E ardhmja e PD-së vetëm Unë!
Propozim pollitikostrategjik saliut!
Për Zotin e plotfuqishëm, sipas llogjikës berishjane, saliu duhet të ma lëri Mua lidershipin e PD-së si pasardhëse e Ppsh-së me testament të firmosur, vulosur nga fuqitë e mëdha (shba/rusi/angli) si në ’45ën.
Shpëtimi i pd-së dhe pllurralizmit, vetëm nga Unë me bekimet e salës!
Si më poshtë argumentimi shkencor.
– Unë e saliu “vijmë” nga e njëjta parti, një fjalë goje kjo vijmë, por rrugë të ndryshme me kufoma e trilon dollarë në sirtarët e krimit pollitikoshqiptar.
Ai si sekretar partie të PPSh-së, ndërsa unë si kandidate e PKSh-së në kohë antishqiptare e dalë si e jashtëligjshme nga fashizmi berishjan.
– Unë s’kam dosje spiuni, se isha 7 vjeç kur vdiq Xhaxhi dhe 14 kur ja shk@rdhyen Shqipërisë në 90ën nga gjaku i kopilave araboturkosllavogrekolatinë nën stemën e plluralizmit.
– Unë jam mbesë e xhandarit të Zogut e të parëve të mi republikanë.
– Stërmbesë Hoxhe!
– Mbesë e shefes së kuadrit.
– Vajza e kryetares së frontit në lagje.
– Komunistët e pas 2014ës nuk më pranojnë më quajnë imperialiste, pala e saliut nuk më duan se jam imperialiste më shumë se ata revizionistët e moskës në pd, ps, lesheli shpk kështu që, për hir të Shqiptarizmit do sakrifikohem. Mjafton berishizmi kaput!
Pikërisht për këto arsye mendoj se, më takon me ligj, me kuran, me hir e me pahir posti i së madhërishmes kryetarllikut/lidershipit të Pd-së meqë është në ditët e fakirit.
Këtë post e meritoj më shumë se çdo kush nga 11 milion shqipfolsat.
Apo nuk jam edhe kokë e këmbë blu ëë?? Akoma edhe maska kundër karinës bllu!
Kafen (në foto) duke e pirë përballë shpisë së Terezës në Shkup nën bekimet e saj fetaropollitike të kapitalit botëror në Vatikan’t.
Rastësi e habitshme, kur unë veproj në mënyrë të pavetëdijshme, universi komplloton në favorin tim gjak bllu!
Me argumenta të forta!
Nuk mund të më kundërshtoni. Mendojeni! Oferta zhvlerësohet çdo sekond që kalon në tregun e lirë. Koha ikën tik tak tak tuk tik.
Ps. Përtej diferencave tona u heq kapellon amerikonve se tre dekada na e kanë lëruar palcën. Na kanë vënë të therremi mes nj tj t’u tregojmë se kush është më amerikon se bushobamtrampbideja!