Koment argëtues për titujt e tre lajmeve të fundit;
1. Gruevski u largua për në Hungari nëpërmjet Shqipërisë dhe pikës kufitare të Hanit të Hotit.
2. I veshur dhe i maskuar si grua, mënyra si u arratis Gruevski.
3. Meta; ‘me largimin e tij Gruevski pranon fajësinë. Edhe mua më kanë ofruar strehim politik’.
O njerëz, o miq në lëmin virtual, jam në hall të madh. I them vetes, domethënë e urdhëroj, nuk do merresh me mbetjet septike radioaktive të kupolës së jashtëqitjes, por më kap bishti i syrit titujt e deklaratave mediatike dhe të ngacmojnë trurin për inat si me tyrjelë.
A mund të rrijë truri pa reaguar ndaj budallikut, injorancës, tendenciozëve dhe intelektuhalëve të parisë së Tiranës?!
Urtësia popullore thotë, ‘i mençuri ta mbyll gojën me argument, por budallai nuk tolerohet me lehtësira juridike dhe justifikime se gjoja nuk nxë’.
– Gruevski u strehua në Hungari nëpërmjet veriut të Shqipërisë, me ndërmjetës malazezët te miqtë e Zogut nga pasardhësit e politikës së kryetradhtarit të kombit në trekëndëshin Tiranë/Shkup/Prishtinë. Qesharake deri në therrje. Historia përsëritet, nuk qaj dot, por më vjen të qesh e të zgërdhihem me lot.
Hungaria e Geraldinës së Zogut sërish në ndihmë ndaj mbetjeve/tradhtarëve të kombit shqiptar. Një koinçidencë sesi bashkohen të gjithë fundërrinat me emërues të përbashkët kundër interesave të faktorit shqiptar në një kazan.
Likja e pagëzoi motrën e Geraldinës me pashaportë shqiptare disa orë para zbythjes së Gruevskit për në Hungari.
Unë pyes veten si mund të ta fusi jeta dy herë në të njëjtën mënyrë? Matematikisht, statistikisht, shkencërisht është tregues se je trap me patentë natyrore dhe nuk nxë nga eksperienca dhe gabimet jetësore. Zogut pas afro një shekulli mund ti ‘njoh lehtësira’ juridike antropologjike duke marrë parasysh që, ishin injorantë me diplloma në atë kohë pa shkolla. Zogu iku deri te Faruku në Egjipt, por ju ku do e mbani frymën o të uruar, se tani gjërat kanë ndryshuar ashtu si gjeostrategjitë, pozicionimet sipas interesave të shteteve nëpër botë në shahun e arenës ndërkombëtare. Ku ju shpien mushkat, ato kokat tuaja bosh, koshere të mbushura me bajga e mut. Jeni në terezi apo doni të na vrisni qelizat kancerogjene me karagjozlliqet tuaja, meqse mjekësia të varros si shërbim funeral me buxhet shtetëror. Budalliku juaj më habit çdo herë e dita ditës. Qofshit ju që jeni, siç jeni se, nuk ka servis makinash që ju merr përsipër.
– U largua i veshur si femër, – ky lajm ç’është tani?
Me siguri të zotët e punës ju thonë, – edhe ndryshim gjinie të bëni me operacion nuk shpëtoni pa jua lëruar fenë të gjithëve pa përjashtim.
Nënteksti i dytë është, akoma dhe sikur të ktheheni andej nga ku dolët nga sëmat tuaja, nuk shpëtoni nga ndëshkimi dhe drejtësia për krimet ndaj popujve tuaj.
– Lajmi i tretë ishte qershia mbi tortë. Likja i ekzaltuar për të treguar se, është superior ndaj kolegut të tij që kërkohet nga ligji me urdhër ndërkombëtar i shqyhet goja dhe nuk përmbahet nga gëzimi që nuk iku me azil politik së bashku me milionat shqiptarë që kanë ikur në këto vite dhjerokracie. Ironia e fatit, dëbuan popullin me azil politik nëpër botë, erdhi dita u kthye rrota kërkojnë të largohen nga sytë këmbët si disident të kujt, për çfarë??
Këta na dolën disident komunist në kohët e kolerës dhjerokrate. Nuk i kap truri këto punët e azilit politik ndërkoh që, janë po të njëjtët kriminelë të të njëjtit sistem që i përndjek ligji i tyre e jo ligji i proletariatit. Këta janë të habitshëm për mashtrimet, manipulimet dhe çoroditjet mediatike që, e kanë hardallosur popullin e thjeshtë nën shtëllungat e lazaratit. Megjithatë Likja ynë është më shkëmb prej balte se Gruevski që ja mbathi nga frika. Ky yni na ngeli këtu si bar i lig, nuk shkulet për qamet pavarësisht se, e ndihmoi mikun e tij sllav prapa kuintave dhe kanaleve dipllomatike duke njollosur dhe shpërdoruar institucionin më të lart kombëtar në dëm të shqiptarizmit. Deklaratat e likes të këtij lloji janë si ajo puna e maces që, mundohet ta mbuloj të sajën e mos të vetkallëzohet. Në përpjekje për të njollosur Gruevskin, u mundua të shfaqësoj veten e të vetshpallet hero që s’u largohet vështirësive dhe sfidave. Por, mënyra sesi e formuloi ishte një pranim direkt dhe indirekt ndaj vetes dhe problemeve që ka me drejtësinë shqiptare.
Kush i paska ofruar strehim politik dhe përse të pastrehut mjeran?
Nëse ja kanë ofruar e ky s’e ka pranuar kjo tregon se ata që ja kanë ofruar kanë kuptuar se ky leshkoja ynë është në rrezik, por ky ose nuk e ka kuptuar, ose ka shumë besim se do e kaloj lumin sërish siç ka bërë në këto 27 vite krimesh.
Si mund të të ofroj diçka dikush pa ja kërkuar?
Me çfarë të drejte ja kanë ofruar, ndaj kujt ja kanë ofruar, ndaj likes burrit të pabrekses, likes si kryetar të leshelisë, likes si deputet apo likes si president?
Në bazë të kohës që është bërë oferta i bashkangjitet edhe pesha e përgjegjsisë dhe krimit që ka kryer duke shkelur përkatësisht rolin e tij përfaqësues sipas periudhës.
Deklarata të çuditshme nga individë të hatashëm. Kjo është një arsye që nuk mund të rrish pa reaguar se është ofendim ndaj llogjikës, por edhe përbuzje ndaj atyre që s’dinë, por nuk mohojnë të mësojnë pavarësisht manipulimit, injorancës, analfabetizmit që janë të zhytur nga propaganda e pushtetit nëpërmjet medias së përmjerë.
Sinqerisht u zbavita dhe u argëtova, pavarësisht se, shkela urdhrin e vetes nga vetja, por kur është për çështje parimore këto shkelje janë të pranueshme e të rekomandushme. Argëtohuni o njerëz se tjetër gjë s’na ka ngelur të bëjmë. Të paktën të dëshifrojmë lajmet meqse nuk jemi krijuesit e tyre.