Ikja e jote nga kjo botë aq shpejtë dhe aq e pa pritur, na ka pikëlluar edhe neve miqëve të tu.

Me dhimbje të thellë pranuam lajmin se na iku nga kjo botë prof. Besnik Krasniqi, nje profesor i mrekullueshëm, një patriot dhe atdhetar që arsimit shqip i dha shume edhe në kohët më të vështira të aparteidit ne Kosovë. Një veprimtar i pa lodhur i çeshtjes kombëtare dhe nje atdhetar i perkushtuar ne ndertimin e shtetit te Kosovës. Kam pasur fatin te njihem ne te gjitha kohet e veprimtaris se tije dhe ka shum çka të thuhet, por sot sikur na mungojne fjalet dhe ato kan ikur dhimbjes. Do ta kujtojme si mik, profesor, veprimtar, dhe poet (qe pata nderin ti botoi edhe poezi në METAFORA). Ndaj do e kujtoj me shum mall e dashuri, duke kujtuar ne emrin tim dhe të Metaforës.
I shprehim ngushellime familjes Krasniqi dhe gjith atyre që ndjejnë këtë dhimbje.

U preht në paqe shpirti i ytë..
I përjetshëm kujtimi pë ty prof. Besnik Krasniqi.
Lamtumirë miku imë i çmuar, Besnik…!