13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Gerta Bandilli Becka

Ne

Ne, ishim të bukur!

Po, po të bukur si kaltërsia

që pikonte prej qiellit,

kishim ëndrra,

kishim zemër,

dashuronim ashtu rrëmbyeshëm,

putheshim në cepa të fshehur,

që t’ju zgjonim kureshtjen të tjerëve,

luanim ndonjë lojë bastesh

dhe gëzoheshim kur humbisnim

se paguanim pijet e deheshim

që pastaj të këndonim.

Po ishim të bukur!

Dalëngadalë u shëmtuam.

Filluam të kemi zili,

të mos shohim më yje,

të mos kryqëzojmë më vështrime,

gjetëm një formulë për të qenë rehat,

një të tipit ” Ç’ më duhet mua!”

U veshëm firmato,

luksit i shtuam edhe indiferencën,

lëndinat i përdorëm sfond

për fotografi përshtypjesh,

harruam si është të shohësh në sy,

nuk na kujtohej më si jetohet liria.

Pastaj një ditë kur pamë veten

në pasqyrë, ishim të shëmtuar.

Po, po të shëmtuar!

“”””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kjo skulpturë ka për autore një grua,Clamille Claudel, e cila jetoi në një periudhë kur gratë nuk mund të studionin, të paktën jo në Akademinë e Arteve. Për Camille u bë një përjashtim, pasi ajo kishte një talent të jashtëzakonshëm si skulptore. Megjithatë nuk pati fat. Si e dashura e Auguste Rodin, shumë punime të tij do të bëheshin nga katër duar, por kjo asnjë herë nuk do pranohej në publik. Madje po kaq në hije do ishte dhe jeta e saj private, pasi të dashurin e saj do ta ndante me një tjetër grua që kishte një djalë me të. Shoqëria nuk e pranonte një grua të tillë, turpi njerëzor e mbylli në çmendinë nga ku nuk do të dilte më kurrë. Një pyetje do ta bënte në shpirtin e saj gjithë jetën, një pyetje që dhe sot ka të njëjtën forcë; – Çfarë e nxit kaq shumë egërsinë njerëzore???

P.s. Sot njihet si skulptore e të gjitha veprave të artit që ajo na ka lënë trashëgim, madje dhe bashkëpunimet me Rodin.

“”””””””””””””””””””””””””””””””

Poezia e fundjavës
Në një ditë si kjo
askush nuk vdes…
Agimi i kthjellët
premtoi grohtësinë e diellit
në një kaltërsi verbuese
dashurie…
Dikush po ujitte zambakë
të kaltër…
Retë u larguan
në kërcime balerinash
të ndjekura
nga kapricio poetike
të Gabriel Mistral…
Një vajzë me sy të ëndërt
pikturonte detin
Tingujt ishin kaq të paqtë
në perëndim
sa nuk besohej të kishte natë
po vetëm dashuri…
Në një ditë si kjo
askush nuk vdes…

E nëse ndodh, më besoni,

është vdekja që humbet…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.