POETI EDMOND SHALLVARI
SOT NË DITËLINDJEN E VET:
KA 30 VJET QË PUNON E JETON
NË EMIGRACION
DHE ENDE NUK KA TAKUAR
NJË NJERI TË FLASË PËR LETËRSINË.
TË GJITHË: VETËM PËR PARATË,
POLITIKËN DHE GRATË.
MEGJITHATË NË KËTË BOTË
TË MJERË E KA GJETUR RRUGËN
E VETPAVARSISË PËRMES KRIJIMIT
DHE POEZISË,
DUKE JETUAR, NË NJË FERR TË VËRTETË,
I CILI ËSHTË PËRKUSHTIMI NDAJ SAJ
DHE KËTË GJITHKUSH QË E NJEH,
E KUPTON PËRMES VEPRËS SË TIJ,
E CILA SOT KA VETËM NJË ÇMIM:
MIRËNJOHJE!
EDHE 100 EDMOND SHALLVARI!
JE NË QENDËR TË GJËRAVE,
QË NA NDODHIN…
BINJAK ME YJET.

Dua të numuroj 65 yje
Nuk di kë të zgjedh të parin
Me moshën time një vjeçare
Kur përpiqesha të hedh hapin
Hapin e ecjes së parë
Me yllin një vjeçar në qiell
Të gjithë më duken të ngjashëm
Me moshën 65 vjet
Kur ylli im një vjeçar
Është shuar 65 vite më parë
Dhe prapë ndriçon si kristal
Sikur të jetë lindur këtë natë
Po ylli i vitit të dytë
I vitit të tretë, të katërt?
Oh, ç’po më shkëndijojnë sytë
Gjithë yjet e afërt, të largët
Dhe ndjej veten time mes tyre
Një yll pafundësisë së universit
Sa bukur të jesh binjak me yjet
Dhe yjet binjakë me njerëzit
@Edmond Shallvari