Hava Kurti Krasniqi

Sot ka ditlindjen,Gazeta “NJI DRITARE E RE” I URON.

Një bujk jetonte me djalin e tij në një bjeshkë.
Ata kishin vetëm një kal të bardhë.
Mjaftonte për të punuar tokën.
Një ditë humbi kali pa gjurmë.
Erdhën fshatarët dhe e ngushëlluan: ah sa fatkeqësi, ah sa fatkeqësi !
⁃ Nuk i dihet ,tha plaku,nuk i dihet !
Pas një jave u kthye kali me dy kuaj të tjerë të mrekullueshëm.
Vrapuan fshatarët duke thënë: ah çfarë fati,
çfarë fati !
⁃ Nuk i dihet, tha plaku,nuk i dihet !
⁃ Një muaj më vonë njëri nga kuajt e ardhur ia theu këmbën djalit,gjatë kalërimit
Vrapuan fshatarët duke thënë: ah sa fatkeqësi,ah sa fatkeqësi !
Nuk i dihet,tha plaku,nuk i dihet !
Dy muaj më vonë krisi një luftė e madhe,
të gjithë djemt i morën në luftë,djalin e plakut jo,ai kishte këmbën e thyer.
(E përktheva nga gjermanishtja,autorin: nuk e di kush është)