15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Gentjan Hasanas

Ai,

i dërgonte pika-gram në xham.

Ajo,

shënimet e vjeshtës, ia linte mbi trotuar.

Ditëve të verdha të tetorit,
mes pemëtores,
i pashë vetë me sytë e mi.
Ftonjtë e gjinjëve,
ia mbulonte me flokët e lagur.
Kopsat, si gjethe zbërtheheshin një e nga një.
Ajo,
diçka i thoshte nëpër buzë.
Ai,
e puthte sërish e sërish.

S’më kish folur kurrë

për këtë tradhëti.

Megjithëse është e martuar, ka një vajzë,

kish bërë më shumë se njëherë

me shiun dashuri.

“”””””””””””””””””””

_TETOR_
Hëna plot 15, e 60 yje
Unë s’mund të jem më i qetë.
Në fundin e këtij trotuari bronxi
duhet të shfaqet ajo.

Në; 12 pemë e 45 gjethe

fiks, orën e premtuar!

“””””””””””””””””””””””

Hëna s’është më drapër,
kallinjtë tanë
i hëngrën harabelat e marrëzisë.
E sheh?
Rojtari i hyjnive
ka bërë sopatë hënën.

Se atje poshtë

djajtë ushqehen, copa-copa

mishin tënd, mishin tim.

“””””””””””””””””””””””””

NJE DITE
Në të 80-at, mësova se ti jeton.
Kështu, prej këtij gëzimi
pleqëria rrotullohej gurë zari mbi tavëll.
Llumi i kafes
binte të flinte në shtratin e vet,
por unë s’jam i qetë.
74, fillova te udhëtoj me taksi
64, gjysmën e rrugës më këmbë
54, m’u kujtua biçikleta,
44, vizatoja hëna të plota,
mësova lagjen dhe banesën ku ti jeton.
Duhet të mos bëj shumë zhurmë
24, të prish martesën time
pa mbërritur sazet dhe dasmorët.
I qetë, kam për të trokitur në derën tënde,
udhëtari, ruan në trastën e vet, një copëz jete
Ne, mund të jetojmë të lumtur!
Të bëjmë dashuri dhe sex
deri sa të bëhemi nga 14 vjeç.
Pastaj, unë do iki të bëj 8-vjeçaren
në fshatin ku kam lerë.
(ti ndoshta në Korçë)
Do gjej dhe mësuesen time të parë.
Për Vitin e Ri,
do ngjisim pambuk pas xhamave dhe bredh jeshil.
Po ti?
Nëna, m’i heq këpucët dhe çorapet,
më ngjit kërthizën dhe pushoj së qari.

Do duhemi

edhe kur të jemi fare të vegjël?!

Sa një pëllëmbë,

Sa një bërthamë kumbulle,

Sa një kokërr gruri,

Sa një grimcë e padukshme,

Mbaj mend, shumë duheshim edhe kur s’ishim.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.