën që ishin hapur bythësh me forcat fashiste).
Gjithashtu pa dashur t’ju lodh me histori (si shkencë nuk më pëlqen) dëshiroj të them se nuk mjaftojnë këta tendenciozë injorantë që të ndryshojnë e të ç’bëjnë të vërtetën.
Ndërkohë në ambjentin tonë shfaqen edhe ca idjot me patentë që pranojnë figurën e Enver Hoxhës, por nuk pranojnë partinë komuniste. Kjo është sikur të themi, e dua, më pëlqen drejtësia, por nuk dua ligjet.
– A mund të qëndroj njëri artfakt pa tjetrin?
Kjo është sikur të themi, toka është e rrumbullakët kur e shohim nga një këndvështrim 3 dimensional, por unë besoj se është e sheshtë meqënëse, qëndroj drejt dhe jo pjerrtas.
Ti dëgjosh këto mendime nga individë që pretendojnë se janë të intelektualë, arsimuar, është fatalitet më vete.
Paraqesin si argument një justifikim idjot se meqse partia komuniste në Shqipëri u themelua me ndihmën e pk serbe i bie se meqënëse serbi fashist nacionalist ka vrarë masakruar bashkpatriotët tanë edhe ajo ide që sjellin disa prej tyre është vrastare dhe e papranushme antikombëtare.
Gjithashtu edhe këto informacione i përhapin në mënyrë që të keqinformojnë dhe të gërvishtin plagën e dhimbjes kombëtare nga historia e dhimbshme e popullit tonë nga hirdhitë sllavoserbe.
Sqarim për publikun e gjerë për rastin konkret ; “Ndihmuan” Jugosllavët në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërise është një shtrembërim i fakteve historike për qëllime të caktuara politike.
Theksoj se, prania e Miladin Popoviçit, në mbledhjen e themelimit të PKSH-së, (i liruar nga komunistët shqiptarë nga burgu i Peqinit..) ishte një nder që i’u dha atij si komunist dhe jo se ishte i deleguar.
Kjo taktikë që përdoret nga agjencitë e sherbimeve sekrete për të dobësuar ideologjinë e majtë nëpër botë është metodë e njohur për të mundur kundërshtarin nëpërmjet krijimit të krisjeve brenda të të njëjtit lloj.
Në bazë të kësaj llogjike nënshtrimi dhe goditja më e fortë për shkatërrimin e ideve komuniste, nuk do të ishte përveçse në zemrën e vendeve ishkomuniste/socialiste.
Gjithashtu, një nga mënyrat më brilante e agjensive të shërbimit është spostimi i figurës kombëtare (vendasi Enver Hoxha) nga ideologjia komuniste (e huaj).
Një ndarje me thikë midis personit/individit dhe ideologjisë komuniste bëhet që të mbahet një balancë populiste pa shkaktuar trazira e pakënaqësira në dukje të parë.
Këto trazira nuk do të ishin të dëshirueshme për kapitalin dhe rendin e ri botëror që zotëron politikbërjen në mbarë vendet e botës. Kjo formë po godet edhe në vendin tonë në të dyja format duke i lënë njerëzit të gjymtuar ideologjikisht dhe politikisht. Vetëm në këtë form mund ti nënshtrosh e ti kesh gjithmonë skllevër nën urdhrat e politikës së globalizmit modern.
Në shërbim të disa nga ju që strehoheni nëpër ombrellat imperialiste të huaja ose reaksionare vendase (pd, ps, lesheli e të tjera) duhet të informoheni se idetë komuniste nuk kanë patentë emërtimi dhe as autorësinë e tyre nuk e gjeni në Serbi apo gjetkë.
Komunizmi si ide është importuar nga vende të zhvilluara europiane, kryesisht Gjermania (Karl Marks, Frederik Engels). Megjithatë si ideologji është vëllazërim, bashkim, barazi, drejtësi, ideologji mbarpopullore në shërbim të klasave puntore e fshatare në mbarë botën.
Fatkeqësisht nuk janë të paktë ata intelektuhalë, analë që përkrahin këto stile deformimi të së vërtetës dhe fakteve me qëllime dhe përfitime personale që mbështeten nga ideologjia e djathtë fashiste. Fatkeqësisht jemi të rrethuar kudo nga këto kategori njerëzish që për fatin e tyre të keq gjenden në një nivel mjeran intelekti dhe inteligjence.
Ju përshëndes të gjithë ju budallenjtë e bashkuar rreth një ideali pa bosht e pa formë.
Gjithmonë do jeni të destinuar për të dështuar, sepse informacioni është pushtet në duart e atij që nuk bën dallime në bazë të pëlqimeve personale.
Mbani kokat ngrohtë se nga brenda truri ju ka bërë menderen i keni bosh kllufa e karabusha!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.