14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Gëzim Mekuli

Propaganda dhe gënjeshtra, municioni i fundit i mediave dhe i “analistëve” të Thaçit

“Kritika”, propaganda dhe “debati” që po ndodhë sot është e qëllimshme, e menduar “mirë” dhe, gjithsesi, ka një strategji të kontrolluar nga mediat propaganduese, të orkestruara nga mbeturinat e ish-pushtetit.

Ky “debat”, ndër tjerash, ka edhe elemente të luftës speciale dhe të fushës së propagandës, e që në teorinë e shkencave të mediave dhe të komunikimit njihet edhe me emrin “spin doctors”, shprehje kjo e përdorur për herë të parë ne gazetën “The New York Times” në vitin 1984.

“Spin doktors” janë mjeshtër të komunikimit që kanë për detyrë kontrollimin e komunikimit dhe të debatit publik. Këta janë specialistë që e planifikojnë dhe e shtyjnë debatin dhe porosinë aty ku këta duan dhe e dëshirojnë.

Duke u nisur nga kjo teori mund të argumentoj se, “debati”, shpifjet dhe inatet e shprehura për kapitullimin e epokës së Thaçit, është i mbështjellë me cilësitë e “spin doktorëve”, pra të një lufte speciale e propagandistike.

Populli është pa siguri sociale, pa punë, pa sigurime shëndetësore e pa arsimim. Territori i Kosovës është në rrezik. Coronavirusi, kjo sëmundje e vdekjeprurëse, po shpërndahet në fshehtësi

Situata e ngutshme retorike po na alarmon që të kundërshtojmë e të mos pajtohemi me gënjeshtrat e mediave të ish-pushtetit.

Largimi i vëmendjes së popullit nga dështimet, hajnitë, nga pazaret serbe të Thaçit me tokën e Kosovës, dhe nga tragjedia që po na instalohet nga këto “bisedime”, dhe orientimi i opinionit për të dëmtuar, e për të zbehur, suksesin e Qeverisë Kurti, nuk është asgjë tjetër pos një strategji e specialistëve të mediave dhe komunikimit (kupto këtu specialistë serbë dhe gazetarët e paguar nga këto struktura) për të “shitur” dhe për t`i dhënë debatit kahje ku këta e dëshirojnë: tek kinse “Antiamerikanizmi”, “Stalinizmi”, “Komunizmi”,” Majtizmi”, e shumë “izma” tjerë!

Zhvendosjen e opinionit publik nga problemet e vërteta që qgzistojnë, tek ato “probleme” që nuk egzistojnë fare, nuk ju beson askush, bilse as gratë e as burrat e atyre që i lancojnë këto gënjeshtra.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.