7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Gerta Bandilli Becka

Unë koleksionin vargje

Dhe gjethe vjeshte…

I vendos në faqe librash

Me histori dashurie

Që të gjej në to shpirtin e dhimbjes qiellore.

Në herbariume kujtimesh

I vendos me radhë

Vargjet

Gjethet

Vjeshtën

Ty

Dashurinë

Dhe përsëri vjeshtën…

“””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i pemë dhe natyra

POEZIA E FUNDJAVËS

U bë kohë që nuk jemi parë
Dhe u harruam
Ti harrove se mua më pëlqente bluja
Dhe unë harrova se ti pikturoje qiellin
Unë harrova se zogjtë shtegtojnë kur vjen vjeshta
Dhe ti harrove të pikturoje vjeshtën.
U bë kohë që nuk jemi parë
Dhe u harruam
Ti harrove ngjyrën time të flokëve
Dhe unë ngjyrën tënde të syve
Unë harrova që ti mbrëmjeve sodisje yjet
Dhe ti harrove që mëngjeseve
Unë prisja diellin.
U bë kohë që nuk jemi parë
Dhe u harruam…

Ironia e kohës për njerëzit e harresës

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.