10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Genta Petro Kaloçi

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Bukuria dhe marrdhënia ime me të!
12 MARS 2017
Kudo shoh femra të bukura me surrat të zhytura në llaçin e makjazhit dhe të parfumosura deri sa të bie të fikët.
Personalisht marrëdhënia me llaçin dhe stukimin nuk ka qënë shumë e mirë, mund të them disa raste të numëruara me gishta. Këto raste kanë qënë më shumë punë inati dhe kundrapsikologjie ndaj prindërve në moshë të rinisë, sesa qef i madh për tu lyer si karagjoz e klloun.
Më konkretisht kur them makjazh flas për përdorimin e të gjitha produkteve të tij, por në përditshmërinë time me raste të rralla mund të vë vetëm buzkuq.
Ndërkoh që, tmerri im është kur shkoj në emisione televizive dhe duhet të kaloj njëherë nga grimi, jo për gjë, por kush rri e fshihet, pastrohet më pas për të hequr nga fytyra gjithë atë stuko.
Blija produkte bukurie dhe meqse s’i përdorja i falja majtas djathtas që mos skadonin e meqse i kërkonin rrethi familjaroshoqëror.
Kam vite që as nuk marr mundimin ti blej, pasi shikoja, lexoja për mënyrën dhe lëndët e para që përdoreshin për ti prodhuar më krijuan opinionin se duhet të isha e marrë nga trutë që t’ia bëja vetes atë “torturë” ti vendosja me dëshirë dhe të blera me dorën time ato produkte të rrezikshme kancerogjene dhe të shpifura.
Sidomos kur lexon me çfarë përbërësish arrihet ruajtja e aromave më të shtrenjta të hapen zorrët e barkut duke shtuar edhe përbërësit e dyshimtë të produkteve të makiazhit me prejardhje të dyshimta kancerogjene ishte goditja e fundit që të merrja vendimin përfundimtar që mos ti përdorja.
Çfarë faji më ka lëkura ime ta bombardoj me lloj lloj fëlliqësire ndërkoh e shkreta do vetëm të pij pak ujë e të marri pak ajër nëpërmjet poreve të saj.
Kush jam unë që t’ja bëj trupit tim një krim të tillë.
Nëse nuk të pëlqen vetja në pasqyrë e ke problemin në kokë, nuk të bën gjë as makjazhi, as buzkuqi dhe as aroma nuk ta fsheh erën që kundërrmon nga konsumi i ushqimeve të llojit plera.
Ne jemi çfarë konsumojmë!
Me pak fjalë unë e dua aq shumë veten që ja kam ndaluar trurit ti fusi trupit tim për të konsumuar çfarëdo lloj plere që mund të qarkulloj me amballazhim tërheqës.
Dashuria për veten më ndalon të jem konsumuese e keqe duke ja patur me hile trupit dhe brendisë time.
Megjithatë duhet të theksoj, pavarësisht dashurisë që kam për Gentën time të dashur nuk mund të abuzoj me këtë ndjenjë ashtu siç nuk mund të abuzoja me këtë ndjenjë me cilin do tjetër përballë meje.
Mundohem që ndjenjën për vete ta mbaj te mesi i artë, as të çmëndem pas vetes (narkiste, tralala pazar i korçës, fluturon gërsheti, fluturon) as nuk e urrej veten deri në vdekje (pakënaqësira, vetbesim e vetvlerësim të ulët, shenja vetvrasjeje e të tjera).
Me hir e me pahir e kam pranuar veten time siç është e shyqyr që thoni ju, jam shkëlqyer me brendinë time, se as erë e keqe s’vi e të kem nevoj ta fsheh me parfume e aroma e as e shëmtuar s’më duket vetja dhe jam çliruar nga ankthi e stresi i kotësisë së të bukurës artificiale.
Prandaj që thoni ju, doja të dilja te konkluzioni kryesor, lum pituku që më ka se nuk i kushtoj fare nga ky aspekt jemi si dy meshkuj në lidhje.
Duhet të jem korrekte me të dhe unë lum që e gjeta ashtu siç është, që s’kam nevoj ti futem me normë riparimeve e të lë kokrrën e namit!
Të dy kemi marrdhënie shumë të mira me vetveten, ashtu si ai është në harmoni me femëroren brenda tij ashtu jam edhe unë me pjesën time mashkullore.
Lavdi universit që jemi në balancë me të kundërtat tona se do linim kokrrën e namit.
Me siguri do thoni pse ç’mund të ndodhte, por ja unë të kërkoja të bëhesha mashkull me operacion dhe pituku femër.
Rezultat më të shpifur nuk do kishte, unë mashkull 1pa5 me duar përpjetë nuk ka shpëtim, pituku si femër 1.85 me nr këmbe 44 në vend të këpucëve të përdorte valixhe.
Më mirë kështu siç jemi se përndryshe do linim kokrrën e namit. Mos qeshni e kam seriozisht, shpëtuat ju nga kjo pamje, shpëtuam edhe ne. Prandaj gjë e madhe harmonia e brendshme, përndryshe të lë shëndenë mëndja e shkretë, kokërr gruri ta ha zogu e bëhet hataja.
Prandaj rrini mirë, hani pini gjëra natyrale e lërini të përpunuarat sepse vetëm dëm ju bëjnë trurit edhe trupit.
Merreni lehtë çdo ditë hap pas hapi që mos t’ju rëndoj koka mbi supe.
Pjesa e dytë!
Të ka tërbuar bukuria! Ndërkoh që, mendoja se, isha ‘e shëmtuar’!
21 GUSHT 2016
Sapo ndodhi! Pa fjalë e pa koment!
Kam dalë buzë detit vetëm si gjithmonë, duke lexuar, sytë në celular dhe mbuluar me kapele. Nuk mjaftoi kjo, por një tip më afrohet, ndërkoh që, jam në botën time virtuale duke shkruar dhe më thotë;
– do shoqëri?
I kthehem e nervozuar;
– Zhduku mos më bëj të marr policinë. Për çudinë e madhe thash se iku, shpëtova e u ktheva me kurriz. Kaloi në anën tjetër e më thotë;
– s’ke faj të ka tërbuar bukuria!
Kulmi, u bëra kaq dhe s’më kishte akuzuar e thënë njeri një shprehje të tillë për bukurinë. Në vite më kanë akuzuar, nga mami, miq, të njohur, armiq, kundërshtarë, familjarë e shokë;
– s’ke faj të kanë tërbuar librat.
Kaq kohë s’e mbaja veten për të bukur, por as e shëmtuar s’jam! Pituk, ky ose kishte problem nga mëndja e nga sytë, ose unë vërtet s’jam edhe kaq e shëmtuar!! Pas këtij incidenti duhet të ngre padi kundër të gjithë rrethit tim familjaroshoqëror që më ka stigmatizuar jetën dhe shpirtin tim të brishtë prej shpine iriqi me fjalët dhe shprehjet e tyre. Megjithatë, tipi u largua e unë rash në qetësinë e vetmisë time nën zhurmën e dallgëve te gurët e plazhit nën dafinat e komplimentit të papritur.
Mund të jetë një imazh i 3 persona
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.