Ndjesë vetes!
Virtualët e mi të dashtun ju kuptoj më së miri se ç’hiqni me mua, Gentën. Jam në dijeni se nuk dini ç’të bëni me Gentën. Herë ju duket si hoxhiste, si ekstremiste, si trockiste, si komuniste, si fashiste, si staliniste, si enveriste, si eurosocialiste, si naziste, ateiste, spiritualiste, si trape, kaqole, herë të tjera si dikush që i di të gjitha, por që s’di asgjë. Nuk keni faj, ashtu më duket dreqi edhe mua.

I them dhe i përcjell mendimet tuaja, por s’ma var fare dreqi.
O Genta i them, mirë mua, se mua s’ma var hiç fare ti, mos ma merr për bazë mendimin, meqse biem në konflikt interesi, të paktën dëgjo ç’thonë njerëzia.
Të gjithë pa përjashtim thonë se, je trape, karagjoze, pa pikë serioziteti në ato që shkruan. Mblidhe mëndjen se le nam.
Më kthehet Genta:
– Nuk dua, ç’hall ke ti?
– unë vazhdoj: Si moj ç’hall kam, por nëse ti s’ke turp, unë jam me namuz dhe s’lejoj të më mbajnë nëpër gojë njerëzia.
Genta më kthehet;
– Aman sa ma vret mëndjen, fundja kush mbahen në gojë, karamelet. Le të më mbajnë të ëmbëlsohen.
– Moj, mjaft se nuk ngele ti të bësh drejtësi, nuk ke lënë gjë pa shkruar, denoncon edhe pordhën tënde e të komshiut. Mjaft të thomë.
– Ohuu, edhe ti sa frikacake je, po nuk reaguam do na shkelin me këmbë.
– Kurse ti me ato paçavuret e tua e ndrite do na shpëtosh nga shkelja, lëre mos e pyet. Shpëtoi shoqëria, njerëzia nga shkrimet e tua idjoteske.
– Atë mos e thoj, kshu fillon orteku nga një top i vogël deri sa të mbulon e s’gjen gjë prej gjëje, as për hajmali.
– Nuk e kupton moj që nuk do i ndryshosh?
– Unë ndryshoj veten, s’më intereson për të tjerët.
– Ngeli e vërteta dhe drejtësia të shpëtohen nga ti.
– Ato vërtetë s’ngelën për mua, por unë s’bëj dot pa to.
– Mjaft se s’do ndryshosh botën me ato që thua e shkruan.
– Botën s’e ndryshoj dot, por mjafton të them si qëndron e drejta dhe e vërteta, pastaj çdo gjë shkon në vendin e vet në faktorin kohë. Prandaj ti mos më çaj shumë dërrasat more vesh mora thuaj, se si shumë më futesh me të kuqe të më ndalosh dhe të vendosësh trekëmbsha.
– Eh, ti nuk merr pyka, mirë ta bëjnë që të shajnë, ofendojnë, injorojnë, kërcënojnë, mallkojnë, raportojnë je e pakorigjueshme, rast pa shpresë.
– Ata që shajnë e më luftojnë nga halli e kanë, të ishin të hajrit nuk do e kishin katranosur këtë vend në këtë derexhe. Automatikish u hiqet e drejta e sharjeve, injorimeve, ofendimeve. Bien poshtë si të pavlefshme, sepse situata tregon paaftësinë e tyre, por edhe kompromentimin e tyre në krim. Kështu që ti mo më çaj dërrasat, more vesh mora thuaj, ata shaj, unë shaj, ti ç’hall ke? Fundja njeriu po nuk luftoi për atë që beson, ëndërron, të drejtën dhe të vërtetën shoqërore më mirë të vdesi, s’ka përse jeton.
– Ah, tani do më marrësh edhe në qaf, më thua edhe të vdes, kokrra e idjotes. Nëse unë vdes edhe ti vdes me mua moj kaqole, se një trup ndajmë.
– ashtu të gënjen mëndja zotrote, nëse ti vdes nuk është e thënë të vdes edhe unë me ty. Përkundrazi Unë jetoj në zgjedhjet, vendimet, veprimet e mia që më ndjekin kudo, të mira ose të këqia qofshin ato. Megjithëse unë synoj ato të mirat, altruistet, njerëzoret, ambjentalistet etj, etj. Kurse ti ha bukë e dhit me frikën se do vdesësh një ditë. Vdekjes o mjerane nuk i shmangemi dot, por të paktën të jemi në paqe me idenë e ardhjes së saj. Megjithatë mos të të marr vetëm me shqelma, ke dhe ti një farë të drejte.
Nëse dikujt në botë i kam borxh një ndjesë, kjo me siguri je ti o Genta. Një ndjesë për gjithçka që të kam bërë të kalosh e vuash në vitet që kalove në këtë dimension.
Një ndjesë që të kam zhubravitur, lënduar, zhgënjyer, shkelur, dhunuar, injoruar, ofenduar, copëtuar, besuar, kërkuar, jetuar, eksperimentuar, udhëtuar, provuar në këto dekada jete nën lëkurën tënde.
Të kam borxh një ndjesë, se të kam privuar jetën si gjithë të tjerët, ato fejesat, martesat, lindjet, pordhët, tangërlliqet, mundësitë e llukseve me sende të ndryshme.
Prandaj o genta vogël, mo më çaj dërrasat këtej e tutje se edhe ty të kërkova falje.
Hajt, ke gjë tjetër për të thënë?
– Kam posi, kush kujton se je ti moj që tallesh me këtë kërkim falje? Ndjesë është kjo apo ..(ndërhyn Genta)
– ohuuu i ke me valë të gjata zotrote ankesat? Eh, shkruaje notë protestën e ma nis pas orarit të plazhit, se tani më prish rilaksin.
– Ja s’ke turp, çdo thonë njerëzia mi kaqole, kur i përvishesh vetes në këtë mënyrë? Imagjino çmendim do kenë njerëzia për ty?
– Liri kemi, është e drejta e tyre bazë të mendojnë ç’të duan, s’ma ndjen hiç fare. Ashtu si ata i bëjnë ysmet interesave dhe tutorëve të tyre edhe unë u bëj ysmet bindjeve të mia, bashkim, vllazëri, barazi, drejtësi, vërtetësi, mirqënie, shqiptarizëm.
Kaq. Kuptove genta vogël, apo do më lodhësh gjatë me shpjegime.?!