Malesis nga dje i mungon Muharrem R. Krasniqi. Ai na iku herët nga kjo botë. U lind më 7 shtator 1961 në Malësi të Vërrinit (Lybeqevë). Shkollimin fillor dhe të mesmen e mbaroi në Prizren. Qysh herët u vu në shërbim të çështjes kombëtare dhe lëvizjeve ilegale të kohës. Ndër vite ka dhënë kontribut të madh në ngritjen dhe vetedijen kombetare në keto anë. Ka qene anetar i rregullut i shoqeris kulturo artistike; “Malësorët”, nga Malësia. Ka marr pjese aktive në demostrata kunder pushtuesit serb. Me kohën emigroi në Zvicër ku dha kontribut atdhetar edhe atje. Gjithmone pjese aktive e demostratave kunder roberis serbe, neper shum qytete e kryeqytete te shteteve evropjane. Pjestar dhe anetar i SHKA” Bajram Curri”, ne Buchs te Zvicres. Ka qene instrumentalist i mire dhe interpretues i çiftelise dhe sharkise. Lufta e gjeti në Kosovë dhe shum shpejte u bë pjese aktive si ushtarë i UÇK-së. Pasluftës ishte Vereran i Luftës dhe ka dhene kontribut aktive në të mirën e fshatit dhe njerzve në nevojë.
Ai ka njohur edhe pjese nga etnosi kulturore i zonës, dhe si tregimtar figuron edhe neper librat e etnosit per Vrrinin.
Malesia sot e kujton per nje burre me vyrtyte te larta njerzore dhe me karakter shum te forte kombetar e atdhetar. Si bashkeveprimtare, krahas dhimbjes qe ndjejme, ndjejme edhe krenari per bashkeveprimtarine dhe kontributin e perbashket ne te mire te shoqeris se gjere, kombit e atdheut.
Ngushellime familjes, miqeve dhe gjithe atyre qe e ndjejne kete dhimbje.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ty Muharrem Krasniqi,
shpirti te paste drite e te pushofte ne parajsë!
Lamtumirë Muharrem Krasniqi…!