20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Gerta Bandilli Becka

-Tani në verë ishulli yt qenka një mrekulli drite. Këto trumza të egra më bëjnë dhe mua kaq rebele…

– Ishulli im është gjithmonë i bukur!

– Edhe në dimër?!

– Epo, këtu zogjtë nuk shtegtojnë kurrë.

-E thua sikur i njeh të gjithë zogjtë…

– Ata më kanë ndihmuar të njoh veten në raport me natyrën. Njësoj si dashuria. Në një raport dashurie ne nuk njohim tjetrin, por vetëm në raport me tjetrin…Dhe tjetri në dashuri të kthen tek vetja…

“Asaj nuk i kujtohej asgjë”

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Kur ti mungon

Unë sepse bëhem pyetja

Më e vështirë e ditës

Shpjegim i ngatërruar

Me fjalë që të moshuarit

I përdorën për këshilla

Në Torahun e shenjtë.

Bëj sikur fle…

Pastaj bëj sikur lexoj

Librin e udhëtimeve…

Bëj sikur shoh ëndrra,

Po ëndrrën e ke marrë

Ti me vete…

Bëj sikur bëhem vjeshtë

E që t’ i jap kuptim

Bëj sikur jam shi

Që nuk di pse

Në vend të stuhisë

Zgjedh të bie butësisht

Mbi gjethe, mbi mall

Mbi vargje, veç të bie

Pambarimisht…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.