16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Gezim Deda

QYTETI BOSHATISUR
Kjo natë e errët, me drita të shuara
Në lagjen timë, qetësia ka rënë
Rrugicat e qytetit, të boshatisura
Nga vajten dhe u’ zhdukën, gjithë këta njerëz
Dikur kIshte banorë, e kishtë gjallërim
Dëgjoheshin zëra fëmijësh, që loznin lartë e poshtë
Sot i madh dhe i voge, kanë ikur të gjithë
Ska ngelur njeri, të qash një hall a’ dert
Vetminë se durojë, e dola për një shëtitje
Në mendje me erdhën, vëndet ku kam shkelur
Pa pritur u gjenda, përballë një lulishte
Dikur plotë me njerëz, sot e boshatisur
Nisa të shpejtoj hapat, rrugicave vërdallë
Shikoj majtas djathtas, mos takoj njeri
Qyteti im i bukur, sot si një gërmadhë
Lokale dhe vitrina, të kyçura më dry
Nisa të vrapoj, nën ndriçimin e hënës
Rrugeve dhe kryqëzimeve, që stë qojne askund
Hapat më rikthejnë pas, të shkuarën kujtojë
Në shpirt e vuaj çdo ditë, dhë shumë më ka munduar….
Gezim Deda
“””””””””””””””

KUSHTUAR BABAIT TIM
Sa me mungon babi im
Qe pranë meje më s’te kam
Me vjen në mëndjen çdo kujtim
Për çdo kujtesë shpirti qan
Kaluan muaj edhe vite
Dhe nga kjo botë u largove
Shpeshherë thëm perse ike?
Përse shpirtin ma lendove?
Çdo ditë malli me mundon
E shpirti prehet në merzi
Kur zëri jot më tingullon
Shpirti qan si fëmi
Thënien tënde se kam harruar
Pa dyshim e kujtoj dhe sot
Kur bashkë të dy u përqafuam
Me the burri nuk qan me lotë
Gjithmonë endësh midis kujtimesh
E me shumë për ty ndjej mall
Në zemrën time gjithmonë ndihesh
Dhe pse ty s’të kam pranë
Na ka përçarë ky kurbeti
Na ka përçarë përsëgjalli
Si zogj shtegëtar na ndau mes veti
Largë u tretën bijtë nga halli
I përmalluar prisje tek porta
Oh po vijnë femit e mi
Me ato buzëqeshje aq të ngrohta
Na përqafoje me nostagji
Kur’ na mblidhje të gjithë sëbashku
Sa krenar që ndiheshe ti
Sikur botën ta kishin falur
Nuk doje tjetër përveç fëmit
Kur’ merrnim rrugën e kurbetit
Ti gjithnjë na porositë
Kujdes bëni ruani vetin
Se në kurbet ka dhe ngushticë
Por kto fjalë nuk zgjatën shumë
Se një sëmundja po të luftonte
Me erdhi lajmi në telefon
Gjendja fizike po të rëndonte
Të gjithë erdhëm menjëherë
Por ti nuk ishe më tek dera
Dy herë therrita baba ku je
Në krevat të shtrirë të gjeta
Kur’na pe sa u gëzove
Nga dhimbja dhembet i shtrengoje
Në këmbë u ngritë nuk u dorëzove
Për nje çast sëmundjen mposhtë
Në çastet e fundit një fjalë fole
Ma beni hallall o bijtë e mi
I mbylle sytë u largove
Duke na thënë lamtumirë
Atë ditë se kam harruar
Mes lotësh sot po e kujtoj
Plot nëntë vite sot kan kaluar
Në zemrat tona ti rron gjithmonë
G Deda;
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.